• e hënë, 08 korrik 2024

Ministri Nikolovski në Sofje do të marrë pjesë në Samitin ndërkombëtar "Tranzicioni i Gjelbër - Evropa Qendrore dhe Lindore"

Ministri Nikolovski në Sofje do të marrë pjesë në Samitin ndërkombëtar

Shkup, 21 qershor 2023 (MIA) - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikolovski sot dhe nesër do të marrë pjesë në Samitin ndërkombëtar “Tranzicioni i Gjelbër – Evropa Qendrore dhe Lindore” që po mbahet në Sofje.

Siç njoftoi MBPEU, Nikollovski do të mbajë fjalim në panelin me temë për çmimet, ushqimin dhe sigurinë ushqimore.

Në kuadër të vizitës në Sofje, ministri Nikolovski do të ketë takim edhe me ministrin e Bujqësisë dhe Ushqimit të Bullgarisë, Kiril Vatev. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR