• e diel, 07 korrik 2024

Micotakis për një takim të mundshëm me Micotakisin në Uashington: Shpresoj se do të ruajmë dinjitetin dhe se do të flasim si partnerë dhe fqinjë të mirë

Micotakis për një takim të mundshëm me Micotakisin në Uashington: Shpresoj se do të ruajmë dinjitetin dhe se do të flasim si partnerë dhe fqinjë të mirë

Shkup, 5 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot deklaroi se nëse do të ketë takim me kryeministrin grek, Kirjakos Micotakis në samitin e ardhshëm të NATO-s në Uashington, shpreson se do ta ruajnë dinjitetin dhe do të bisedojnë si partnerë dhe si fqinjë të mirë.

"Shpresoj se do ta ruajmë dinjitetin dhe do të bisedojmë si partnerë dhe si fqinjë të mirë, nese ndodh një bisedë e tillë. Nëse nuk ndodh, shpresoj se së shpejti do të ndodh, theksoi Mickoski në lidhje Samitin e ardhshëm të NATO-s në Uashington dhe deklaratën e Mickoskit se pret që kryeministri i ri të përdorë emrin kushtetues të vendit edhe për përdorim të brendshëm edhe për të jashtëm dhe se çështjën specifike do ta ngritë edhe në Samitin e ardhshëm. 

Mickoski theksoi se qëndrimi i Qeverisë është që të ndërtohen marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët, por se marrëdhëniet janë rrugë të dyanshme.

"Qëndrimi ynë si Qeveri është se duam të kemi marrëdhënie të mira me fqinjët, që duam të ndërtojmë ura për bashkëpunim, se kjo për ne është rrugë e dyanshme. Mendoj se deri më tani ishin mësuar me rrugë njëkahëshe, por tani ne jemi politikanë dhe Qeveri e cila dëshiron të bëjë një rrugë dykahëshe për fqinjësi të mirë dhe kështu do të vazhdojmë të sillemi", deklaroi Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Qeveri  në ngjarjen në të cilën e paralajmëroi investimin e ri gjermano-belg. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR