• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Micotakis: Marrëveshja e Prespës dhe erga omnes emri Maqedonia e Veriut ishte parakushti themelor që vendi të hyjë në NATO

Micotakis: Marrëveshja e Prespës dhe erga omnes emri Maqedonia e Veriut ishte parakushti themelor që vendi të hyjë në NATO

Athinë, 6 qershor 2024 (MIA) - Marrëveshja e Prespës dhe emri Maqedonia e Veriut, erga omnes, për të gjithë, ishte parakushti themelor që Maqedonia e Veriut të hyjë në NATO, theksoi kryeministri grek Kirjakos Micotakis në intervistën për televizionin shtetëror "ERT", theksoi se pozita kryeministër është organ institucional, e jo individual, por edhe komentoi se bëhet fjalë për "dimension të panevojshëm që i komplikon marrëdhëniet mes dy shteteve", informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Micotakis sqaroi se pikërisht emri "ishte edhe arsyeja që vendi aq vite nuk hyri në NATO", ndërsa theksoi edhe se me kryeministrin e ri "duket se për herë të parë do të takohen në 75-vjetorin e formimit të Aleancës".

"Vlerësoj se është e pakuptimtë që Maqedonia e Veriut mund të vijë në pjesëmarrjen e saj të parë me udhëheqësinë e re dhe ta vendosë në pikëpyetje Marrëveshjen e Prespës lidhur me emrin", tha Micotakis.

Lidhur me qëndrimin e tij të shprehur dje se në Samitin e NATO-s, Mickoski mund të "gjendet në pozitë të pakëndshme", sqaroi se kjo do të ndodhë "nëse vazhdon ta thotë të njëjtën gjë që e thotë".

"Kur dikush zgjidhet kryeministër, nuk ekziston status individual të kryeministrit. Kryeministri është organ institucional. Ai flet duke përfaqësuar vendin e tij. Pra, nuk është e imagjinueshme që ai të thotë se ' personalisht identifikohem si maqedonas dhe do ta përdor këtë terminologji, por emri zyrtar i vendit tim është Maqedonia e Veriut'. Këto nuk janë çështje serioze. Pres deklaratat zyrtare të kryeministrit", tha Micotakis.

Për bllokadën eventuale të rrugës evropiane të vendit, kryeministri grek sqaroi se për të "nuk bëhet fjalë aq për veto, por për mirëkuptim nga Maqedonia e Veriut", me të cilën siç tha, edhe krahas rezervës së tyre për Marrëveshjen e Prespës për shkak të kombit maqedonas dhe gjuhës maqedonase, "arritëm të ndërtojmë dhe kemi marrëdhënie të mira dhe e mbështesim rrugën drejt Evropës".

"Nuk besoj se Maqedonia e Veriut mendon se mund të ndërmarrë hapa drejt Evropës duke hapur një front të ri, të panevojshëm me Greqinë. Mendoj se kjo që po them është e qartë dhe shpresoj se do të kuptohet me qartësi absolute në Shkup, sepse është me të vërtetë, do të thosha, një dimension i panevojshëm që i ndërlikon marrëdhëniet mes dy vendeve, gjë që realisht mendoj se nuk është e dobishme mbi të gjitha dhe mbi të gjitha për vetë qytetarët e Maqedonisë së Veriut", theksoi Micotakis.

Intervista e kryeministrit grek për "ERT" ishte nga Lorien, Francë, gjatë vizitës së tij në objektin e "Naval Group" dhe e xhiruar në fregatën "Kimon", të cilën Greqia pritet ta marrë vitin e ardhshëm.

Te fqinji jugor sot është dita e parafundit e fushatës parazgjedhore në prag të zgjedhjeve evropiane të dielën. fc/

Fotografia: Kabineti i kryeministrit grek

QËNDRONI TË LIDHUR