• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski: Shtatë vitet e fundit jemi dëshmitarë vetëm të skandaleve

Mickoski: Shtatë vitet e fundit jemi dëshmitarë vetëm të skandaleve

Shkup, 27 janar 2024 (MIA) - Me këtë pushtet në shtatë vitet e fundit kanë ndodhur çdo ditë skandale dhe është e nevojshme që njerëzit që udhëheqin vendin të dëshmojnë përkushtim personal dhe të jenë shembull që do t'i inkurajojë të gjithë, të bëjë diçka më shumë, deklaroi sot kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

"Sa herë që flas me përfaqësues ndërkombëtarë që janë të pranishëm në vend ose që vizitojnë selinë e partisë tonë, zakonisht më pyesin, po mirë, çfarë do të beni ju. Nuk ka asnjë recetë që duhet të bëj, nuk ka asnjë rast të tillë. Duhet të kemi një vullnet politik që duhet të jetë vendimtar pa asnjë kompromis, pa asnjë koncesion dhe lëshim. Dhe sjellja e kryetarëve të VMRO-DPMNE-së në dy vitet e fundit është shembull tipik se nuk jemi njësoj", tha Mickoski në konferencën në Shkup të organizuar nga Unioni Panevropian i Maqedonisë.

Ai ka theksuar se prej kur kryetarët e VMRO-DPMNE-së janë në krye të komunave, nuk ka pasur asnjë rast të korrupsionit apo krimit lidhur me ta.

Kreu i VMRO-DPMNE-së iu referua edhe BDI-së, parti partnere e koalicionit në pushtet së bashku me LSDM-në, e cila e promovon veten si proevropiane.

"Promotori më i madh i vlerave evropiane, BDI nuk është pjesë e asnjë familje politike evropiane. Ne jemi pjesë e Partisë Popullore Evropiane, disa janë pjesë e socialdemokratëve, liberalëve, të gjelbërve etj. Imagjinoni BDI-në, proevropianët nuk janë pjesë e asnjë organizate politike evropiane. Me siguri ndoshta do ta ndryshojnë këtë", tha Mickoski.

Ai iu referua lëshimeve që vendi ka bërë ndër vite në rrugën drejt Bashkimit Evropian. mb/

Foto: VMRO-DPMNE

 

QËNDRONI TË LIDHUR