• e enjte, 25 korrik 2024

Mickoski realizoi takim me kryetarin e Fondacionit "Marmara", Republika e Turqisë, Akan Suver

Mickoski realizoi takim me kryetarin e Fondacionit

 Shkup, 23 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski i shoqëruar nga një pjesë e ministrave është takuar me kryetarin e Fondacionit "Marmara", Republika e Turqisë, Akan Suver, me ekipin e tij, njofton pres shërbimi qeveritar.

Në takim, kryeministri Mickoski i falënderoi mysafirët për interesimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me vendin tonë, prezantoi mundësitë për investim në vendin tonë dhe mundësitë e shkëlqyera që ofron Qeveria në këtë fushë për investitorët e huaj potencialë. 

 Kryetari i Fondacionit, Suver, e përgëzoi kryeministrin Mickoski për fitoren dhe tha se kjo Qeveri ka një program të shkëlqyer ekonomik që është tërheqës për çdo investitor që dëshiron të investojë kapitalin e tij në vend.

 Kryetari i Fondacionit "Marmara" personalisht ia dorëzoi kryeministrit Mickoski ftesën për Samitin Ekonomik Global Euroaziatik të sivjetëm, i cili 30 vjet mbahet në Stamboll.

 Përmes këtij forumi, thonë nga Qeveria, ekonomia dhe kompanitë e Maqedonisë së Veriut   kanë një derë të hapur për bashkëpunim në të gjithë hapësirën euroaziatike. Është gjithashtu lidhja midis dy vendeve.

 Foto: Qeveria

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR