• e mërkurë, 03 korrik 2024

Mickoski: Për konsensus për çështjet me rëndësi kombëtare i shtrij dorën LSDM-së dhe të gjitha partive tjera politike

Mickoski: Për konsensus për çështjet me rëndësi kombëtare i shtrij dorën LSDM-së dhe të gjitha partive tjera politike

Shkup, 18 qershor 2024 (MIA) - Pasi të konsolidohen dhe të përfundojnë zhvillimet e brendshme, jam në dispozicion dhe u shtrij dorën që së bashku të ndërtojmë konsensus dhe qëndrime që janë me rëndësi kombëtare për atdheun tonë të përbashkët, tha lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan. Mickoski, duke sqaruar atë që tha për LSDM-në në fjalimin e tij në shënimin e djeshëm të ditëlindjes së partisë së tij.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në Kuvend, ku dorëzoi listën e propozimeve për anëtarët e qeverisë së re, Mickoski tha se ka qenë i edukuar “për të mos ua bërë njerëzve atë që nuk ka dashur t’ia bëjnë atij”.

"Thashë se nuk do të përzihem në punët e brendshme të kundërshtarit tonë politik, LSDM, sepse nuk dua t'ua bëj njerëzve atë që nuk dua që të ma bëjnë mua. Dhe, për fat të keq gjatë gjashtë vjet e gjysmë ka pasur skenarë të ndryshëm të motivuara nga kundërshtarët tanë politikë për të sjellë fundin e VMRO-DPMNE-së, derisa luftova së bashku me bashkëpunëtorët e mi për konsolidimin e partisë. Dhe padyshim që ia dolëm, sot VMRO-DPMNE është partia më e madhe politike", theksoi Mickoski.

Ai theksoi se kjo hapje për dialog dhe bashkëpunim vlen për të gjitha partitë politike, duke porositur që “të mos na ndodhin gabimet e së kaluarës, sepse kësisoj dobësohen pozitat e shtetit dhe njëkohësisht krijohet frustrim më i madh mes qytetarëve”.

"Si njeri dua të mësoj nga gabimet e së kaluarës dhe të njëjtat të mos i përsëris. Nuk them që jam i pagabueshëm, askush nuk është i pagabueshëm dhe secili ka dobësi dhe anët e mira, por ato t'i reduktojmë", tha mandatari dhe shtoi se në emër të kësaj dje në fjalimin për ditëlindjen e partisë tha se i shtrinë dorën LSDM-së pas konsolidimit të tyre për hir të bashkimit kombëtar.

QËNDRONI TË LIDHUR