Misajlovski në vizitë te pjesëtarët e batalionit të forcave speciale - Ujqit: Ju jeni frymëzuesit dhe heronjtë e kombit tonë
- Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovki dhe shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-nënkolonel Vasko Gjurçinovski, soti i vizituan pjesëmarrësit e batalionit të forcave speciale - Ujqit në kazermën "Ilinden" në Shkup.
Shkup, 3 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovki dhe shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-nënkolonel Vasko Gjurçinovski, soti i vizituan pjesëmarrësit e batalionit të forcave speciale - Ujqit në kazermën "Ilinden" në Shkup.
Gjatë vizitës, Misajlovski, siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, është njoftuar me historikun e njësitit, misionet dhe detyrat që i kryen, pjesëmarrjen në operacionet paqësore si dhe operacionet për mbrojtjen e krahut lindor të misionit të Aleancës eVA.
Ministri Misajlovsk në bisedë me pjesëtarët e njësisë, shprehu falënderim të sinqertë për shërbimin dhe përkushtimin e palëkundur të tyre.
"Ju jeni frymëzuesit dhe heronjtë e kombit tonë. Është nder dhe privilegji im të qëndroj para jush pjesëtarëve të njësisë më elitare të Ushtrisë. Paqeruajtësit tanë, personifikim i guximit dhe përkushtim në shërbimin të rëndësishëm për Armatën dhe për qytetarët", theksoi ministri Misajllovski dhe shtoi se do të bëjë gjithçka për këtë, por edhe njësitet e tjera të Armatës që të jenë në nivel edhe më të lartë të gatishmërisë dhe pajisjeve.
Gjatë vizitës, ministri Misajlovski u njoh me disa nga pajisjet e përdorura nga pjesëtarët e njësitit dhe vizitoi objektet e batalionit të Forcave Speciale. ls/
Foto: Ministria e Mbrojtjes