• e enjte, 26 dhjetor 2024

Takim i kryetarit të Kuvendit Gashi me ambasadorin australian, Emeri

Takim i kryetarit të Kuvendit Gashi me ambasadorin australian, Emeri

Shkup, 3 korrik 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot realizoi takim me Daniell Xhozef Emeri, ambasador i Australisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut me seli në Beograd, ku u bisedua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet të dy vendeve.

Pres shërbimi i Kuvendit njofton se në takimin u bisedua edhe për hapat e ndërmarra të vendit tonë në drejtim të realizimit të qëllimeve të saj strategjike, për të cilat në vazhdimësi kemi mbështetje nga vendet tona mike, përfshirë edhe Australinë.

"Kryetari Gashi theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Australia, megjithëse janë shumë të largëta në aspektin hapësinor, në fakt kultivojnë marrëdhënie shumë të ngushta dhe miqësore dhe ndajnë vlera të ngjashme, veçanërisht në aspektin e paqes dhe demokracisë botërore. U theksua se viti i ardhshëm shënon 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve bilaterale ndërmjet të dy vendeve. Kjo, siç u konkludua, paraqet nxitje shtesë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit edhe në fushën e ekonomisë dhe investimeve, veçanërisht duke pasur parasysh se një numër i madh i qytetarëve me origjinë nga vendi jetojnë dhe punojnë në Australi", informoi Kuvendi.

Bashkëbiseduesit e vlerësuan si pozitiv dhe produktiv komunikimin në nivel parlamentar dhe përmes grupeve parlamentare të bashkëpunimit, ndërsa në aspektin e bashkëpunimit multilateral u theksua veçanërisht partneriteti në kuadër të NATO-s dhe anëtarësimi në Kombet e Bashkuara. bsh/

Foto: Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut

QËNDRONI TË LIDHUR