• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mickoski nga Tetova: Është koha që BDI-ja të shkojë në pension dhe në opozitë

Mickoski nga Tetova: Është koha që BDI-ja të shkojë në pension dhe në opozitë

Tetovë, 9 maj 2023 (MIA) - Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka mbajtur fjalim në një tribunë në Tetovë me temë “Politikat sociale kundër emigrimit dhe varfërisë” që u organizua në kuadër të aksionit partiak “Kjo është Maqedonia për të gjithë”.

Mickoski e filloi fjalën e tij duke thënë se për Tetovën flitet në nivel kombëtar kur ka lajme nga kronika e zezë, siç është rasti kur është djegur spitali apo kur ka ndonjë incident dhe shpeshherë i jepet konotacion etnik.

"Një imazh i tillë u krijua nga njerëzit e njëjtë që përfitojnë nga incidente të tilla, të cilët si përsëritje e farkëtojnë këtë imazh dhe trembin njerëzit, ndëlrsa njerëzit jashtë kufizimeve të politikës, njerëzit e vërtetë të pangjeshur nga interesat politike pajtohen plotësisht me njëri-tjetrin, sepse gëzimet janë të njëjta, njësoj si vuajtjet e tyre që po bëhen më të mëdha çdo ditë. Krijuesve të tillë të imazhit të gabuar dua t'u them se Tetova nuk është një histori e zakonshme nga përditshmëria jonë, Tetova është udhëkryq, por edhe kështjellë e kulturës sonë. Sado që disa njerëz për interesat e tyre duan të paraqesin imazhin e gabuar të Tetovës, më duhet të them se banorët e Tetovës janë njerëz krenarë, njerëz nikoqirë dhe se shqetësimi im, zotimi im është i njëjtë për këtë qytet, për të gjitha vendet në Maqedoni", tha Mickoski.

Kreu i partisë opozitare iu referua 9 majit, ditës kur ndodhi përleshja në Lagjen e trimave dhe ku humbën jetën tetë pjesëtarë të forcave të sigurisë maqedonase, me ç'rast tha se kjo nuk është në favor as të shqiptarëve dhe as maqedonasve. mb/

Foto: VMRO-DPMNE

QËNDRONI TË LIDHUR