• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski: Jemi të gatshëm për bisedë, nuk është fqinjësi e mirë nëse njëra palë nënçmohet, ndërsa tjetra predikon

Mickoski: Jemi të gatshëm për bisedë, nuk është fqinjësi e mirë nëse njëra palë nënçmohet, ndërsa tjetra predikon

Shkup, 26 qershor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot shprehi gatishmëri të ulet në tryyezë me presidentin bullgar Rumen Radev dhe me liderin e GERB-it, Bojko Borisov, nëse sërish bëhet kryeministër, por thekson se gjetja e zgjidhjes  është rrugë dykahëshe dhe se ne nuk mund të jemi fqinj të mirë nëse nuk kemi respekt të ndërsjelltë. Nuk është fqinjësi e mirë, potencoi ai, nëse njëra palë është e nënçmuar, ndërsa tjetra predikon. Ky popull, tha Mickoski, "bëri shumë për të ardhmen evropiane dhe pret Evropa t'ia kthejë popullit dhe shtetit".

"Unë ndjej keqardhje që nga ana e fqinjit tonë lindor vijnë porosi të këtilla. Unë mendova se lloji i këtillë i porosive anakrone janë pjesë e mesjetës, por për fat të keq, ja në Evropën bashkëkohore, në shekullin 21 në Evropë megjithatë ekzistuakan politikanë të këtillë siç ju e cituat (Radev). Unë jam i gatshëm të ulem edhe krahas asaj dhe të bisedoj edhe me njërin edhe me tjetrin. Unë i dëshiroj zotëri Boprisovit ta formojë Qeverinë në Bullgari sepse ne vijmë nga Partia popullore evropiane dhe është logjike unë të dëshiroj që fqinji jonë lindor të ketë kryeminsitër i cili vjen nga e njejta familje. për atë nuk duhet të keni dilemë. Por gjithashtu porosia ime është se kanë kaluar ato kohë kur këtu tek ne kishte politikanë të cilët ishon servilë, të cilët përkulnin kurrizin, të cilët gjunjëzoheshin, nënshkruanin gjithçka që u vihej në tryezë. Nga ana tjetër në emër të flamurit evropian e vodhën popullin, e turpëruan dhe nënçmuan atdheun e vet", tha Mickoski.

Duhet, thotë kryeminsitri i Maqedonisë së Veriut, të mësohen me politikanë të cilët punojnë ditë e natë për të mirën dhe të ardhmen e qytetarëve dhe të shtetit dhe me "politikanë të cilët nuk kanë ndër mend të kërrusin kurrizin, nuk kanë ndër mend të nënshkruajnë dhe pranojnë gjithçka që u vihet në tryezë, por politikanë të cilët thjeshtë janët ë gatshëm të bisedojnë në bazë të argumenteve".

"Unë jam për atë të respektohen marrëveshjet, ajo është rrugë dykahëshe. Unë jam për atë të ndërtohen miqësi me fqinjët, fqinjët janë fakt dhe ne nuk mund t'i ikim atij fakti. Unë jam për atë të ndërtohen ura, por njëkohësisht edhe të respektohemi. Ne nuk mund të jemi fqinj të mirë nëse nuk kemi respekt të ndërsjelltë. Nuk është fqinjësi e mirë nëse njëra palë nënçmohet, ndërsa tjetra predikon. Kjo nuk është fqinjësi e mirë, ky është turp për njërën, ndërkaq që pala tjetër nuk e ka përmbushur qëllimin e vet", tha Mickoski.

Ai theksoi se disa herë ka thënë se ne si shtet që nga vitet e 40-ta të shekullit të kaluar njohim pakica, mes të cilave edhe atë bullgare, dhe se është fakt se nuk e kontestojmë të drejtën e bashkëqytetarëve tanë të cilët ndjehen si të tillë, por gjithashtu foli edhe për asimilimin gradual të pakicës maqedonase në Bullgari dhe për aktvendimet e Gjykatës evropiane për të drejta të njeriut.

Kemi fakt të pakontestueshëm, potencoi ai, përmes aktvendimit të Gjykatës për të drejta të njeriut në Strasburg që është konfirmim se ekziston pakica maqedonase në Bullgari.

Lidhur me atë nëse ai ka ndonjë garancë nga Brukseli se do të tejkalohet kjo çështje, kryeministri tha se politika e kësaj Qeverie është për ndërtim të urave me fqinjët tanë.

"Të kemi marrëdhënie të mira fqinjësore. Ky është një parakusht për funksionim normal dhe dinjitoz dhe para së gjithash, gjithçka, për vetë ne dhe këtu nuk duhet të ketë dilemë. Dhe ajo është, siç thashë, rrugë dykahëshe. Edhe ne jemi të gatshëm edhe në Bruksel edhe në Sofje dhe çdokund ku do të thonë ata të ulemi dhe të bisedojml në bazë të argumenteve dhe fakteve dhe të flasim për të ardhmen. Ndërkohë nëse nuk arrijmë ta përmbushim atë detyrë dhe të përkushtohemi në zgjidhjen e detyrave shtëpiake dhe problemeve të cilat i ka ky popull. Kjo do të jetë politika jonë", tha Mickoski.

Përsëriti se ata si Qeveri janë të gatshëm të ulen kudo, se nuk ikin nga zgjidhja, por se ajo zgjidhje dihet të jetë dinjitoze dhe të jetë rrugë dykahëshe. ab/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR