• e mërkurë, 25 dhjetor 2024
MIA Flesh
26 nëntor 2022 Shkup – Këshilli i Bankës Popullore miratoi një seri të akteve nënligjore me të cilat operacionalizohet korniza e re ligjore në sferën pagesore të cilën e vendos Ligji për shërbime pagesore dhe sisteme pagesore, zbatimi i të cilave do të fillojë nga 1 janari i vitit 2023. Shkup – Në kushtet e krizës energjetike kur për shkak të mungesës ose çmimit të lartë të burimeve energjetike kërkohen mënyra alternative për ngrohjen e shtëpive, pritet sezoni i ngrohjes në të cilin do të shfrytëzohet çdo material djegës që e rritë mundësinë nga paraqitja e zjarreve. Sfidë shtesë janë oxhaqet e pa pastruara dhe përdorimi i papërshtatshëm i kaminave. Shtip – Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot do t’i vizitojë kompanitë në Shtip, njoftojnë nga pres-shërbimi qeveritar. Në ora 13:00 kryeministri Kpvaçevski do ta vizitojë fabrikën “Briliant”, ndërsa në ora 14:00 edhe kompaninë “Aktiva”. Shkup – Sot në mëngjes më ftohtë është në Berovë, ku janë matur -7 gradë Celsius, ndërsa më ngrohtë është në Gjevgjeli me gjashtë gradë. Shkup – Pa energji elektrike sot nga ora 09:00 deri në ora 15:00 do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve nga Konjare e Mesme, Konjare e Poshtme dhe fshati Divle në komunën e Petrovecit. Shkup –Nëpunës policorë të Policisë Kriminalistike pranë SPB Manastir në bashkëpunim me Zyrën e Jashtme për Çështje Kriminalistike Resnjë, NJPB Prilep dhe NJP Ropotovë më 24 dhe 25.11.2022 i privuan nga liria tre persona E.S. nga Manastiri, I.N. (48) nga Prilepi dhe A.A. (46) nga f. Lazhani-komuna Dollnenë, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se në f. Podmoçani-Resnjë, nga oborri kanë vjedhur traktorin IMT, pronë e personi nga Resnja. Shkup – Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar  gjithsej 180 kundërvajtje, prej të cilave 11 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 10 masa për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe) 13 sanksione për kundërvajtje të këmbësorëve. Manastir – Ndërtimi i gazsjellësit nga REK deri në Manastir zhvillohet më shpejt se që është planifikuar, deklaroi drejtori i përgjithshëm i SHA EMV, Vasko Kovaçevski gjatë inspektimit të punimeve ndërtimore të gazsjellësit të ngrohjes. Shtip – Depot dhe sallat e konfeksioneve të tekstilit të Shtipit janë të mbushura me mbeturina të tekstilit. Materiali që mbetet pas qepjes së produkteve tekstile të gatshme magazinohet dhe duhet të kalojë procedurë të veçantë për t’u transportuar në deponinë e qytetit “Treshtena skalla”. Kiril Nashkov, përfaqësues i konfeksioneve të tekstilit të Shtipit në klasterin e tekstilit, shprehet se pikërisht këto mbeturina janë pasqyra e keqe para partnerëve të huaj, kur vizitojnë fabrikat për të lidhur kontrata të reja. Shkup – SHA EMV dje ka prodhuar 10,489 megavat orë energji elektrike, ndërsa ka furnizuar 4,580 megavat orë, informojnë nga pres-shërbimi qeveritar. Shkup – Kursejmë së bashku sot, që të kemi nesër, është realizuar kursim prej 30 për qind të energjisë elektrike për muajin tetor të këtij viti, informoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Shkup – Inspektorët e ekipeve mobile të Drejtorisë doganore konfiskuan 26 mijë tableta ekstazi me peshë të përgjithshme prej rreth 12 kilogramë, 84 gramë kokainë dhe 31 gramë marihuanë, në vlerë prej 200 mijë eurove, të cilat është dashur të shpërndahen në vend. Janë bërë edhe bastisje shtesë në disa lokacione dhe deri tek Prokuroria Themelore Publike është parashtruar kallëzim penal kundër tre personave. Shkup– Maqedonia e Veriut do të ketë zgjedhje në vitin 2024, së pari do të kemi zgjedhje presidenciale dhe më pas edhe parlamentare. Në ato zgjedhje do të ndodhë e njëjta gjë që ndodhi edhe në komunën Mavrovë- Rostushë, kur VMRO-DPMNE-ja foli për përparësinë e madh të partisë së tyre politike dhe në fund në mënyrë katastrofike i humbi zgjedhjet, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve gjatë vizitës së sotme në fabrikën “Brilijant” në Shtip. Athinë– Nga bregu i Libisë është nisur  një anije peshkimi me 483 persona të cilët të martën janë shpëtuar në afërsi të ishullit grek Kretë, ndërsa emigrantët kanë paguar nga 3.000 deri në 4.000 dollarë për person për të arritur në Itali, kumtoi roja bregdetare e Greqisë pas hetimit të zbatuar, në të cilin janë arrestuar edhe shtatë kontrabandistë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Tiranë– Me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, nesër në Kuvendin e Shqipërisë në Tiranë do të mbahet seancë e përbashkët solemne e parlamentit të Shqipërisë dhe të Kosovës. Kiev– Autoritetet ukrainase filluan t’i evakuojnë qytetarët nga qyteti Herson, i çliruar së fundmi nga trupat e Kievit pas okupimit disa mujor rus, njofton DPA. Berlin – Shumica e gjermanëve nuk do të dëshironin që Angela Merkel sërish të jetë kancelare, tregon hulumtimi i mendimit publik. Rreth 70 për qind e të anketuarve nuk duan kthimin e politikanes konservatore e cila u tërhoq pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, pas 16 vite si kancelar, tregon sondazhi përfaqësues onlajn i zbatuar nga Instituti Civey për grupacion mediatik Funke. Romë – Të paktën 13 persona llogariten të zhdukur nga mëngjesi i sotëm në rrëshqitjen e dheut të shkaktuar nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut në ishullin Iskia, njoftuan mediat italiane. Uashington – Dy raketa janë gjuajtur ndaj bazës patrulluese amerikane në verilindje të Sirisë, por nuk ka të plagosur ose dëme në bazë, kumtoi ushtria amerikane. Uashington – Qeveria amerikane e ndalon shitjen dhe importin e pajisjeve të komunikimit të bëra nga prodhuesit kinezë të telefonave të mençur dhe furnizuesit e pajisjeve të rrjetit “Huawei” dhe “ZTE”, duke theksuar se ato paraqesin rrezik të papranueshëm për sigurinë kombëtare, njoftoi rregullatori amerikan i telekomunikimit FCC.

QËNDRONI TË LIDHUR