• e diel, 24 nëntor 2024
MIA Flesh
15:00/ 27 gusht/ 2022 Shkup – Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme do të mbajë konferencë për shtyp. Siç njofton MPJ, Osmani do të jep llogaridhënie para mediave dhe opinionit për aktivitetet në dy vitet e para të mandatit të tij (2020-2022) si shef i diplomacisë. Shkup – Përfaqësues të pushtetit dje edhe një herë kanë ftuar deputetët në Kuvend, sidomos ata nga radhët e opozitës që t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese dhe të mos bllokojnë rrugën e vendit drejt BE-së, derisa VMRO-DPMNE mbetet në qëndrimin se nuk do të mbështesë propozimet për ndryshimin e Kushtetutës. Ohër– “Roli i NATO-s në projektimin e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor” është temë e konferencës që prej sot deri më 30 gusht do të mbahet në Ohër në organizim të Departamentit për diplomaci publike të NATO-s, Qendrës Evropiane për studime të sigurisë Qendra Marshal – Garmishpartenkirhen, Kolegji i NATO-s në Romë dhe Qendra joqeveritare Marshal nga vendi. Shkup – Sivjet është rrumbullaksuar projekti për incizim me kamera mobile të dedikuara për njësitë për komunikacion dhe Sektorin për punë kufitare, i cili është komplementuar në transformimin digjital të MPB-së, njoftoi në Fejsbuk ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski. Shkup – Aty ku në përdorin janë standardi i klasifikimeve ISO, gjithkund për vendin shfrytëzohen shkurtesat MK ose MKD, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për gjoja përdorimin e shkurtesës NMK për vendin në Këshillin e Evropës. Shkup– Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në konferencë për shtyp është rrëfyer për punën e bërë në mandatin dyvjeçar si ministër, me ç’rast u përqendrua në pesë prioritetet në misionin e tij të mandatit, duke filluar me Bullgarinë si sfida më e madhe. Shkup– Procesi i konsultimeve në Kuvend dhe me opozitën për zgjedhjen e ambasadorëve nuk është e obligueshme me ligj, por ky është vullnet i mirë që të tregohet inkluzivitet, gjegjësisht përfshirje të parlamentit dhe ne insistojmë për këtë, sepse ne duam një praktikë të mirë ta shkatërrojmë, por nëse vazhdon bllokimi përmes moscaktimit të seancës së Komisionit kuvendor për punë të jashtme, do të kërkohen zgjidhje alternative, theksoi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Sofje – Policia bullgare ka vendosur në përdorim dronë për ndjekjen e kufijve në përpjekje që të luftohet me kalimin e paligjshëm të emigrantëve. Beograd – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në pajtim me autorizimet  kushtetuese në fjalimin e tij para publikut sot e propozoi Ana Bërnabiqin për mandatare të re të qeverisë serbe, Ivica Daçiqin për zëvendëskryeministër dhe koordinator të shërbimeve të sigurisë si dhe Sinisha Mali dhe Millosh Vuçeliq në vendet e zëvendëskryeministrit, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. Sofje – Propozimi i liderit nga partia “Ka një popull të tillë”, Sllavi Trifonov për referendum për republikë presidenciale është provokim parazgjedhor, komentoi për RNB, Anton Kute, zëdhënës i qeverisë kalimtare të Bullgarisë. Zagreb – Policia kroate dhe Sektori për shuarjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar (USKOK) sot zbatojnë aksion të madh në të cilin janë arrestuar shumë persona për, siç dyshohen për keqpërdorim dhe pastrim parash, në dëm të kompanisë INA, ndërsa në mes të të arrestuarve është edhe një prej drejtorëve të kompanisë. Tiranë – Ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha nga selia e Partisë Demokratike paralajmëroi protesta dhe mosbindje civile deri në rrëzimin e Edi Ramës. Varshavë – Polonia është pajtuar për blerjen e rreth 400 tankeve dhe haubicave nga Koreja e Jugut, deklaroi ministri polak i Mbrojtjes, Mariush Blashçak, transmeton DPA. Moskë – Refuzimi zyrtar i Ukrainës për ambiciet e saj për hyrje në NATO nuk do të mjaftojë për t’i dhënë fund “operacionit special ushtarak” të Rusisë, deklaroi një nga njerëzit më të afërt me presidentin rus Vlladimir Putin, transmeton BTA. Budapest – Gjigandi rus bërthamor Rosatom do të fillojë me ndërtimin e dy reaktorëve të rinj bërthamorë në Hungari në javët në vijim, njofton Bi-Bi-Si. Marrëveshja e arritur midis Rusisë dhe Hungarisë në vitin 2014 ka për qëllim ta zgjerojë termocentralin ekzistues bërthamor Paks. Ai central për momentin prodhon 40 për qind të furnizimit me energji elektrike në Hungari. Kiev– Kompania shtetërore bërthamore ukrainasw Energoatom sot kumtoi se forcat ruse e kanë granatuar kompleksin e centralit bërthamor Zaporozhje, që është nën kontrollin rus nga marsi. Nju-Jork – Rusia ka bllokuar miratimin e deklaratës së përbashkët përfundimtare në Konferencën e 10-të të KB-së për rishikimin e Marrëveshjes për mospërhapje të armëve bërthamore, njofton DPA. Uashington– Ministria amerikane e Drejtësisë ka publikuar një version të redaktuar të dokumentit ligjor në bazë të të cilit FBI ka kryer bastisje në shtëpinë e ish-presidentit amerikan Donald Tramp në Mar-a-Lago, Florida. Nju Jork – Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) sot e dënoi sulmin ajror në një kopsht fëmijësh në rajonin rebel të Etiopisë, Tigraj ku u vranë dhe u plagosën fëmijë. Ky është konfirmimi i parë ndërkombëtar se kopshti është sulmuar.

QËNDRONI TË LIDHUR