• e enjte, 26 dhjetor 2024
MIA FLESH
18:00/15 prill/2022 Shkup, 15 prill 2022 (MIA) – Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve të kaluara janë bërë 1.688 teste, ndërsa janë regjistruar 96 raste të reja me KOVID-19 dhe 177 pacientë të shëruar. Gjatë 24 orëve të kaluara, nuk janë regjistruar persona të vdekur. Shkup, 15 prill 2022 (MIA) – Arti për mua është mjet me të cilin krijojmë fisnikëri dhe ndjenjë pozitive tek njerëzit. Për shembull, përmes artit ne mund të flasim dhe të afrohemi me njerëzit, dhe përmes muzikës mund të krijojmë ndjenjën e përkatësisë. Me artin mund t’i tejkalojmë të gjitha kushtet negative në shoqëri, tha në një intervistë për MIA-n, drejtoresha e Galerisë Kombëtare të Maqedonisë së Veriut, Dita Starova Qerimi, me rastin e Ditës Botërore të Artit – 15 Prillin. Shkup, 15 prill 2022 (MIA) – Ligji për personat e paevidentuar në librin e amzës e të lindurve është i vlefshëm deri në qershor të vitit 2022, e në praktikë më shumë se gjysma e gjithsej 732 personave të identifikuar, sipas të dhënës më të re nga Drejtoria për udhëheqjen e librave të amzës, nuk kanë iniciuar procedurë për regjistrim në Librin e posaçëm të amzës së të lindurve. Nga ana tjetër, personat që kanë certifikatë nga libri i posaçëm i amzës dhe dokumenti i identifikimit, në praktikë nuk gëzojnë asnjërën nga të drejtat e përcaktuara si e drejta për arsimim, mbrojtje shëndetësore, mbrojtje sociale dhe punësim me sigurime të detyrueshme sociale. Beograd, 15 prill 2022 (MIA) – Shtetasit e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë do të mund të punojnë në njërën nga shtetet anëtare të “Ballkanit të Hapur” me marrjen e Numrit (amë) identifikues të Ballkanit të Hapur, pa asnjë procedurë shtesë paraprake, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Beogradi. Sofje, 15 prill 2022 (MIA) – Në Ministrinë bullgare të Punëve të Jashtme nuk ka mbërritur kurrfarë dokumenti zyrtar, siç deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, theksoi sot shefja e diplomacisë bullgare, Teodora Gençovska. Shkup, 15 prill 2022 (MIA) – Ambasada Ruse në Shkup doli me reagim me rastin e dëbimit të edhe gjashtë diplomatëve rusë nga ana e Maqedonisë së Veriut. “Pa u paralajmëruar reagimi i palës ruse për këtë hap armiqësor, theksojmë se pasojat e saja do të kenë ndikim serioz ndaj marrëdhënieve mes Rusisë dhe Maqedonisë së Veriut. Veçanërisht duam të theksojmë se akuzat janë plotësisht të pabaza”, bën të ditur Ambasada ruse në faqen e saj zyrtare në Fejsbuk. Shkup, 15 prill 2022 (MIA) – Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit në seancën e sotme të 65-të mori vendim që t’i thotë ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini të kryejë vlerësim për rrezik të vazhdueshëm potencial nga konflikti e interesave të personit zyrtar, i cili është drejtues i Sektorit për koncesione për ujë, ndërsa njëkohësisht është pronar i shoqatës tregtare, i cili ka marrë një koncesion për shfrytëzimin e ujit për ndërtimin e hidrocentralit të vogël. Shkup, 15 prill 2022 (MIA) – Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska sot mori vendim që të ndahet shpërblim adekuat për zjarrfikësit e Shkupit për shkak të reagimit të tyre të shpejtë dhe intervenimit efikas gjatë përballjes së djeshme të suksesshme me stuhinë e zjarrit në ish fabrikën Treska, informojnë nga Qyteti i Shkupit. Shkup, 15 prill 2022 (MIA)- Qytetarët konsiderojnë se miku më i madh i Maqedonisë së Veriut është Serbia. Për pothuajse 39 për qind të anketuesve, Serbia është zgjedhja e parë e miqësisë, derisa në vendin e dytë gjendet SHBA-ja me 17 për qind. Është interesante rënia e Bashkimit Evropian ku këtë vit krahasuar me atë nga viti 2020 janë deklaruar vetëm tetë për qind. Strugë, 15 prill 2022 (MIA) – Potencialet ekonomike të kompanive nga Rajoni Planor Jugperëndimor sot ishin prezantuar para korit diplomatik në vend në Karvanin e parë Ekonomik-Diplomatik të cilin e organizoi Ministria e Punëve të Jashtme. Ishin vizituar Kërçova, Ohri dhe Struga. Shkup, 15 prill 2022 (MIA) – Këshilli i SASHK-ut nuk ka marrë propozim konkret për rritjen e pagave dhe për këtë deri në fund të uikendit do të vendos për kërkesën kryesore nga Qeveria, për vendosjen e grevës në pezullim, në interes të kthimit të nxënësve në banka dhe funksionimit normal të kopshteve. Këtë e deklaroi kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov pas takimit në Qeveri, në të cilën ka marrë pjesë edhe kryeministri Kovaçevski dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri  dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska. Prishtinë, 15 prill 2022 (MIA) – Zyra e BE-së në Kosovë ka dënuar sulmin me bombë dore dhe kallashnikov ndaj policisë së Kosovës, që ndodhi këtë mëngjes në afërsi të kufirit me Serbinë, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Prishtina. Prishtinë, 15 prill 2022 (MIA)- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim deputetin e Riksdag, Parlamentit të Mbretërisë së Suedisë, Magnus Jakobson. Osmani dhe deputeti Jakobson kanë diskutuar për bashkëpunimin mes të dy vendeve, liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, rrugëtimin euro-atlantik të vendit tonë dhe situatën gjeopolitike në Evropë. Sofje, 15 prill 2022 (MIA)- Interkonektori mes Greqisë dhe Bullgarisë deri sot është gat91,15 për qind, deklaroi ministri i Energjetikës së Bullgarisë, Aleksandar Nikollov në kuadër të kontrollit të sotëm parlamentar të Kuvendit kombëtar. Varshavë, 15 prill 2022 (MIA) – Më shumë se 2,75 milionë refugjatë nga Ukraina kanë hyrë në Poloni nga fillimi i luftës, kumtoi sot roja kufitare bregdetare. Numri i njerëzve që e kalojnë kufirin me Poloninë dukshëm është zvogëluar në disa javët e fundit, ndërsa numri i njerëzve që kthehen në Ukrainë është rritur. Nju-Jork, 15 prill 2022 (MIA) – Më shumë se pesë milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, treguan të dhënat e fundit të KB-së. Komisariati i lartë për Refugjatë i KB-së (UNHCR) njoftoi se 4.796.245 milionë ukrainas kishin ikur nëpërmjet kufirit, ndërsa Organizata Ndërkombëtare për Emigrim e Kombeve të Bashkuara (IOM) njoftoi se gati 215.000 shtetas të vendeve të treta, gjithashtu, kanë ikur në vendet fqinje. Nju-Jork, 15 prill 2022 (MIA) – Administrata amerikane për ushqim dhe ilaçe (FDA) dha leje për miratimin urgjent të testit për Kovid-19, i cili bëhet përmes frymës, njoftoi DPA. Aparati është pothuaj me madhësi të valixhes së dorës, kumtoi sot FDA. Shfrytëzuesit fryjnë në një tubë, si të fryjnë në një tullumbace. Kiev, 15 prill 2022 (MIA)– Forcat e armatosura ukrainase kanë publikuar të dhëna të reja për humbjet ruse në luftë e cila ka hyrë në javën e tetë. Ukraina pohon se rreth 20.000 ushtarë rusë janë vrarë nga fillimi i luftës deri në fund të shkurtit. Moskë, 15 prill 2022 (MIA) – Përfshirja e Finlandës dhe Suedisë në NATO do të ketë pasoja negative për paqen dhe stabilitetin në Evropën Veriore, vlerësoi sot Ministria ruse e Punëve të Jashtme. Moskë, 15 prill 2022 (MIA) – Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Evropa nuk ka alternativë tjetër përveç se të vazhdojë ta shfrytëzojë energjinë ruse, duke paralajmëruar në pasoja ekonomike “kryesisht të dhimbshme” nëse kontinenti përpiqet ta ndërpret furnizimin me naftë dhe gaz. Jerusalem, 15 prill 2022 (MIA) –  Më shumë se 150 njerëz janë lënduar sot në xhamin Al Aksa në Jerusalem në trazirat mes protestuesve palestinezë dhe policisë izraelite. Këto janë përleshjet e para në zonë nga fillimi i Ramazanit. Bruksel, 15 prill 2022 (MIA) – Bashkimi Evropian me “shqetësim të thellë” e përcjellë dhunën te Kodra e tempujve në afërsi të xhamisë Al Aksa, theksoi zëdhënësi i BE-së për punët e jashtme Peter Stano në një deklaratë.

QËNDRONI TË LIDHUR