• e premte, 27 dhjetor 2024
MIA Flesh
15:00/ 22 janar/ 2022 Shkup – Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, shumë ftohtë dhe me erë. Pasdite vranësira do të rritet, ndërsa kah fundi i ditës në pjesët verilindore do të ketë reshje të dobët të borës. Do të fryejë erë mesatare, përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore erë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -12 deri në -4 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë prej -4 deri në 4 gradë Celsius. Shkup – Në fillim të javës së ardhshme do të kuptohet nëse izolimi i personave pozitivë me Kovid-19 do të zvogëlohet prej 10 në shtatë ditë. Edhe pse lloji i ri Omikron po përhapet shumë shpejtë, megjithatë kompetentët pohojnë se spitalet në vend ende kanë kapacitet për mbushje. Në ndërkohë vazhdon apeli te qytetarët të vazhdojnë me vaksinimin. Shkup – Impulsi i ri  në marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut pas vizitës së kryeministrit bullgar është një shenjë e mirë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Layen përshëndeti dje dialogun e vendosur në nivel kryeministrash mes dy vendeve dhe theksoi se Brukseli e mbështet fuqishëm këtë proces. Shkup – Nevoja për rritje të pagës minimale në 18.000 denarë  është reale dhe ekzistenciale për punëtorët. Argumentet janë në anën tonë dhe nuk shohim arsye të mos pranohet kërkesa jonë, thotë në intervistë për MIA-n kryetari i LSM-së, Darko Dimovski. Shkup – Temperatura minimale nën zero në mëngjes janë matur gjithkund nëpër shtet.  Më ftohtë është në Mavrovë ku janë matur -16 gradë Celsius, ndërsa në Gjevgjeli janë matur -2 gradë Celsius. Në Manastir dhe Berovë në mëngjes temperatura minimale ishte -14 gradë Celsius, në Krushevë -13, në Kriva Pallankë -12, në Tetovë dhe Dibër -11, në Prilep, Ohër dhe Pretor -10,  Shtip -9, Strumicë dhe Demir Kapi -8, Shkup -7, Kumanovë -6 dhe në Dojran -3 gradë Celsius. Shkup – Për shkak të punëve teknike të caktuara nesër nga ora 09:00 deri në 11:00 pa energji elektrike do të mbesin shtëpia përkujtimore e Nënë Terezës dhe dyqani i suvenireve,  një pjesë e rrugës “Makedonija” nga Rekordi te “Choko world” deri te “Peko”, si dhe rruga “Dimitrie Çupovski” ndërtesat nr. 5 dhe 7. Shkup – Hiqet ndalesa për automjet të rënda transportuese në aksin rrugor Strugë – Qafë Thanë, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Ndalesa në këtë aks rrugër u vendos në mëngjesin e sotëm. Shkup – Qyteti i Shkupit formon shërbim 24 orësh për reagim të shpejtë ndaj thirrjes së qytetarëve. “Nga ana e Qytetit  janë caktuar persona përgjegjës të cilët do t’u përgjigjen kërkesave të qytetarëve sipas sektorëve, si dhe do të plotësojnë një shërbim të reagimit të shpejtë të përbërë nga përfaqësues të të gjitha kompanive publike në juridiksionin e qytetit, i cili do të veprojë për të shpejt dhe zgjidhin në mënyrë efikase sfidat me të cilat përballen qytetarët, njoftoi Qyteti i Shkupit. Shkup – Ministria e Punëve të Brendshme i përgënjeshtron akuzat e VMRO-DPMNE-së se i është dhënë pasaportë maqedonase Radoje Zvicerit i cili theksohet si person që ka planifikuar të kryejë atentat mbi presidenti serb Aleksandar Vuçiqin. Shkup – SHA EMV i firmosi marrëveshjet për bashkëpunim  afarist-teknik me tre subjekte juridike të Ballkan Enerxhi (Prodhimtari, Distribuim dhe Furnizim). Nga kompania kumtuan detaje nga marrëveshjet e  nënshkruara. Shkup – Kryetari i Sindikatës së Maqedonisë së Veriut, dr. Marjan Kicevi nënshkroi Memorandum për bashkëpunim të ndërsjellë me kryetarin e Sindikatës Ushtarake “Regjimenti i Hekurt” nga Serbia, Lubisha Millosheviqi, informojnë nga Sindikata e Policisë së Maqedonisë. Shkup – Kryetari i partisë politike Dinjiteti, Stojançe Angellov sot paralajmëroi se të hënën në Qeveri do të dorëzojnë  nismë të rinovuar  për katër mbrojtësit e plagosur nga viti 2001 nga të cilët disa vite kërkohet  ta kthejnë kompensimin në para të cilin e kanë marrë si dëmshpërblim nga shteti. Prishtinë – Pas rritjes së madhe të numrit të pacientëve me Kovid-19, Qeveria e Kosovës mbrëmë ka miratuar masa të reja për parandalimin e përhapjes së pandemisë, sipas të cilave, ndër të tjera, nga sot për të hyrë në vend duhet të dorëzohet një certifikatë për tri doza të vaksinave, ose dy vaksina dhe PCR test negativ, jo më i vjetër se 48 orë, tha korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Berlin – “Është shumë e rëndësishme për mua, si Bashkim Evropian, të mbajmë fjalën ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. “Kjo është arsyeja pse bisedimet e pranimit duhet të hapen sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Ministrja e Jashtme gjermane Ana Lirman për Dojçe Vele. Podgoricë – Zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviqi sot deklaroi se nuk ka vërejtje për qytetarët të cilët mbrëmë protestuan në Podgoricë dhe se mbron të drejtën e tyre për të protestuar. Vjenë – Presidenti i Bullgarisë Rumen Radevi dhe nënpresidentja Ilija Jotova pas ceremonisë solemne në Sofje zyrtarisht e morën funksionin në mandatin e dytë të ri. Presidenti bullgar Radev në fjalimin theksoi se do të vazhdojë t’i respektojë të drejtën, sigurinë dhe drejtësinë në pesë vitet e ardhshme, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja. Sofje – Kryeministri bullgar Kiril Petkovi konsideron se ekziston rrezik për dërgimin e gazit në Bullgari nëse ka përshkallëzim të tensioneve rreth Ukrainës. Sipas Petkovit, kjo nuk do prekë vetëm Bullgarinë por edhe mbarë Evropën, lajmëroi korrespondenti i MIA-s. Tiranë – Gjithë territori i Shqipërisë është mbuluar me shtresë të dëborës, e cila në disa vende të populluara arrin edhe deri në 40 centimetra, ndërsa gjithkund janë regjistruar temperatura të ulëta, të cilat nga e hëna do të bien deri në -17 gradë Celsius. Dublin – Irlanda prej sot i heq pothuajse të gjitha kufizimet që janë në fuqi për shkak të Kovid-19, pasi kaloi nëpër një valë me një numër të madh të të infektuarve me variantin omikron, tha ministri i parë Mihol Martini në fjalimin drejtuar kombit. Irlanda javën e kaluar ishte në vendin e dytë sipas numrit të infektuarve me koronavirus në Evropë, por në të njëjtën kohë është mes vendeve evropiane me doza më të larta të vaksinave, duke pasur shumë më pak njerëz të sëmurë seriozisht sesa në valën paraprake. Gjenevë – Numri i rasteve të konfirmuara të infektimit me koronavirus në botë ka tejkaluar 340 milionë njerëz. Këtë e bëri të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë. Sipas informacioneve të djeshme Organizata Botërore e Shëndetësisë ka marrë të dhëna për gjithsej 340.543.962 të infektuar dhe  5.570.163 të vdekur. Uashington – Presidenti i SHBA-së Xho Bajden gjatë fundjavës  do të qëndrojë në Kemp Dejvid në afërsi të Uashingtonit dhe do të bisedojë me ekipin për siguri kombëtare për të gjitha aspektet e krizës ukrainase-ruse. Gjenevë – SHBA-ja, dhuruesi më i madh në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH),  kundërshtohen në propozimet që organizata të bëhet e pavarur. Një propozim i bërë më parë nga Grupi i Punës për Financimin e Qëndrueshëm të OBSH-së u bën thirrje shteteve anëtare që të rrisin gradualisht donacionet e detyrueshme deri në vitin 2024, në mënyrë që paratë e tyre të përbëjnë gjysmën e buxhetit të organizatës, nga 20 për qind aktuale. Plani është pjesë e një procesi më të gjerë reformash të nxitur nga pandemia KOVID-19, e cila ka nxjerrë në pah kufizimet në aftësinë e OBSH-së për t’iu përgjigjur krizave më herët.

QËNDRONI TË LIDHUR