• e diel, 24 nëntor 2024
MIA Flesh
15:00/ 28 gusht/ 2022 Shkup - Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut – Qendra organizative komunale dhe Instituti për mjekësi transfuzive, tradicionalisht, pas jubileut të 20-të, sot në Shtëpinë e ARM-së, në Shkup, e organizon aksionin e dhurimit të gjakut me rastin e festës së Shën Mërisë. Shkup – Kryeministri Dimitar Kovaçevski i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski sot do të marrë pjesë dhe do të ketë fjalim në ngjarjen me rastin e shënimit të Ditës së minatorëve në Probishtip. Shkup – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Shqipëri, ku do të takohet me shumë përfaqësues të pakicës kombëtare maqedonase dhe me përfaqësues të vetëqeverisjeve lokale. Shkup – Në VK “Bogorodicë” për dalje nga shteti pritja është rreth 20-30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Shkup – Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle të përforcuara të veprimit në zonën e komunikacionit, me ç’rast në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 238 masa, prej të cilave për vozitje më shumë se shpejtësia e lejuar 78 sanksione. Shkup – Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe krishtere Shën Mëria, ka dërguar mesazh urimi për të gjithë besimtarët e besimit ortodoks në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Shkup – Drejtori i Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit (APMT) Lupço Janevski konsideron se Panairi i verës “Ballkani i Hapur” në Beograd është një mundësi e shkëlqyer për të dërguar mesazhin e bashkimit, gatishmërisë për bashkëpunim të përbashkët dhe sjellje të vendimeve të mençura. Shkup – Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në emër të tij dhe në emër të MPB-së i uroi besimtarët ortodoksë me rastin e festës së madhe të krishterë Shën Mëria, me dëshira për shëndet të mirë, paqe dhe mirëqenie. Shkup – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në emër të tij dhe të anëtarëve të partisë ka dërguar urim deri te të gjithë besimtarët e besimit ortodoksë me rastin e festës së Shën Mërisë. Shkup – Gjatë mbrëmjes së kaluar në periudhën prej orës 22:00 deri në orën 04:00 në territorin e SPB- Shkup është kryer kontroll i përforcuar për sanksionimin e shoferëve që drejtojnë makinat nën ndikimin e alkoolit me çka janë sanksionuar 21 shoferë. Shkup – Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e para në botë midis bankave qendrore dhe institucioneve financiare sipas përfaqësimit të grave në pozitat udhëheqëse. Këtë, siç kumtojnë nga Banka Popullore,  është vlerësuar në postimin tink-tenk-ut britanik OMFIF – Forumi zyrtar i institucioneve monetare dhe financiare, të dedikuar Indeksit të barazisë gjinore në Institucionet financiare për vitin 2022. Me këtë indeks, tani më nëntë vite me radhë renditen institucionet financiare sipas përfaqësimit gjinor. Shkup – Maqedonia e Veriut siguron mbështetje për mbrojtje dhe promovim të veçorive të gjuhës dhe të kulturës  së komunitetit maqedonas në Shqipëri, përmes projekteve dhe bashkëpunimit konkret, njoftoi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në profilin e tij në Fejsbuk për vizitën e sotme tek maqedonasit në vendin  Golobërdo në Shqipëri.
Shkup- Nga data 29 gusht e deri më 2 shtator 2022 në Universitetin e Tetovës do të zhvillohet afati i parë i regjistrimit të studentëve të rinj, për vitin akademik 2022/2023. Në të gjitha 13 njësitë akademike të Universitetit janë bërë të gjitha parapërgatitjet e nevojshme për regjistrimin e studentëve të rinj, të cilët do t’i regjistrojnë studimet e ciklit të parë në programe të ndryshme studimore që i ofrojnë fakultetet e Universitetit tonë. Shkup – Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në emrin e tij personal dhe në emër të deputteëve dërgoi urim tek pjesëtarët e besimit ortodoks me rastin e festës së madhe krishtere, Shën Mëria. Gostivar – Shkolla e mesme e Gostivarit do të bëhet objekt më efikas energjetik. Në vijim është faza e dytë për ndërrimin e xhamave të dritareve, projekt në vlerë prej 4 milionë denarëve. Shkup – Në organizim të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Organizata komunale Qendra dhe Instituti për mjekësi transfuzive, sot në Shtëpinë e ARM-së, në Shkup, tradicionalisht pas datës herës së 20.-të jubilare mbahet aksion i dhurimit të gjakut me rastin e festës së Shën Mërisë. Shkup – Në vendkalimin kufitar Bogorodicë dhe vendkalimin kufitar Tabanoc, për hyrje dhe dalje nga vendi pritja është rreth 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e vendit, nuk ka pritje për hyrje dhe dalje nga vendi. Probishtip – Me më shumë se 10 për qind në prodhimin e përgjithshëm industrial në shtet, sektori i minierave është kyç për avancimin  e tij. Tek ne kemi mbi 100 miniera aktive, të cilat së bashku me aktivitetet e tyre shoqëruese punësojnë rreth dhjetë mijë persona. Shkup – Falë mbështetjes së vazhdueshme nga fondet evropiane, që fermerët tanë e marrin, verërat dhe ushqimet e Maqedonisë së Veriut kanë vulë të tyre të dallueshme dhe respektohen jo vetëm në Ballkan, por edhe në të gjithë botën, thotë zëvendëskryeministri i obliguar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq. Berovë – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot në Berovë ka përsëritur qëndrimin se sipas tij, biznesmenët e vendit paguajnë më shumë rrymë se sa kolegët e tyre në rajon. Shkup– Vetëm një metër katror hapësirë për banim në periferi të kryeqytetit kushton dy paga mesatare, dhe mbi tre paga duhet të ndahen për një metër katror në lokacionet më atraktive. Në qytetet e pjesës qendrore të vendit, çmimi i një metri katror është pak më i lartë se shuma e një page mesatare. Beograd – Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola fon Kramon, e përshëndeti marrëveshjen e arritur për dokumentet në kuadër të dialogun midis Prishtinës dhe  Beogradit. Paris – Franca do ta dorëzojë ekspertizën e saj në fushën e kiber sigurisë në institucionet qeveritare në Mal të Zi, në kërkesë të atij vendi anëtar të NATO-s, i cili është cak i një sulmi të madh të hakerëve ndaj institucioneve qeveritare, kumtuan autoritetet franceze.
Beograd – Mandatarja për formimin e qeverisë së re, Ana Bërnabiq sot deklaroi se beson se qeveria do të formohet në shtator. Bërnabiq për televizionin “Prva” deklaroi se Sinisha Mali, Millosh Vuçeviq dhe Ivica Daçiq sigurt do të jenë në qeveri, por se ende nuk është koha të flitet për kuadrot. Sofje – Qeveria e përkohshme e Bullgarisë nuk duhet t’i lëshojë tenderët për vendet ku shkarkohen cisternat e gazit të lëngshëm, deklaroi për BNT ish-kryeministri Kiril Petkov. Amsterdam – Disa persona e kanë humbur jetën, ndërsa disa janë plagosur në Holandë pasi një kamion ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një grup të madh njerëzish që ishin mbledhur për të bërë zgarë në fqinjësi, transmetuan agjencitë botërore. Berlin – Qeveria gjermane ka formuar holding kompani për ta kryer nacionalizimin eventual të Gazprom Gjermani, njoftoi sot gazeta gjermane Velt am Zontag, duke e cituar një dokument qeveritar. Edinburg – Në rrugët e kryeqytetit të Skocisë, Edinburg janë vërejt grumbuj plehrash për shkak të grevës së kompanive të plehrave që zgjat më shumë se një javë. Paris – Presidentët e Francës dhe Algjerisë, Emanuel Makron dhe Abdelmaxhid Tebun, nënshkruan deklaratë të përbashkët për krijimin e “Këshillit të lartë për bashkëpunim” e cila do të mundësojë “dialog të përhershëm për të gjitha temat”, njofton korrespondenti i MIA-s nga Parisi. Bruksel – Kryeministri belg Aleksandar De Kro paralajmëroi se do të kërkojë në nivel të BE-së të kufizohet rritja e çmimeve të energjisë elektrike dhe të gazit, të cilat kanë arritur deri më tani nivele të paimagjinueshme në mbarë Evropën. Tripoli – Të paktën 13 civilë e kanë humbur jetën në përleshjet që shpërthyen mbrëmë në kryeqytetin libian mes forcave të cilat mbështesin dy administrata rivale. Uashington – Dy anije luftarake të marinës amerikane lundrojnë përmes ujërat ndërkombëtare në ngushticën e Tajvanit, deklaruan tre përfaqësues amerikanë. Ky është operacioni i parë i tillë që nga rritja e tensioneve me Kinën për shkak të vizitës së kryetares së Dhomës përfaqësuese të SHBA-së, Nensi  Pellosi në Tajvan. Amsterdam – Tre komando holandeze në stërvitje në SHBA janë plagosur në të shtënat para hotelit të tyre në Indianapolis, kumtoi Ministria holandeze e Mbrojtjes. Sidnej – Ministri australian i Mbrojtjes, Riçard Marles, sot paralajmëroi se do të punojë për thellimin e lidhjeve të mbrojtjes me Francën, Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe gjatë vizitës në këto vende javën e ardhshme, duke thënë se lufta në Ukrainë ka rritur rëndësinë për bashkëpunoni me njerëz të mendimit të njëjtë. Tripoli – Numri i të vdekurve në përleshjen politike në kryeqytetin libian Tripoli ka arritur në 23, kumtoi Ministria libiane e Shëndetësisë. Në përleshjet janë plagosur të patën 140 persona, ndërsa 64 familje janë evakuuar nga zona rreth luftimeve.

QËNDRONI TË LIDHUR