• e shtunë, 23 nëntor 2024
MIA Flesh
15:00/ 30 tetor/ 2022 Shkup – Pas propozimit të partive politike Aleanca për Shqiptarët dhe BESA për të hequr nga Kushtetuta formulimin “një gjuhë tjetër që e flasin 20 për qind e popullsisë”, edhe Alternativa dje doli me propozimin e saj për ndryshime kushtetuese, me të cilin veprat penale kundër detyrës zyrtare nuk do të vjetërohen. Shkup – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski  pret që hapja e klubit kulturor maqedonas në Bllagoevgrad të kalojë qetë. Ai në ditarin e Tv Sitel u pyet nëse pret që të kalojë qetë ngjarja dhe cila është mundësia  për ndonjë problem  duke e pasur parasysh atë që janë paralajmëruar protesta, ai u përgjigj se tensione gjithmonë ka, por shërbimet e sigurisë janë ata që duhet ta ruajnë paqen dhe stabilitetin. Shkup – Në Bllagoevgrad për sot është paraparë hapja e qendrës kulturore maqedonase me emrin “Nikolla Vapcarov”. Nga përfaqësuesit maqedonas, në emër të presidentit Stevo Pendarovski do të marrë pjesë sekretari i përgjithshëm Mile Boshnjakovski, ndërsa kryeministri Dimitar Kovaçevski njoftoi se nuk do të marrë pjesë. Në hapjen e klubit, prezencën e kanë paralajmëruar liderët e VMRO-DPMNE-së dhe të Majtës, Hristijan Mickoski dhe Dimitar Apasiev, ndërsa do të shkojë edhe delegacioni i Lidhjes Demokratike. Shkup – Sistemi bankar në rajon ka mbetur i qëndrueshëm edhe përkundër sfidave gjatë krizës shëndetësore dhe aktuale, për shkak të mbrojtjeve rregullatore dhe mekanizmave paraprake të vendosura në mënyrë përkatëse, vlerësoi guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska në panel diskutimin të guvernatorëve që në kuadër të Konferencës Vjetore të 16-të e organizoi nga Banka e Shqipërisë me Shkollën londineze  për ekonomi dhe shkenca politike. Shkup – Në prani të sigurisë së shtuar policore, sot në Bllagoevgrad hapet klubi kulturor maqedonas “Nikolla Vapcarov”. Hapja e klubit ndiqet  nga një numër i madh i ekipeve gazetareske bullgare dhe maqedonase. Shkup – Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili sot së bashku me liderin e së Majtës, merr pjesë në hapjen e Klubit Kulturor Maqedonas në Bllagoevgrad për mediat deklaroi se e drejta për vetëvendosje  e cila është e pacenueshme dhe e garantuar me të gjitha aktet ndërkombëtare duhet ta respektojnë të gjithë, veçanërisht vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Shkup – Në Bllagoevgrad është hapur klubi kulturor maqedonas “Nikola Vapcarov”. Hapja e klubit, sipas themeluesve, synon afrimin e dy popujve dhe tejkalimin e dallimeve.
Shkup – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë seancë, informon shërbimi për shtyp i Qeverisë. Në seancë siç njoftuan do të shqyrtohen masat për ndihmë të ekonomisë, qytetarëve dhe komunave. Për konkluzionet dhe vendimet e pikave nga rendi i ditës do të informohet pas përfundimit të saj.
Bllagoevgrad – Një incident verbal ka ndodhur sot në Bllagoevgrad në mes të liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe një qytetari që mbante me vete një altoparlant nga i cili kumbonin këngë patriotike. Gostivar – Kanë filluar punimet në riparimin e rrëshqitjes së dheut dhe po ndërtohet kanali i ri prej betoni për grumbullimin e ujit për hidrocentralin Vërben të hidrosistemit të Mavrovës, pasi muajin e kaluar u dëmtua një nga kanalet. Në terren punon mekanizimi i rëndë i ndërtimit dhe pritet punët të përfundojnë brenda një muaji. Shkup – Maqedonia e Veriut me siguri ka interes të përfshihet si aksionar në projektin për terminal për gaz të lëngshëm natyror (LNG) në Aleksandrupoli dhe të sigurohet diversifikim të dërgesës së gazit. Ne e përshëndesim pjesëmarrjen e Maqedonisë së Veriut në projektin, shprehet në intervistën për MIA-n Teodora Georgieva, drejtoresha ekzekutive e kompanisë „ICGB“, e cila e bëri dhe do të mirëmbajë interkonektorin mes Bullgarisë dhe Greqisë. Tetovë – Pothuajse 12 orë ka zgjatur seanca konstituive e përbërjes së re të Kryesisë Qendrore të BDI-së në selinë e partisë në Reçicë  të Vogël. Një periudhë e madhe e debatit iu kushtua vlerësimit të punës së anëtarëve të partisë që janë zyrtarë në pushtetin ekzekutiv.
Shkup – SHA EMV më 29 tetor 2022 prodhoi 11.415 MWh energji elektrike dhe tërësisht i plotësoi nevojat për energji elektrike të amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, informon shërbimi për shtyp i Qeverisë.
Bllagoevgrad – U japim mbështetje të plotë klubeve të këtilla. Pres përmirësim të marrëdhënieve sepse në një shtet evropian presim të respektohen rregullat, deklaroi lideri i të “Majtës” Dimitar Apasiev, i cili merr pjesë në hapjen e klubit kulturor maqedonas “Nikolla Vapcarov” në Bllagoevgrad. Shkup – Transportuesi privat i transportit urban me autobus “Makekspres” njoftoi se është e mundur që nga nesër të mos operojnë në linjat 19, 20, 22, 52 dhe 54 për shkak të borxhit të papaguar nga NQP dhe Qyteti i  Shkupit. Shkup – Në përfundim me ditën e djeshme, në Elektranat e Maqedonisë së Veriut  Furnizim me energji termike janë lidhur 6.906 marrëveshje për furnizim me energji termike me konsumatorët dhe trendi i kalimit të konsumatorëve nga furnizuesi i mëparshëm në furnizuesin e ri, si obligim i përbashkët, vazhdon edhe më tej, informojnë nga pres shërbimi qeveritar. Bllagoevgrad – Pas hapjes së klubit kulturor maqedonas në Bllagoevgrad, delegacionet u drejtuan për në monumentin Goce Dellçev, ku donin të vendosnin lule, por u penguan. Shkup – Në kuadër të Qytetit të Shkupit, në seancën konstituive të Kuvendit të të rinjve të Qytetit të Shkupit, është themeluar Kuvendi i të rinjve, në pajtim me Ligjin për pjesëmarrje të të rinjve dhe politika rinore. Bruksel – Kreu i diplomacisë evropiane, Xhozep Borrell, deklaroi  sot se Unioni i bën thirrje Rusisë që t’i kthehet marrëveshjes për eksportin e drithërave nga Ukraina. Londër  – Qeverisë britanike i është kërkuar të hapë një hetim mbi pretendimet se telefoni i ish-kryeministres Liz Tras ishte hakuar gjatë kohës që ajo ishte ministre e Jashtme, raportoi Bi-Bi-Si. Londër – Partia Laburiste e opozitës britanike do të përpiqet të detyrojë qeverinë të lëshojë një vlerësim për një shkelje të sigurisë nga Suela Brejvermen, mes reagimeve të ashpra për riemërimin e saj si ministre e Punëve të Brendshme, vetëm gjashtë ditë pasi ajo vetë dha dorëheqjen nga posti, lajmëroi sot DPA. Seul  – Të paktën 120 persona humbën jetën dhe më shumë se 100 u plagosën në një rrëmujë në Seul gjatë festës së Natës së shtrigave, njoftoi Shërbimi i  zjarrfikësve të  Koresë së Jugut. Seul  – Presidenti i Koresë së Jugut, Jun Suk-Jol shpalli sot një ditë zie kombëtare pasi rrëmuja e djeshme e Natës së shtrigave  vrau 151 njerëz në një zonë të njohur të jetës së natës të kryeqytetit Seul. Uashington  – Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken, ka folur mbrëmë me homologun e tij indian, Subrahmanam Xhaishankar, ndër të tjera edhe  për luftën e Rusisë kundër Ukrainës, njoftoi Departamenti i Shtetit.
Uashington – Presidenti amerikan Xho Bajden, i cili është në gjysmë të mandatit të tij, ka votuar në fillim të zgjedhjeve afatmesme për Kongresin, të planifikuara për më 8 nëntor.
Jerusalem  – Ish-kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, si lider i opozitës, shpreson që në zgjedhjet e pesta të parakohshme parlamentare në katër vitet e fundit, të cilat do të mbahen të martën, më 1 nëntor, ai do të jetë arrijë të kthehet në pushtet në Izrael. Pekin – Me miratimin e një ligji të ri, pothuajse 30 vjet nga ai i pari, Kina sot u ka ofruar grave një mbrojtje më të madhe kundër diskriminimit gjinor dhe ngacmimeve seksuale, raportojnë mediat britanike. Bejrut – Me brohoritjet e disa mijëra ndjekësve të tij, presidenti libanez Mishel Aun u largua sot nga pallati presidencial në kodrën mbi Bejrutin. Largimi i presidentit vjen vetëm një ditë para përfundimit të mandatit të tij, por vjen në një kohë kur pasardhësi i tij nuk është zgjedhur, gjë që mund të krijojë një vakum politik në një vend që po përballet me një krizë jashtëzakonisht të madhe ekonomike dhe politike.
Shkup – Sinoptikët për sot paralajmërojnë  mot  me diell me erë të lehtë deri në  mesatare nga drejtimi verior. Kah fundi i ditës do të ketë vranësira të vogla deri në mesatare. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri në 8 gradë Celsius ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 21 deri në 25 gradë Celsius.

QËNDRONI TË LIDHUR