• e premte, 27 dhjetor 2024
MIA Flesh
16:00/ 2 korrik/2022 Shkup – Presidenti Stevo Pendarovski për nesër pasdite në kabinetin e tij e konvokoi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë në të cilin do të shqyrtohet propozimi i modifikuar i presidencës franceze me BE-në për fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Shkup – Kryeministri Dimitar Kovaçevski përmes njoftimit në Fejsbuk ka demantuar, siç thekson, gënjeshtrat dhe spekulimet në lidhje me propozimin francez, dhe porositi se gjuha maqedonase do të jetë gjuhë zyrtare e Bashkimit Evropian, pa kurrfarë fusnota apo plotësime. Shkup – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani vlerëson se propozimi i parashtruar nga kryesimi francez me BE-në është i mirë, e hap rrugën dhe na mundëson ta kapim trenin e fundit për BE. Mospranimi i tij bart rreziqe për joperspektivë, kriza, tensione ndëretnike dhe ngujim në baltën ballkanike. Shkup – Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot në brifing me gazetarët deklaroi se çështja e gjuhës maqedonase është e zgjidhur dhe se duhet të “çmontohen” të gjitha gënjeshtrat lidhur me të. Osmani pohon se në kornizën që duhet të nënshkruhet me Bashkimin Evropian, do të qëndrojë se Maqedonia e Veriut do ta zbatojë legjislaturën në gjuhën maqedonase, si dhe në kornizat e vendeve tjera. Qëndrimin e saj Bullgaria do ta shpreh në deklaratë që është e përgatitur në korniza të Propizimit portugez. Shkup – Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në brifingun e sotëm me gazetarët tha se është gënjeshtër se çështjet bilaterale në fakt marrëveshjet me Bullgarinë janë vendosur në propozimin e tanishëm evropian, duke nënvizuar se kjo ka qenë me të gjitha kornizat e deritanishme të propozuara. E re, thotë Osmani, është se pjesa për të drejtat e njeriut dhe pakicave “në propozimin francez është vendosur vetëm në paragraf të posaçëm, jashtë udhërrëfyesit si plan i veçan i veprimit”. Shkup – Ministri i Financave, Fatmir Besimi, drejtoresha e infrastrukturës në BERZH, Susan Goranson, shefi i Zyrës së BERZH-it në Maqedoninë e Veriut Andi Aranitasi, si dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Ejup Rustemi dhe drejtori i përgjithshëm i SHA EMV-së Vasko Kovaçevski morën pjesë në nënshkrimin e marrëveshjeve për ndërtimin nënaksit të dytë të autostradës Shkup – Bllacë dhe ndërtimin e elektranave fotovoltaike në Oslomej dhe Manastir, poashtu morën pjesë edhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski dhe ambasadori evropian Dejvid Gir. Shkup – Me një ceremoni solemne dhe në prani të shumë mysafirëve, stafit akademik dhe prindërve, Universiteti “Nënë Tereza” në sheshin Skënderbeu në Shkup përmes ndarjes së certifikatave, përcolli gjeneratën e katërt të absolventëve, të përbërë nga 250 të diplomuar. Tetovë – Në Tetovë nëse një këmbësor duhet të kalojë rrugën, ai duhet të jetë shumë i kujdesshëm se si dhe kur kalon një korsi për shkak se vendkalimet për këmbësorë thuajse nuk ekzistojnë fare. Madje edhe në katër bulevardet më të mëdha, vendkalimet për këmbësorë janë zbehur dhe vërehen shumë vështirë. Te një pjesë e vendkalimeve ngjyra e bardhë është vetëm në korsitë fundore më afër trotuareve. Diku ato nuk vërehen fare, ndërsa vetëm në rrugët e rindërtuara pak kohë më parë ka vendkalime të shënuara në mënyrë përkatëse. Shkup – Komisioni parlamentar për financim dhe buxhet në seancën e sotme nuk e miratoi propozimin për rritje lineare të pagave në sektorin publik, ndërsa Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) kërkoi dorëheqjen e deputetëve që votuan kundër propozimit. Shkup – Përfundon debati amendamentues për rebalancimin e buxhetit për vitin 2022 të Komisionit për financim dhe buxhet. Nga 204 amendamentet e dorëzuara, prej të cilave mbi 170 nga VMRO-DPMNE, 28 nga Aleanca e Shqiptarëve dhe dy nga LSDM-ja, janë pranuar vetëm dhjetë.

Sofje – Partia më e madhe në Parlamentin bullgar “Vazhdojmë me ndryshimet” fillon negociatat e koalicionit për mbështetje të Qeverisë së re, lajmëron korrespodenti i MIA-s nga Sofja.

Berlin – Nuk duhet të humbim më kohë në integrimin dhe afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, deklaroi ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Berbok. Sipas saj, “nuk duhet të ketë hapësirë ​​në Ballkan që mund të mbushet nga Rusia apo aktorë të tjerë”. Shtutgart – Gjenerali Kristofer G. Kavoli është komandanti i ri i forcave amerikane në Evropë, lajmëroi DPA. Ai do të marrë përsipër Komandën Evropiane të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së (EUCOM) nga gjenerali Tod Uallters, i cili largohet në pension. Uashington – Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i dërgojnë Ukrainës dy sisteme raketore tokë-ajër NASAMS, katër radarë kundërajrorë dhe deri në 150.000 municione artilerie 155 milimetra, pjesë e paketës së fundit të armëve për Ukrainën, njoftoi Pentagoni.

Nju-Jork– Shteti i Nju-Jorkut ka miratuar ligjin që ndalon mbajtjen e armëve në shumë vende publike, përfshirë “Times Square”, ndërsa aplikantët që kërkojnë leje për armë do të duhet të dëshmojnë aftësitë e tyre në të shtënat dhe t’u ofrojnë nëpunësve shtetëror profilet në rrjetet sociale për shqyrtim.

Uashington – Presidenti amerikan Xho Bajden të premten para një grupi të guvernatorëve demokratë deklaroi se nuk ka mjaftueshëm vota në Senat për të shmangur fillibasterin (taktika e obstruksionit) për mbrojtje të së drejtës së abortit pas vendimit të Gjykatës së Lartë. Teheran – Të paktën tre persona e kanë humbur jetën herët në mëngjes nga tërmeti me intensitet prej 6,1 ballë sipas Rihterit në Iranin jugor, njoftoi televizioni  shtetëror. Milano – Kampioni italian Milan intensivisht po punon në përforcime për sezonin e ri. Në ueb faqen e tyre, “rosonerët” publikuan nënshkrimin me Alesandro Florencin nga Roma. Ai ka nënshkruar kontratë me Milanin deri 30 qershor të vitit 2025.

QËNDRONI TË LIDHUR