18:00/14 korrik/2021
Shkup – Në pajtim me të dhënat e Institutit për Shëndet Publik, në 24 orët e fundit janë bërë 2.798 testime, ndërsa janë regjistruar 18 raste të reja me Kovid-19: Shkup – 11, Tetovë – 6 dhe Sveti Nikollë – 1. Janë regjistruar shtatë pacientë të shëruar nga: Shkupi -3, Manastiri, Strumica, Berova dhe Kërçova – nga 1. Nuk janë regjistruar pacientë të vdekur, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Shkup – Parimet e parandalimit janë të njejtat dhe pa dallim cili lloj i virusit do të vjen do të mbesin të njëjta – maska, distanca, dezinfektimi i duarve dhe ne nuk mund të jetojmë të mbyllur. Qytetarët duhet ta kenë këtë në mendje dhe ta mbajnë në mendje se bëhet fjalë për shëndetin e tyre edhe kur është në pyetje vaksinimi, por edhe kur janë në pyetje masat parandaluese, theksoi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Shkup – Mbështetja e fuqishme nga Kroacia për integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut është riafirmuar në takimin e sotëm të kryeministrit, Zoran Zaev me ambasadoren e Kroacisë në vendin ton, Nives Tiganj.
Shkup – Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, lidhur me rezultatet e raportit të Entit Shtetëror për Revizion, sot deklaroi se nuk bëhet fjalë për furnizim në katër sy, por bëhet fjalë për furnizime për të cilat nuk ka pasur shpallje, sepse ka qenë e shkurtë koha të arrihet deri te pajisja dhe materialet e nevojshme.
Shkup – Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë të Veriut shkarkoi tre gjykatës në seancën e sotme të 378-të për shkak të kryerjes joprofesionale dhe të pavetëdijshme të funksionit gjyqësor dhe vendosi të përfundojë mandatin e dy gjykatësve porotë nga Gjykata Themelore Penale Shkup për shkak të moshës 60 vjeçe.
Shkup – Vaksinimi po zhvillohet pa pengesa në të gjitha pikat e vendit. Interesimi për vaksinim çdo ditë po rritet. Në pikat vaksinuese në vend, përfundimisht me dje, janë vaksinuar gjithsej 434.450 qytetarë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Shkup – Komisioni Kuvendor për Financim dhe Buxhet edhe sot e vazhdoi debatin mbi amendamentet për ribalancin e buxhetit për vitin 2021 në kuadër të të cilit duhet të shqyrtohen gjithsej 222 amendamente prej të cilave 153 janë parashtruar nga VMRO-DPMNE-ja.
Shkup – Debati i sotëm publik mbi propozim-ligjin për mbikëqyrje inspektuese të mjedisit jetësor, kaloi në mënyrë konstruktive me disa vërejtje dhe komente për përmirësimin e draft tekstit.
Kërçovë – Nga fillimi i vaksinimit kundër Kovid-19, në komunën e Kërçovës janë vaksinuar afër dhjetë mijë qytetarë dhe nëse merret parasysh interesimi i banorëve të kësaj komune për vaksinim, numri i tyre deri në fund të muajit do të rritet në 15.000.
Sofje – Drejtori i Institutit për Hulumtime Hapësinore të Akademisë bullgare të shkencave Georgi Zhelev në deklaratë për mediat bullgare theksoi se shteti së pari duhet të bëhet anëtare me të drejtë të plotë e Agjencisë hapësinore evropiane për trajnim të astronautëve, ndërsa pastaj qytetarët bullgar mund të aplikojnë për punë në agjencinë.
Moskë – Presidenti I Rusisë, Vlladimir Putin në takim me përfaqësuesin amerikan për klimë, Xhon Keri, deklaroi se Moska dhe Uashingtoni ndajnë interes të përbashkët për ndryshimet klimatike.
Bruksel – Shtatë anëtarë të Komisionit evropian sot pasdite i prezantojnë nismat e fundit të institucionit për t’u arritur qëllimet e projektuara për zbutje të ndryshimeve klimatike, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Bruksel – Komisioni Evropian i është përgjigjur kritikave se Plani Klimatik i propozuar sot do të godasë kategoritë më të prekshme dhe më të varfra të qytetarëve, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Nju-Jork – Numri i emigrantëve dhe refugjatëve të cilët humbën jetën duke u përpjekur të mbërrijnë në Evropë përmes Mesdheut nga fillimi i vitit është dyfish më i madh sesa në gjysmën e parë të vitit 2020, kumtoi Organizata Ndërkombëtare për Migrim (ONM).
Bruksel – Pas paralajmërimeve në Francë se vaksinimi do të jetë i detyrueshëm për punonjësit shëndetësorë, në Belgjikë tani për tani nuk planifikohet një masë e tillë, por nuk përjashtohet plotësisht, lajmëron korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Uashington – Ish-presidenti amerikan, Xhorxh W. Bush e kritikoi tërheqjen e SHBA-së dhe NATO-s nga Afganistani, duke theksuar se civilët janë lënë të “vriten në mënyrë të pamëshirshme” nga talebanët.