• e premte, 27 dhjetor 2024
MIA Flesh
15:00/ 18 dhjetor/ 2021 Shkup – Kryetari i Komisionit Rregullativ për Energji dheShërbime të Ujit (RKE) Marko Bislimoski, thotë se si rregullator nuk do të licitojnë çmimin e energjisë elektrike që do ta paguajnë konsumatorët në tregun e normativizuar pas datës 1 janar deri sa të bëhen analizat e nevojshme. Ai tregon se vendimi për çmimin duhet të merret deri në fund të muajit dhe thekson se publiku do të informohet në detaje se sa kanë qenë, cilat janë kostot dhe çfarë e shkakton ndryshimin e çmimit të energjisë elektrike. Shkup – Fondi Monetar Ndërkombëtar doli me vlerësim se masat kundër krizës e kanë zbutur ndikimin e pandemisë mbi ekonominë dhe parandaluan largime më të mëdha nga vendet e punës. Nga ky institucion financiar ndërkombëtar presin rimëkëmbja ekonomike të vazhdojë  edhe në vitin 2022, por paralajmërojnë se ende ekziston pasiguri për shkak të pandemisë dhe kjo është arsyeja pse ata rekomandojnë që politikat edhe më tutje  të mbesin fleksibile. Shkup – Opozita kërkon që pushteti aktual të largohet, të formohet kabinet teknik i cili mund të udhëheqë deri në shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në pranverë të vitit të ardhshëm. Konsideron se pushteti aktual  nuk menaxhon mirë për shtetin. Nga pushteti thonë se shumica parlamentare është stabile, Qeveria ka mandat të plotë, ndërsa zgjedhjet e ardhshme duhet të mbahen në kohën e rregullt  në vitin 2024. Sipas liderit të VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski në situatën e vetos për eurointegrimet, kontesti real me Bullgarinë, i cili, siç tha në konferencën e mbrëmshme për shtyp, neve na kushton identitet, inflacion, çmim të rritur të energjisë elektrike, varfëri, korrupsion i rritur, zgjedhje të parakohshme parlamentare me zgjidhje të vetme. Shkup – Mund të pritet  presidenti francez Emanuel Makron të ndërmarrë hapa për lehtësim të dialogut ndërmjet Shkupit dhe Sofjes, të ndërmarrë nisma për lëvizje të punëve, deklaroi në intervistë për “360 shkallë” ambasadori francez në vend, Siril Bomgartner. Ai në intervistë  nuk ka folur se për çfarë biseda konkrete bëhet fjalë, por  potencon se fillimi i negociatave ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut është diçka që të gjithë e dëshirojnë. Shkup – Sot shënohet Dita ndërkombëtare e emigrantëve. Kjo datë është zgjedhur sepse më 18 dhjetor të vitit 1990, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi konventën ndërkombëtare për mbrojtje të të drejtave të punëtorëve emigrantë dhe anëtarëve të familjeve të tyre. Në Ditën ndërkombëtare të emigrantëve, nga vlera fundamentale është të njihen jo vetëm rreziqet dhe nevojat e e emigrantëve pa marrë parasysh gjininë, por edhe vlerat e tyre dhe kontributet si faktorë aktiv të ndryshimeve, përparimit social dhe qëndrueshmërisë. Shkup – Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë sot kumtoi se në suaza të aktiviteteve të cilat vijojnë  pas protestës së madhe të mbajtur të punëtorëve, deri te Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Koordinatorët e grupeve të deputetëve në Kuvend ka dorëzuar Propozim për miratim të Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për pagë minimale, me të cilin propozohet paga minimale në bruto vlerë duke filluar nga muaji janar i vitit 2022 të arrijë 26.476,00 denarë ose në neto vlerë 18.000 denarë. Shkup – Qyteti i Shkupit nuk ka marrë pjesë në procedurën për anulimin e planit të mëparshëm urbanistik në komunën e Karposhit, që të merr çfarëdo përgjegjësie për çfarëdo dëmi të shkaktuar për shkak të suspendimit të planit të mëparshëm urbanistik, as nuk ka marrë pjesë në procedurën për shitjen e tokës, kumtoi sot pres shërbimi i Qytetit të Shkupit. Beograd – Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë Zoran Zaev dhe Edi Rama, dërguan letër të hapur për Ballkanin Perëndimor, të cilën e publikoi gazeta e Podgoricës “Dan”. Në letrën e përfaqësuesve të shteteve nga Ballkani Perëndimor citohet se Evropa nuk është kontinent, por vizion, se qytetarët e Ballkanit Perëndimor, si pjesë përbërëse e kontinentit dhe vizionit, janë lënë jashtë për kohë të gjatë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. Shkup – Janë arrestuar dy persona nga Shkupi të cilët dje në mbrëmje kanë transportuar emigrantë në autostradën Tabanoc-Kumanovë. Siç kumtoi dje MPB-ja  në orën 22:10 në rr. “11 Tetori” në Kumanovë dhe në orën 22:20 në fshatin Nikushtak, komuna e Likovës, nëpunësit policor nga Stacioni policor për kontroll kufitar Sopot dhe Repart policor Mateç i privuan nga liria SH.B.(36) nga fshati Hasanbeg dhe G.J.(46) nga Shkupi. Shkup – Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme  vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 179 kundërvajtje, prej të cilave shtatëmbëdhjetë për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, tridhjetë e katër për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, katërmbëdhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer. Shkup – Gjatë ditës së djeshme  në periudhën nga ora 07:00 deri më ora 12:00 Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional për sanksionimin e shoferëve të cilët kryejnë tejkalime në mënyrë jo të rregulltë në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar gjithsej 156 shoferë, prej tyre në territorin e SPB Tetovë 40, poashtu në teritorin e SPB Ohër 40, në territorin e SPB Shkup 24 shoferë…
Shkup –  Në rrugën  “Anastas Mitrev” dje në orën 14:41 minuta, nëpunës policorë të Departamentit të Policisë Kriminalistike, Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme i kanë privuar nga liria A.S. (26) dhe A.L. (22), të dy nga Shkupi. Në rrugën e lartëpërmendur A.S. është pikasur se si A.L. i jep marihuanë, kurse ajo atij i jep të holla. Gjatë kontrollit tek ata, te A.S. janë gjetur të holla, kurse tek A.L. është gjetur marihuanë dhe një maqinë thërmuese me mbetje të marihuanës. Shkup – Ndalesë për automjete të rënda transportuese për shkak të reshjeve intensive të borës është vendosur në mëngjesin e sotëm në orën 04:50 në aksin rrugor Kërçovë – Ohër përmes grykës malore Strazhë. Siç kumtoi LAMM nga ora 03:45 në aksin rrugor Mavrovë – Dibër është vendosur ndalesë për qarkullim për automjete të rënda transportuese. Shkup – Hiqen ndalesat për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Gostivar – Strazhë – Kërçovë, si dhe aksin rrugor kryqëzimi për Mavrovë   – Dibër. Siç kumtoi LAMM nga ora 03:45 në aksin rrugor Mavrovë – Dibër është vendosur ndalesë për qarkullim për automjete të rënda transportuese. Prishtinë – Policia kosovare arrestoi dy persona  të cilët  e kanë kërcënuar me vdekje gazetarin Vehbi Kajtazi, sepse i quajti kriminelë  anëtarët e grupit të ashtuquajtur “Grupi i Kumanovës”, gjegjësisht shtetas kosovar  të cilët i shkaktuan incidentet e përgjakura në maj të vitit 2015 në Lagjen e Trimave të Kumanovës, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Tiranë – Ish presidenti shqiptar, ish kryeministër dhe lider historik  i demokratëve opozitar, Sali Berisha, para se të votojë në referendumin që e organizoi  për shkarkim të liderit aktual Lulzim Basha, u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të hënën në orën 16:00 “të protestojnë  në mbrojtje të interesave kombëtare”. Kiev – Ish presidenti ukrainas Petro Poroshenko e braktisi Ukrainën pasi  Zyra Hetuese Shtetërore i dorëzoi ftesë për dëgjim për rastin me dërgesat e thëngjillit  nga një pesë e Donbasit, i cili nuk është nën kontroll të Kievit. Këtë informacion, i cili paraprakisht u paraqit në mediat ukrainase, e konfirmoi edhe Partia Evropiane për Solidaritet të Poroshenkos. Ish presidenti  u nis për vizitë në Poloni dhe Turqi. Milano – Tërmet me fuqi prej 4,4 ballë sipas shkallës Rihter e goditi Italinë veriore dhe rajonin rreth Bergamos, kumtoi agjencia italiane për vullkanologji (INGV). Tërmeti e goditi qytetin Bonate Soto, në rajonin Bergamo, ndërsa epiqendra ishte në thellësi prej 26 kilometra. Uashington – Gjykata Federale e SHBA-së dënoi më shumë se pesë vite burg demonstrantin i cili mori pjesë në sulmin në Kapitoll më 6 janar të vitit 2021. Ky është dënimi më i lartë deri tani për pjesëmarrje në sulmin në Kapitoll. Ministria amerikane e Drejtësisë kumtoi se Robert Skot Palmer  nga Largo, Florida, është dënuar  me 63 muaj burg për sulm ndaj policisë në trazirat në Kapitoll. Manilë – Të paktën 20 persona humbën jetën në tajfunin Rai në Filipine, në mëngjes kumtoi shërbimi lokal për raste urgjente. Më shumë se 300.000 njerëz i knaë braktisur shtëpitë e tyre që nga dita e enjte, kur era në ishullin Siargo arriti 195 kilometra në orë. Kuala Lumpur– Të paktën 10 persona, mes të cilëve tetë fëmijë, humbën jetën mbrëmë në një aksident rrugor në shtetin malajzian Selangor, lajmëëroi Sinhua, e cila u referohet shërbimeve lokale për gjendje të jashtëzakonshme. San Francisko – Prefekti i San Franciskos shpalli  gjendje të jashtëzakonshme në qarkun e qytetit, ku nga viti i kaluar është shënuar rritje e rasteve të vdekjes nga mbidoza  me narkotikë. Këto raste kryesisht  janë lidhur me përdorimin e drogës sintetike fentanil.
Shkup – Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme, më ftohtë dhe me erë, në disa vende  do të bie borë. Do të fryejë erë e përforcuar veriore, me shpejtësi mbi 60 km/orë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë prej 0 deri në 8 gradë Celsius. Në Shkup kryesisht mot  me vranësira dhe i ftohtë me erë të përforcuar veriore. Përkohësisht në disa pjesë të fushëgropave do të bie dëborë. Temperatura minimale do të bie deri në 1 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë 4 gradë Celsius.

QËNDRONI TË LIDHUR