• e shtunë, 28 dhjetor 2024
MIA FLESH
15:00/ 16 prill/ 2022 Shkup – Qeveria dhe Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë – SASHK vazhdojnë bisedimet edhe këtë fundjavë në përpjekje për të gjetur një zgjidhje të pranueshme reciprokisht për rritjen e pagave në arsim dhe arsimin parashkollor dhe kujdesin. Shkup – Qeveria e Serbisë ka marrë vendim që të eksportojë dy milionë litra vaj për gatim në vend, në mënyrë që importuesit tashmë të mund të blejnë vaj nga Serbia. Autoritetet qetësojnë se do të ketë vaj gatimi dhe apelojnë qytetarët të mos magazinojnë furnizimet. Shkup – Ngjarja e parë promovuese e fushatës së përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Blloko urrejtjen. Shpërndaj dashuri!” do të mbahet sot në oborrin e shkollës së mesme “Josip Broz Tito” në Shkup. Të rinjtë së bashku me artistin Dejan Davçevski do të vizatojnë një mural në murin e shkollës së mesme, përmes së cilës do të dërgojnë mesazhin kryesor të fushatës dhe do t’u bëjnë thirrje të gjithë të rinjve që të bashkohen kundër urrejtjes dhe diskriminimit në shoqërinë tonë. Manastir – Kryeministri i Republikës së Bullgarisë Kiril Petkov sot në Manastri do të hapë klub i cili do të punojë në kuadër të qendrës kulturore “Ivan Mihailov”. Shkup – Vazhdon trendi në rënie i numrit të rasteve të reja të infektuara dhe aktive me KOVID-19. Autoritetet mbeten të mendimit se tani jemi në një zonë të sigurt, por se duhet të përgatitemi për një valë të re të mundshme gjatë vjeshtës. Shkup – Propozimet e Shkupit për arritjen e marrëveshjes dhe heqjen e vetos bullgare për fillimin e negociatave me BE-në janë të papranueshme për Sofjen. Pala bullgare thotë se nuk ka marrë një dokument zyrtar dhe mendon se duhet të vazhdojë dialogu për çështje të hapura politike dhe sapo të ketë progres, paralajmëron kundërpropozimin e saj. Marrëveshja e mundshme, politika ndaj Maqedonisë së Veriut, nëse ka apo jo një dokument që negociohet, shkaktoi mosmarrëveshje në koalicionin qeveritar bullgar.
Athinë – Të qëndrojmë së bashku! Le të bëjmë shumë më tepër për demokracinë! Le të kthejmë një faqe tjetër. Fillimet e reja po vijnë për qytetarët tanë, për vendet tona, për rajonin, për Evropën, tha ndër të tjera ish-kryeministri Zoran Zaev, në fjalimin e mbrëmshëm në Kongresin e tretë të SYRIZA-s. Shkup Policia e BDI-zuar të ndalojë urgjentisht metodat e UDB-së për t’i kërcënuar studentët të cilët denoncuan një krim të rëndë në Universitetin e Tetovës ku “profesoresha” që ka në krah Ali Ahmetin kërcënon dhe dhunon studentët, si dhe protestuan duke kërkuar të drejtën e tyre për arsim dhe siguri. Ohër – Gaz lotsjellës, shok bomba dhe sende të tjera janë vjedhura nga një depo e policisë në Ohër. Shkup- Në muajin shkurt të këtij viti janë dhënë 250 leje për ndërtim që është për 27,7 për qind më pak lidhur me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, njofton Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS). Më shumë leje të reja, 85 ka në Rajonin e Shkupit ku pasojnë ai i Pollogut me 53, Juglindor me 38… Shkup – Qeveria sot kumtoi se po bën përpjekje maksimale në kushtet e njërës prej krizave më të mëdha botërore në historinë e re, për të rritur prodhimin vendor të lëndëve të para ushqimore, por edhe për sigurimin e sasive të nevojshme të importet. Me grupin e masave të miratuara, fondin e ndërhyrjes dhe “Planin Kombëtar për prodhimin e ushqimit”, ne ofrojmë mbështetje dhe ndihmë të fortë për fermerët dhe qytetarët, kumtojnë nga shërbimi për shtyp i qeverisë. Dibër– Para zgjedhjeve të së dielës për kryetar komune në Komunën e Qendër Zhupë, sot të drejtën e votës duhet ta ushtrojnë 57 persona të sëmurë dhe të pamundur. Koçani– Ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski gjatë vizitës së sotme të punës në rajonin e Koçanit të prodhimit të orizit, theksoi se edhe pse orizi nuk është përfshirë në masat intervenuese për të mbështetur prokurimin e plehrave artificiale, ai është planifikuar të përfshihet në rezervat shtetërore të mallrave për të ndihmuar fermerët në plasmanin e sasive të prodhuara. Shkup- “Rritja e produktivitetit të një kombi është faktor kryesor për rritjen e pagave reale dhe standardit të jetesës”, ka thënë Paul Samuelson, babai i ekonomisë moderne dhe fitues i çmimit Nobel në ekonomi. Nobelisti tjetër i ekonomisë, Joseph Stiglitz vendosi teorinë e produktivitetit margjinal, e cila thotë se “të gjithë pjesëmarrësit në procesin e krijimit të vlerës së re marrin kompensim të barabartë me produktivitetin e tyre margjinal, respektivisht të asaj që inkorporojnë në proces”. Ose siç do të thoshte nobelisti Krugman, “Produktiviteti nuk është gjithçka, por në periudhë afatgjate është pothuajse gjithçka”. Athinë – Vetëm e pyes veten si ka qenë para vitit 2018, e si është tani dhe nëse ia ka vlejtur? Sigurisht që ia ka vlejtur, thekson ish-kryeministri Zoran Zaev në bisedë me korrespondenten e MIA-s nga Athina menjëherë pas fjalimit të tij në Kongresin e SYRIZA-s dhe foli për reagimet pozitive në të cilat ka hasur jo vetëm nga simpatizuesit dhe anëtarët e partisë greke, por edhe në përgjithësi, gjatë qëndrimit të tij disaditor në Athinë. Tiranë- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta përmes një postimi në Fejsbuk ka dënuar “sulmet ndaj policisë së Kosovës në Zubin Potok”. Prishtinë- Policia e Kosovës ka njoftuar se mëngjesin e hershëm të sotëm kanë ndodhur dy shpërthime në afërsi të një automjeti të policisë në vendin Sharpej afër Jarinjes në veri të Kosovës në kufirin me Serbinë,  njofton korrespodenti i MIA-s në Prishtinë. Beograd- Në Serbi sot qytetarët prej orës 7 deri në orën 20 përsëri votojnë në gjithsej 93 vendvotime në zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe zgjedhjet për Kuvendin e qytetit të Beogradit, njofton korrespodenti i MIA-s në Beograd. Kiev – Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në fjalimin e tij mbrëmë drejtuar kombit tha se është e vështirë të parashikohet se sa do të zgjasë lufta. Berlin– Qeveria gjermane kumtoi se planifikon dërgimin e më shumë se 1 miliard euro ndihmë ushtarake për Ukrainën. Kiev – Një delegacion i kryesuar nga kryeministri ukrainas Denis Shmigal javën e ardhshme do të vizitojë Uashingtonin, transmetoi Bgnes. Kiev– Kryetari i Kievit, Vitali Klitçko, në rrjetet sociale informoi se kryeqyteti ukrainas është sulmuar herët në mëngjes. Kiev – Guvernatori i administratës ushtarake të Ukrainës perëndimore, Maksim Kozicki, kumtoi se mbrojtja ajrore ukrainase ka rrëzuar raketa ruse që janë lëshuar mëngjesin e sotëm në Lavov, qytet në Ukrainën perëndimore. Londër – Forcat speciale britanike trajnojnë ushtar ukrainas në terren në zonën më të gjerë të Kievit, për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, shkruan gazeta “Tajms”. Kiev– Forcat ruse mbrëmë i kanë intensifikuar sulmet e tyre ndaj Ukrainës, veçanërisht në lindje të vendit, ku pritet një ofensivë e madhe ruse. Gjatë natës, tre rajone u granatuan veçanërisht rëndë – Harkovi, Doneck dhe Lugansk, theksojnë burimet ukrainase. Moskë– Autoritetet ruse sot se kryeministrit britanik Boris Xhonson i është ndaluar hyrja në Rusi si përgjigje ndaj sanksioneve britanike të vendosura ndaj Moskës për luftën në Ukrainë. Uashington – Presidenti i SHBA-së Xho Bajden deklaroi se është duke e konsideruar dërgimin e një zyrtari të lartë për të vizituar Ukrainën, me qëllim për të theksuar se Uashingtoni është mbrojtës i kombit ukrainas. Islamabad – Së paku shtatë civilë afganë, përfshirë fëmijë, janë vrarë në sulmet ajrore të forcave pakistaneze dhe granatimet e artilerisë përgjatë kufirit Afganistan-Pakistan, kumtuan sot autoritetet vendase afganë. Tunizi – Një anije mallrash me 750 tonë dizel që udhëtonte nga Egjipti për në Maltë u fundos sot në brigjet juglindore të Tunizisë, por deri më tani nuk ka rrjedhje karburanti, tha zëdhënësi i gjykatës lokale Mohamed Kari. Shkup- Skuadra e Shkupit do të jetë pasdite mysafir në ndeshjen kundër Pelisterit në Manastir në një nga tre ndeshjet që janë në program në kuadër të javës së 28-të të Ligës së parë futbollistike në Maqedoninë e Veriut (LPFMV).

QËNDRONI TË LIDHUR