• e shtunë, 28 dhjetor 2024
MIA Flesh
15:00/24 korrik/2022 Shkup – Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të vogla deri mesatare lokale në orët e pasdites. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, në pjesët jugore nga drejtimi jugor, ndërsa në pjesët veriore nga drejtimi verior. Në fund të ditës era veriore përgjatë Vardarit do të përforcohet dhe do të ketë paraqitje të izoluar të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Moskë – BE dhe NATO po bëjnë përpjekje që t’i shndërrojnë Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi në “instrumente” të lojës antiruse, njëjtë siç bënë përpjekje këtë ta bëjnë me Ukrainën dhe me një numër të madh të vendeve të tjera në lindje të Evropës, deklaroi ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov në intervistë për televizionin rus onllajn “Nashe Kino”. Shkup – Që nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ekziston një unitet i fortë ndëretnik dhe mbipartiak për anëtarësim në Bashkimin Evropian, njoftoi dje Ministria e Punëve të Jashtme në lidhje me intervistën e shefit të diplomacisë ruse në televizionin “Nashe Kino”, duke vlerësuar se në të vendi përmendet “në kontekst të papranueshëm”. Shkup – Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë me intensitet të rritur në akset rrugore jashtë mjediseve urbane. Shkup – Zjarri që prej para dy ditëve shpërtheu në malet e fshatrave të Berovës, Budinarcë dhe Mitrashincë është lokalizuar dje në orën 17. Shkup – Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik me çka në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 173 masa. Shkup – Gjatë mbrëmjes së kaluar në periudhën nga ora 22:00 deri më ora 04:00 nëpunës policorë të SPB Manastir realizuan kontrollim aksional të intensifikuar për sanksionimin e shoferëve për ngasjen e automjeteve në gjendje të dehur me çka janë sanksionuar 22 shoferë. Shkup – Nëpunës policorë të Stacionit Policor për Kalim Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare “Dojrani i Vjetër” e kanë privuar nga liria D.M. (44) nga Shkupi, mbrëmë në ora 23:30 minuta në vendin e quajtur “Kamenot” në Bogdancë, i cili dyshohet për kontrabandë të emigrantëve. Dellçevë – Paradite vazhdon shuarja e zjarrit në deponinë e plehrave ndërtimore në fshatin e Dellçevës, Oçipallë. Shkup – Mbrëmë në intervalin kohor nga ora 22:30 minuta deri më 00:30 minuta, nëpunës policorë të Stacionit Policor Manastir dhe të Njësisë për Çështje Kriminalistike në Manastir në aksion të koordinuar me inspektorë të Inspektoratit Shtetëror të Tregut realizuan kontrollë në dy objekte gastronomike në Manastir. Gjatë këtij kontrolli është konstatuar se në dy objektet persona të mitur janë shërbyer me alkool për të cilën do të parashtrohet kallëzim sipas nenit 204 të Kodit Penal. Shkup – Secili që vlerëson se në ndonjë tekst ose në ndonjë vend tjetër ka elemente të fjalës së urrejtjes, mund të ngrit padi penale, por vetëm institucionet e shtetit tone janë ato që duhet të vendosin për këtë çështje, thotë ministri i Drejtësisë në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë. Sofje– Të vetmen gjë që e fitoi Bullgaria nga “propozimi francez” për zhbllokimin e integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut është përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e vendit para fillimit të bisedimeve për klastere, e jo siç dëshironte Shkupi para përfundimit të procesit negociues për anëtarësim, vlerëson portali bullgar “Fakte.bg” në komentin kushtuar fillimit të bisedimeve me BE-në. Kumanovë – Zjarrfikësit nga Nagoriçani i Vjetër dje kanë shuar zjarr në një objekt ndihmës plot me dru dhe trungje, i cili pastaj është përhapur dhe e ka përfshirë pyllin në afërsi në sipërfaqe prej tre hektarëve në fshatin Strezovc, kumtuan sot nga QRMK – Kumanovë. Shkup – Unë jam kundër shpalljes së gjendjes së krizës energjetike dhe do të hap debat që të shohim se ku shkuan paratë e qytetarëve gjatë periudhës së kaluar në petkun e krizës energjetike, deklaroi sot lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve për vlerësim të paralajmërimeve të Qeverisë për shpallje të gjendjes së krizës energjetike. Shkup – Gjatë aksionit të përforcuar të Ministrisë së Punëve të Brendshme në territorin e shtetit për sanksionimin e automjeteve që qarkullojnë me shpejtësi më të madhe se ajo që është lejuar, të zbatuar gjatë ditës së djeshme, janë sanksionuar 333 shoferë. Shkup – Partia Forcat Demokratike të Romëve (FDR) sot e ka mbajtur Kuvendin e saj vjetor, ku mori pjesë edhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski. Shkup – Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë me intensitet të rritur në akset rrugore jashtë mjediseve urbane. Tiranë – Disa orë para skadimit të mandatit të tij pesëvjeçar në funksionin e presidentit, Ilir Meta përmes një publikimi në rrjetin social “Fejsbuk” shpreh falënderim dhe u uron më të mirën shqiptarëve. Kiev – Forcat ukrainase gradualisht po përparojnë drejt rajonit të Hersonit, që është okupuar nga Rusia që nga fillimi i pushtimit ndaj Ukrainës, deklaroi presidenti ukrainas Volodomir Zelenksi në paraqitjen e mbrëmshme për kombin. Vjenë – Shefja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen në një intervistë për gazetën ditore austriake “Kurir” deklaroi se presidenti rus, Vladimir Putin nuk do të ketë sukses me shantazhet me energjense dhe theksoi se askush në Evropë nuk do të ngrijë këtë dimër. Paris – Presidenti francez, Emanuel Makron konsideron se “ende është i mundur” rifillimi i marrëveshjes bërthamore me Iranin nga viti 2015, por nën kushtin “intervenimi të bëhet sa më shpejtë që është i mundur”, njoftoi mbrëmë Pallati i Eliseut menjëherë pas bisedës ndërmjet Makronit dhe homologut të tij iranian Ebrahim Raisi. Moskë – Zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Marija Zaharova, sot deklaroi se projektilet ruse e kanë shkatërruar infrastrukturën ushtarake në portin ukrainas, Odesa. Pekin – Kina ka dërguar paralajmërime të ashpra private deri te administrata e presidentit amerikan Xho Bajden, për shkak të vizitës eventuale të kryetares së Dhomës përfaqësuese të SHBA-së, Nensi Pelosi, në gusht në Tajvan, shkruan “Fajnenshëll tajms”. Uashington – Zjarri pyjor në afërsi të Parkut kombëtar “Josemiti” në SHBA u shndërrua në zjarrin më të madh në Kaliforni këtë vit, duke shkaktuar evakuime të mijëra personave dhe shkyçje të rrymës nga më shumë se 2.000 shtëpi dhe objekte afariste. Tel Aviv – Armata izraelite dhe forcat speciale sot kanë zhvilluar luftime disaorëshe me palestinezë të armatosur në Bregun e okupuar Perëndimor, kumtoi policia izraelite, ndërsa në konflikin, siç njofton shërbimi palestinez për shpëtim, jetën e kanë humbur të paktën dy palestinezë. Uashington – Sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken ashpër e dënoi sulmin e djeshëm me raketa ndaj portit Odesa, duke njoftuar se Rusia është përgjegjëse për thellimin e krizës globale me ushqim, njoftoi Departamenti i Shtetit. Manila – Tre persona janë vrarë sot në një sulm të armatosur në një universitet në Manila, ndërsa duket se bëhet fjalë për vrasje të qëllimshme, njoftuan autoritetet filipinase.

QËNDRONI TË LIDHUR