• e enjte, 26 dhjetor 2024
MIA Flesh
18:00/ 11 prill/ 2022 Shkup – Sipas vlerësimeve dhe njohurive tona, grevë ka në të gjitha shkollat ​​fillore dhe të mesme dhe kopshtet për fëmijë, në grevë po marrin pjesë masivisht edhe ata që nuk janë anëtarë të SASHK, deklaroi kryetari i Sindikatës së pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) Jakim Nedellkov në konferencë për shtyp duke kumtuar për grevën e përgjithshme që filloi sot për të përmbushur kërkesën për rritje të menjëhershme të pagave në arsim dhe mbrojtjen e fëmijëve. Shkup – Presidenti Stevo Pendarovski nesër dhe pasnesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare dyditore në Mal të Zi. Shkup – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski pret që Serbia ta heqë “rampën” edhe për vajin. Ai sot, pas mbledhjes së Grupit ndërsektorial për grurin, porositi se nuk është koha për krijimin e lajmeve të rreme dhe për krijimin e panikut në mesin e qytetarëve, sepse shteti do të ketë mjaftueshëm bukë, miell, vezë dhe vaj. Shkup – E nevojshme është që kopshtet për fëmijë të funksionojnë pa probleme dhe të ofrojnë kujdes për fëmijët, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska. Shkup – Gjykimi për rastin “Softuerët”, në të cilin i pandehuri i parë është ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dragi Rashkovski vazhdon nesër, pasi që sot në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, Prokuroria vazhdoi me nxjerrjen e dëshmive. Tetovë – Galeria artistike nga Tetova me rastin e 15 prillit, Ditës botërore të arteve këto pesë ditë duke filluar nga sot organizon më shumë aktivitete me qëllim të promovimit dhe nxitjes së kreativitetit artistik. Do të hapen pesë ekspozita në hapësira të ndryshme publike, ndërsa sot në sheshin e qytetit u prezantua ekspozita kolektive e nxënësve nga shkollat e mesme. Shkup – Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danela Arsovska, sot u takua përfaqësuesit e Lëvizjes kundër Handikapit “Polio Plus”, në kuadër të të cilit u nënshkrua marrëveshja për mbështetjen për realizimin e projektit “Politika dhe njohuritë gjithëpërfshirëse” për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe funksionimit të personave me aftësi të kufizuara në qytetin e Shkupit. Shkup – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot u takua me përfaqësues të Asociacionit Bankar të Maqedonisë – Shkup, në të cilën biseduan për bashkëpunimin e deritanishëm dhe të ardhshëm ndërmjet ministrisë dhe sektorit bankar. Shkup – Zëvendëskryeministrja e obliguar për politika për sundim të mirë,  Sllavica Gërkovska, sot u takua me përfaqësues të “Fondacionit ndërkombëtar për sisteme zgjedhore” IFES, të udhëhequr nga Katrin Elena, këshilltare globale legale dhe drejtoreshë e Qendrës për antikorrupsion dhe demokraci dhe Joana Kozmo, drejtoreshë e degës së IFES në Maqedoninë e Veriut. Tetovë – Vjedhje e armatosur ka ndodhur këtë pasdite në objektin “Posta e Maqedonisë së Veriut” në Reçicë së Vogël.  Dy persona e kanë kryer vjedhjen, për të cilin tash për tash nuk ka informacione se sa para janë marrë. Shkup – Zëvendëskryeministri për çështje Evropiane Bojan Mariçiq sot theksoi rëndësinë dhe rolin e diplomacisë në forcimin e besimit tek diplomatët e ardhshëm nga Republika Federale e Gjermanisë, të cilët aktualisht janë duke u trajnuar në vendin tonë për të ndërtuar të ardhme më të sigurt. Shkup – Në këtë periudhë të krizës, mungojnë plehra, material të farave, karburante, pesticide dhe lëndë të tjera të para çmimi i të cilave rritet vazhdimisht. Produktet shtrenjtohen, meqë blihet ushqim në panik. Realiteti i këtillë imponon nevojën për miratimin e masave emergjente, urgjente me qëllim të zbutjes dhe tejkalimit të pasojave, porositën pjesëmarrësit në sesionin e 10-të të Grupit punues 1 – Bujqësi dhe zhvillim rural. Beograd – Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pranoi urim nga presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, për fitoren në zgjedhje dhe mandatin e ri presidencial, informon korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. Kiev – Përfaqësuesi i Shërbimit shtetëror për gjendje të jashtëzakonshme Oleg Bondar kumtoi se rreth gjysma e territorit të Ukrainës duhet të pastrohet nga minat tokësore. Kiev – Një ekip francez arriti në Ukrainë që t’iu ndihmojë hetuesve lokalë që t’i shqyrtojnë akuzat për krime të luftës rreth kryeqytetit Kiev. Londër – Britania e Madhe sot njoftoi se vendos sanksione për liderët e serbëve të Bonjës, Millorad Dodik dhe Zheljka Cvijanoviq për shkak të përpjekjes që ta minojnë legjitimitetin e Bosnjës e Hercegovinës, informon Beta. Moskë – Rusia nuk do ta pauzojë operacionin ushtarak në Ukrainë për raunde të reja të bisedimeve paqësore, deklaroi ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov. Moskë – Bisedat ishin “të drejtpërdrejta, të hapura dhe të vështira”, deklaroi kancelari austriak Karl Nehamer, pas takimit të sotëm me presidentin rus, Vlladimir Putin. Shangaj – Autoritetet në Shangaj sot do të fillojnë të lehtësojnë “mbylljen” në disa zona, pavarësisht se raportojnë raste rekorde të infektimeve prej 25.000 raste të reja me Kovid-19 në qytetin më të populluar të vendit dhe një nga qendrat më të rëndësishme financiare. Karaçi – Parlamenti i Pakistanit sot e zgjodhi Shehbaz Sharifin për kryeministër të ri, pasi para një jave i ishte votuar mosbesimi kryetarit të deriatëhershëm të Qeverisë, Imran Kan.

QËNDRONI TË LIDHUR