• e premte, 27 dhjetor 2024
MIA Flesh

15:00/25 qershor/ 2023/

Shtip - Ndërkombëtarizimi i universiteteve është ndoshta e ardhmja e arsimit. Sa më shpejt të vendosemн programet e studimit në gjuhën angleze në të gjitha fakultetet, aq më shpejt do të zgjidhet problemi i daljes së nxënësve të shkollave të mesme, të cilët po largohen për në Slloveni, Bullgari dhe vende të tjera, shprehet në një intervistën për MIA-n rektori i Universitetit "Goce Delçev" - Shtip, Dejan Mirakovski.

Shkup - Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave raporton se pas reshjeve të mëdha të shiut që e përfshinë qytetin e Kumanovës, në orët e mbrëmjes, ndërsa për shkak të pamundësisë së kanalizimit atmosferik për të pranuar sasinë e madhe të ujit, shtëpitë janë përmbytur.

Shkup - Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), paralajmëron se gjatë ditës së sotme, në më shumë vende priten reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut të cilat mund të shkaktojnë rritje të shpejtë të nivelit të lumenjve më të vegjël dhe vendeve ku mblidhet ujë, ndërsa është e mundur të ketë edhe probleme lokale në një pjesë të vendbanimeve të banuara të qytetit nëse atje ka reshje intensive. Gjithashtu, është e mundur edhe paraqitja e rrëshqitjes së tokës.

Shkup - Në shtëpitë e dy personave në Tetovë policia mbrëmë ka gjetur marihuanë. Nga MPB-ja njoftojnë se mbrëmë në ora 20:30 minuta në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria A.L. (31) nga Tetova. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në Tetovë, e kryer me urdhër gjyqësor është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. 

Shkup - Në vendkalimin kufitar "Bllacë e Poshtme" dje në mesditë nga nëpunësit policorë është privuar nga liria B.M. (43) nga Norvegjia, pasi pas kontrolleve të bëra është konstatuar se në evidencën zyrtare është me masën "arresto", të lëshuar nga Sektori për bashkëpunim ndërkombëtar policor - Interpol.

Shkup – Në vendkalimin kufitar "Bogorodicë" për dalje nga vendi pritet 30 minuta, ndërsa në kalimin kufitar "Dojran" rreth 20 minuta, kumtoi Lidhja Automot e Maqedonisë.

Athinë - Diku më pak se dhjetë milionë grekë, mbi 9.813.595 qytetarë sot votojnë në zgjedhjet parlamentare në Greqi, zgjedhjet e dyta në një muaj që nga zgjedhjet e 21 majit, për shkak të modelit proporcional dhe heqjes së bonusit të deputetit për fituesin, asnjëra nga partitë nuk arriti të formonte një Qeveri, njofton konrrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Beograd - Nëna dhe e motra e djaloshit që e kreu vrasjen masive në SHF "Vlladillav Ribnikar" kanë tentuar ta braktisin Serbinë por janë parandaluar në vendkalimin kufitar Prohor Pçinjski drejt Maqedonisë së Veriut, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Londër - Gjenerali britanik, Riçard Denat, ish-shef i Shtatmadhorisë së armatës britanike, në një intervistë për Skaj Njuz paralajmëroi se liderët ukrainas të kenë kujdes nga një sulm i mundshëm mbi Kievin nga Bjellorusia, në krye me Evgenij Prigozhin. "Na shqetëson fakti që ai u largua në Bjellorusi", deklaroi gjenerali britanik.

Moskë - Zëdhënësi i Kremlinit Dimitrij Peskov sot deklaoi se është ndërprerë procedimi penal kundër liderit të grupit mercenar "Vagner", Evgenij Prigozhin, i cili dje në mëngjes e hapi Shërbimin Federal të Sigurisë Ruse (FSB) për thirrje për një kryengritje të armatosur.

Rostov - Anëtarët e grupit mercenar "Vagner" mbrëmë kanë filluar të tërhiqen nga qyteti jugor rus Rosov mbi Dom. Raportuesit britanikë i kanë parë forcat e Vagnerit duke u tërhequr nga Shtabi Ushtarak Rajonal i Ushtrisë ruse, mbi të cilët ata e kishin marrë më parë kontrollin.

Moskë – Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, deklaroi se vendi i tij e ruan kontrollin mbi armët taktike bërthamore që do të sistemohen në Bjellorusi, në pajtim me obligimet ndërkombëtare.

Moskë - Shefi i Vagnerit, Evgenij Prigozhin i kryesoi mercenarët në daljen jashtë qytetit jugor rus Rostov mbi Don pasi mbrëmë arriti marrëveshje për t'i dhënë fund kryengritjes së armatosur afatshkurtër.

Meka - Në Mekë sot fillon pelegrinazhi i këtij viti, një nga pesë shtyllat e Islamit, dhe në të pritet që të marrin pjesë më shumë se dy milionë myslimanë nga e gjithë bota. Ky do të jetë pelegrinazhi më i madh që kur pandemia e koronavirusit i detyroi autoritetet saudite që në mënyrë dramatike të ulin ngjarjen, raporton Hina. 

Uashington - Gazeta “Uashington Post”, duke cituar burime zyrtare, sot theksoi se në mesin e qershorit, agjencitë amerikane të inteligjencës morën informacione që tregonin se Evgenij Prigozhin po përgatiste një kryengritje të armatosur dhe paralajmëroi Shtëpinë e Bardhë për këtë.

QËNDRONI TË LIDHUR