• e mërkurë, 17 korrik 2024
MIA FLESH

09:00 / 9 korrik / 2024

Shkup - Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Hristian Mickoski nga sot merr pjesë në Samitin e NATO-s në Uashington i cili shënon 75 vjetorin e formimit të Aleancës. Janë paraparë një numër i madh i takimeve bilaterale me burrështetas të vendeve anëtare të Aleancës, por mbetet e paqartë nëse në margjinat e Samitit, Mickoski do të takohet edhe me kryeministrin grek, Kiriakos Micotakis.

Shkup - Në hekurudhën tek bulevardi "Serbia", mbrëmë rreth orës 20:25, treni ka goditur një person të moshës pesëdhjetë vjeçare. Nga goditja, ai ka vdekur në vendin e aksidentit, kanë bërë të ditur mëngjesin e sotëm për MIA-n nga Ndihma urgjente mjekësore në Shkup.

Shkup - Nga rreth gjysëm ore pritet për hyrje në shtet në vendkalimin kufitar Tabanoc dhe për dalje nga shteti në VK Bogorodicë, informoi në mëngjes LAMM. Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka mbajtje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Shkup - Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla lokale. Pasdite në pjesët perëndimore të vendit do të ketë paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm lokal të shoqëruar me bubullima dhe me kushte për stuhi afatshkurtër. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. 

Kiev - Në Ukrainë, pas sulmeve shkatërruese të djeshme të forcave ruse ku jetën e humbën 41 persona, ndërsa 166 u plagosën, sot është shpallur ditë zie. Rusia dje ka kryer një nga sulmet raketore më të mëdha në muajt e fundit, pasi që është goditur edhe spitali kryesor i fëmijëve në Kiev.

Tel Aviv - Armata izraelite kumtoi se ka kryer sulme ajrore ndaj disa luftëtarëve palestinezë, të cilët janë fshehur në një shkollë në Gazë, njoftoi DPA. Armata, siç thuhet, "ka shfrytëzuar armë të sakta që të shmang viktima civile" derisa e ka sulmuar grupin e luftëtarëve të cilët janë fshehur në një ndërtesë në rajonin Nusejrat në pjesën qendrore të Gazës, kumtuan forcat mbrojtëse izraelite (CAHAL) vonë mbrëmë, pa kumtuar më shumë hollësira.

Moskë - Të paktën një person e ka humbur jetën, ndërsa një trafostacion dhe një depo për naftë janë djegur gjatë "sulmeve masive" të dronëve ukrainas ndaj më shumë rajoneve ruse. Guvernatori i rajonit Begorod, Vjaçesllav Glladkov, në Telegram publikoi se një person e ka humbur jetën, dy janë lënduar, ndërsa janë dëmtuar edhe disa ndërtesa.

Jerusalem – Ndërsa ekipi izraelit po  përgatitet të udhëtojë në Kajro dhe Doha për të biseduar për lirimin e pengjeve izraelite, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu bëri publike katër pika për të cilat nuk mund të negociohet me Hamasin. Ndër katër kërkesat izraelite nga kabineti i Netanjahut, e para është se çdo marrëveshje e mundshme duhet "t'i lejojë Izraelit të kthehet në luftime derisa të arrijë të gjitha qëllimet e luftës".

Denver - Junajted erllajns njoftoi se edhe një aeroplan i tij e ka humbur rrotën kryesore të pajisjes për fluturim gjatë kohës së fluturimit, në praktikë duke e përsëritur incidentin nga marsi, pas çka Drejtoria Federale e Sigurisë së Transportit urdhëroi kontroll të sigurisë së kompanisë.

Uashington - Përfaqësuesit e lartë të SHBA-së janë në Kajro për shkak negociatave për të arritur marrëveshje për armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit, por ende ka dallime midis dy palëve, deklaroi mbrëmë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për siguri kombëtare Xhon Kirbi.

Uashington - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ashpër i dënoi sulmet raketore ruse ndaj Ukrainës, ku humbën jetën shumë civilë, duke përfshirë edhe fëmijë. "Rusia e vazhdon luftën e saj brutale në Ukrainë. Sapo kemi parë sulme të tmerrshme raketore ndaj qyteteve ukrainase, në të cilat janë vrarë civilë të pafajshëm, duke përfshirë edhe fëmijë. I dënoj këto sulme të tmerrshme", deklaroi mbrëmë Stoltenberg para takimit me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lojd Ostin në Uashington.

Uashington - Ish presidenti i SHBA-së dhe kandidati republikan për president Donald Tramp deklaroi se pret që presidenti amerikan Xho Bajden të mbetet në garën presidenciale edhe krahas thirrjeve nga Partia Demokratike që ai të tërhiqet dhe ta zëvendësojë me kandidat më të mirë. Trampi vlerësoi se Bajdeni nuk do të tërhiqet për shkak të "egos së tij".

Nju-Jork - Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara sot do të mbajë mbledhje, me kërkesë të Britanisë së Madhe, Francës, Ekuadorit, Sllovenisë dhe SHBA-së, për shkak të sulmit të armatës ruse ndaj Kievit, ku humbën jetën 36 persona, ndërsa u dëmtua spitali kryesor për fëmijë, publikuan mediumet britanike.

Hjuston - Uragani Beril ende vazhdon të bartë reshje të dendura shiu dhe rrezikun e tornadove pasi mbrëmë kaloi bregun e Teksasi, duke lënë më shumë se tre milionë njerëz dhe shumë biznese pa rrymë në zonën e Hjustonit, publikuan mediat amerikane.

QËNDRONI TË LIDHUR