• e mërkurë, 17 korrik 2024
MIA FLESH

18:00 / 16 korrik / 2024 

Shkup - Drejtori i Klinikës universitare për sëmundje të fëmijëve, Rexhep Memedi, sot, në lidhje me pretendimet për lëndime të foshnjes katërmuajshe, e cila ishte hospitalizuar në Klinikë, deklaroi se nuk ka pasur asnjë qëllim nga ana e infermierës për shkaktimin e lëndimeve, por mavijosjet në dorë janë shkaktuar nga marrja e gjakut në vena për analiza, si dhe se nuk do të ngritet asnjë procedurë disiplinore për infermieren. Paraprakisht, ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, megjithatë, deklaroi se është ngritur proces disiplinor për dy persona, prej të cilave njëra është infermiere.

Shkup - Prokuroria Themelore Publike Kërçovë ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore ndaj një 21-vjeçari nga fshati Suvi Doll të Makedonski Brodit i cili dyshohet se ka privuar nga jeta një person. në oborrin e një shtëpie në fshatin Kalugjerec, duke i shkaktuar plagë me armë zjarri.

Shkup - Anëtarët e Komisionit parlamentar për shëndetësi dhe Komisionit ligjvënës juridik dhanë mbështetjen e tyre për të kaluar në lexim të parë Propozim ndryshimet e Ligjit për mbrojtje shëndetësore, me të cilat parashikohet heqja e funksionit drejtorë ekonomikë. Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari në elaborimin e tij para anëtarëve të Komisionit të shëndetësisë, theksoi se ligji është në fuqi që nga viti 2007 dhe ideja për ndryshime është të hiqen drejtorët e dyfishtë.

Shkup - Ribalanci i Buxhetit pritet të shqyrtohet në mbledhjen e sotme qeveritare. Pas miratimit duhet të dërgohet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ku pritet të miratohet deri në fillim të gushtit. 

Shkup - Pesë aeroplanë "Er traktorë" dhe një kanader janë dërguar drejt Manastirit ku do të intervenojnë në zjarrin i cili sot pasdite u aktivizua mbi qarkoren, informuan nga Qendra për Menaxhim me Kriza. Më parë, Komuna Manastir njoftoi se zjarri mbi Manastir është përsëri aktiv dhe se në teren janë ekipet zjarrfikëse të cilët punojnë në vendosjen e situatës nën kontroll. 

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ka zhvilluar sot takim pune me ambasadorin e Republikës së Francës, Siril Bomgartner. Në takim, siç theksohet në kumtesë, ministri Toshkovski ka prezantuar objektivat programore të Qeverisë së re dhe prioritetet e përcaktuara në Ministrinë e Punëve të Brendshme, përfshirë luftën e pakompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, planin për riorganizimin e shërbimeve administrative dhe sistematizimi i vendeve të punës, ndryshimi i sistemit të trajnimit, me theks të veçantë në trajnimin e vazhdueshëm, digjitalizimi i Ministrisë dhe proceseve.

Shkup - Një banor 25-vjeçar i Kriva Pallankës ndërroi jetë dje si pasojë e rënies nga oxhaku i një objekti të braktisur, njoftuan sot nga MPB. "Më 15.07.2024 në orën 11.54 në Stacionin e Policisë Kriva Pallankë, nga Ndihma Mjekësore Urgjente Kriva Pallankë ishte raportuar se te ata ishte sjellë një i vdekur R.M. (25) nga Kriva Pallanka. Sipas dëshmitarëve të rastit, rreth orës 11.30 R.M. ishte vërejtur se si qëndron në oxhakun e një objekti të braktisur në rrugën 'Edinstvo', prej ku ka rënë, ndërsa pas tij ka rënë edhe konstruksioni i betonit i oxhakut, pas çka menjëherë kishin thirrë Ndihmën Mjekësore Urgjente", bëjnë të ditur nga MPB. 

Shkup - Një tërmet me magnitudë prej 2 ballë sipas shkallës së Rihterit është regjistruar pasditen e sotme në orën 14 e gjashtë minuta me epiqendër në zonën e Shkupit, informoi Observatori sizmologjik pranë Fakultetit matematiko- natyror.

Shkup - Komuna e Manstirit pasdite informoi se zjarri mbi Manastirin është sërish aktiv. Në terren janë ekipet zjarrfikëse që punojnë në vendosje të situatës nën kontroll.  Kërkohet edhe mbështetje ajrore. "Paralelisht kryhet edhe koordinim me Shtabin e përgjithshëm të krizës për përfshirjen e të gjitha forcave të disponueshme dhe resurseve konform nevojave. Në komunikim me krytearin Toni Konjanovski me Qendrën për menaxhim me kriza dhe Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim, sërish është paralajmëruar mbështetje ajrore në shuarjen e zjarrit", thuhet në komunikatën e Komunës së Manastirit.

Shkup - Deficiti i kuadrove, buxheti i pamjaftueshëm për punën e Prokurorisë dhe efektet e ndryshimeve të fundit në Kodin penal, kane qenë temat të cilët kanë diskutuar sot prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut Lupço Kocevski dhe ambasadori holandez në vend, Dirk Jan Kop.

Veles - Mbrëmë rreth orës 22:15 në SPB Veles, 49 vjeçarja V.V nga Gjermania, me vendbanim të përkohshëm në Veles ka paraqitur se në rrugën rajonale Veles - Nezhilovë, para shtëpisë së saj në afërsi të fshatit Bogomila, komuna e Çashkës, dy persona fizikisht e kanë sulmuar dhe i kanë marrë makinën "opel astra" me targa gjermane dhe çantën me para dhe dokumentet dhe sendet personale, ka informuar sot zëdhënësja e SPB Veles, Biljana Gjakovska.

Negotinë - Kryetarja dhe komandanti suprem i Armatës, Gordana Siljanovska Davkova, e shoqëruar nga zëvendësi i shefit të Shtatëmadhorisë, gjeneral-majori Azim Nuredini, sot i ka vizituar pjesëtarët e Armatës, të cilët janë të angazhuar për shuarjen e zjarrit në rajonin e Pepelishtes, rrethina e Negotinës, që është një nga rajonet kritike të kapluara me zjarret në shtet.

Strumicë - Zjarri në malin Ograzhden, mbi fshatin Badilen, në territorin e Komunës Novo Sellë, i cili shpërtheu para shtatë ditëve, sot po shuhet me ndihmën e helikopterëve "Kamov" nga Serbia dhe "Bllek houk" nga Turqia, të cilët janë pjesë e ndihmës ndërkombëtare të cilën e mori vendi ynë për shuarjen e zjarreve. Lajmin e konfirmuan edhe drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angellov dhe nga NJTZ Strumicë.

Strugë - Interesi për arsim profesionist në shkollat e mesme të Strugës çdo vit është gjithnjë e më i madh, konfirmoi për MIA-n drejtoresha e shkollës së mesme komunale "Niko Nestor", Keti Jankoska. Në tetë shkollat profesionale në gjuhën maqedonase janë regjistruar 140 nxënës, ndërsa në nëntë shkolla profesionale në gjuhën shqipe 143 nxënës.

Prishtinë - Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomash Suniog, deklaroi se Kosova duhet ta dërgojë draftin ndërkombëtar për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në vlerësim në Gjykatën Kushtetuese dhe se tre udhëheqësit e shtetit premtuan se do ta themelojnë, informon korrespondeti i MIA-s nga Prishtina. 

Prishtinë - Ambasadori amerikan në Prishtinë, Xhefri Hovenier, ka uruar Kosovën për hapjen e "Dritarës së Investimeve të Diasporës", duke vlerësuar se "hapja e kësaj platforme krijon vende pune përmes aftësive të reja dhe ngritjes së profilit të shtetit”. Duke shprehur kënaqësinë që qeveria e tij ndihmoi në hapjen e platformës, Hovenier tha se kur sipërmarrësit nga diaspora kthehen në vend, ata sjellin më të mirën me vete.

Hagë - Ish komandant i UÇK-së u shpall sot fajtor për "krime lufte" dhe u dënua me 18 vite burg "për vrasjet" në vitin 1999 gjatë luftës për pavarësi të Kosovës. "Duke marrë parasysh të gjitha provat, këshilli e shpall Pjetër Shalën fajtor për krime lufte", tha gjykatësja Mapi Velt-Folja para Këshillit të specializuar për Kosovën në Hagë, duke shtuar se ai është dënuar me 18 vite burg.

Paris - Presidenti francez Emanuel Makron do ta pranojë dorëheqjen e Qeverisë së kryeministrit Gabriel Atal deri në mbrëmje, njofton BFMTV, duke iu referuar burimeve. Makron për këtë e ka informuar qeverinë në takimin në Pallatin e Eliseut dhe e ka urdhëruar koalicionin qeveritar në largim që të japë propozim me qëllim formimin e koalicionit shumicë ose lidhjes së gjerë parlamentare.

Strasburg - Duhet të jemi të gatshëm të shtrijmë dorën e Evropës për njerëzit që na shikojnë në Ukrainë, Moldavi dhe Gjeorgji dhe për të gjithë ata në Ballkanin Perëndimor të cilëve u është mohuar përparimi për shumë kohë, tha Roberta Mecola sot në një fjalim para deputetëve pas rizgjedhjes së saj në postin e kryetares së Parlamentit Evropian.

Uashington - Multimiliarderi Ilon Mask paralajmëroi se do t'i japë rreth 46 milionë dollarë në muaj komitetit politik që e mbështet Donald Trampin, publikoi Uollstrit xhurnal duke iu referuar burimeve anonime. Donacionet e Mask do të dedikohen për grupin politik të quajtur America PAS, që do të përqendrohet në promovimin e regjistrimit të votuesve, votimeve të parakohshme dhe votimeve me postë mes banorëve në shtetet federale para zgjedhjeve në nëntor, publikoi gazeta duke cituar njerëz që janë të njoftuar me këtë çështje.

Madrid - Ylli i madh i futbollit Kilian Mbape ka ndarë emocionet e tij për kalimin në Real Madrid. Në promovimin e sotëm në "Santiago Bernabeu", futbollisti francez (25) tha se ëndërronte të luante për Realin dhe puthi logon e "klubit mbretëror"

QËNDRONI TË LIDHUR