• e mërkurë, 17 korrik 2024
MIA Flesh

12:00/16 korrik/2024

Shkup - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski mbajti takim pune me Bjorn Gabriell, përfaqësues i Bankës investuese evropiane, me të cilin bisedoi për realizimin e investimeve kapitale dhe mundësinë për mbështetje financiare për të njejtat nga ana e BIE-së, informojnë nga Minsitria e Transportit. Ministri Nikollovski theksoi se Qeveria përmes Ministrisë së Transportit është fuqishëm e fokusuar në realizimin e projekteve të mëdha kapitale që janë me rëndësi ekonomike për ekonominë vendore dhe ndërlidhjen rajonale.

Shkup - Në bazë të njoftimit të dërguar me shkrim nga MPB-SPB Shkup, Departamenti për hetime të aksidenteve, për ngjarje në të cilën shoferi i autobusit të NQP-së Shkup më 8 korrik humbi kontrollin ndaj automjetit për transport publik, ka shkuar në të majtë dhe ka goditur në rrethojën e betonit në bulevardin "Goce Dellçev", me ç'rast lëndime mori shoferi i evidentuar i autobusit dhe dy udhëtarë, Prokuroria Themelore Publike Shkup ka formuar lëndë dhe ndërmerr veprime për hulumtimin e ngjarjes.

Shkup - Nevojitet mobilizimi më i madh i mjeteve financiare, veçanërisht nga sektori privat, për transformimin e gjelbër, si pjesë e reformave strukturore dhe për konvergjencën e ekonomive në zhvillim drejt BE-së. Analizat e FMN-së tregojnë se deri në vitin 2030, pjesa e sektorit privat në financimin e gjelbër duhet të rritet nga 40 për qind në 80 në 90 për qind në ekonomitë me rritje të shpejtë dhe në zhvillim. Roli i bankave qendrore në mbështetjen e transformimit të gjelbër është bërë gjithnjë e më i theksuar në pesë vitet e fundit, duke përfshirë edhe Bankën Popullore, e cila e konsideron këtë çështje në mënyrë sistematike, duke e vendosur në kuadër të synimeve të saj strategjike.

Shkup - Inspektorët e Shërbimit të skanerëve mobil kanë parandaluar eksportimin e paligjshëm të devizave në vendkalimin kufitar Bllacë në vlerë prej 7.800 euro, pasi gjatë kontrollit te një udhëtar anë zbuluar sasi më e madhe e devizave të padeklaruara, njofton Drejtoria e doganës. Personi, siç thuhet në kumtesë, është shtetas i Maqedonisë së Veriut i cili udhëtonte me veturë me targa çeke. Në pyetjen e inspektorëve të doganës nëse ka diçka për të paraqitur, ai është përgjigjur se nuk ka asgjë, ku gjatë kontrollit të automjetit në çantën e tij janë gjetur gjithsej 9.800 euro. Sipas Ligjit për punë devizore, udhëtarit i janë kthyer 2000 euro të cilat qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund t'i nxjerrin jashtë shtetit pa i raportuar, ndërsa pjesa tjetër mbahen.

Shkup - Një burrë me inicialet R. Ç. mbrëmë me lëndime të rënda në kokë është gjetur pranë makinës së tij afër fshatit Orman të Shkupit i cili pasi është transportuar në klinikat e Shkupit u është nënshtruar plagëve, konfirmuan për MIA-n nga MPB-ja. "Dje në orën 18:50 në fshatin Orman, pranë një automjeti të parkuar “Leksus” me targa të Shkupit është gjetur një burrë i cili ka qenë i përgjakur në pjesën e kokës, ndërsa pranë tij ka pasur pistoletë dhe gëzhojë. Është konstatuar se bëhet fjalë për R.Ç(67). Me automjetin e ndihmës së shpejtë është transportuar në Qendrën klinike “Nënë Tereza” ku ka ndërruar jetë pas plagëve të marra. SPB Shkup po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit", thonë nga MPB.

Shkup - Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 117  sanksione,  prej të cilave pesëmbëdhjetë gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, gjashtëmbëdhjetë gjoba për kundërvajtje të cilat i kryejnë shoferët e motoçikletave, katër gjoba për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, pesë sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurisë …

Manastir - Ekipet e NJTZ Manastir, si gjatë natës, ashtu edhe në mëngjes po vazhdojnë të punojnë në vënien e plotë nën kontroll të zjarrit mbi Manastir. Nga Komuna Manastir sot në mëngjes informuan se së bashku me kipet e ndërmarrjeve publike për momentin, në terren janë mbi 1000 persona, për të cilët janë siguruar sasi të mjaftueshme të ushqimit dhe ujit. "Paralelisht po mbahet komunikimi me qendrën për menaxhim me kriza prej ku është paralajmëruar mbështetje nga ajri me shuarjen e zjarrit, kumtuan nga Komuna.

Podgoricë - Vendet e rajonit edhe sot janë nën paralajmërimet meteorologjike për valën e të nxehtit. Në të gjithë Malin e Zi dhe Bosnje e Hercegovinë, si dhe në pjesë të Kroacisë është shpallur alarm i kuq për valën e të nxehtit, ndërsa temperaturat e parashikuara në disa vende do të arrijnë mbi 40 gradë Celsius. Kur është fjala për Kroacinë, më nxehtë mëngjesin e sotëm ka qenë në Dubrovnik, 27.5 gradë. Meteorologët kroatë parashikojnë se vapa do të vazhdojë edhe në pjesën e dytë të javës, veçanërisht në Adriatik, ndërsa në brendësi reshjet më të shpeshta do të sjellin freskim të përkohshëm i cili do të jetë veçanërisht i theksuar ditën e premte.

Strumicë -  Pasi u shua dje krahu ekstrem veriperëndimor i zjarrit të madh që shpërtheu shtatë ditë më parë në malin Ograzhden, mbi fshatin Badilen, në territorin e Komunës së Novosellës, shuarja vazhdon edhe sot në krahun jugperëndimore, pikërisht pranë kufiri me Bullgarinë. Zjarri është ende aktiv, ndërsa sipas drejtorit të Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK), Stojançe Angelov, po shqyrtohet mundësia e kyçjes së sërishme të "Er Traktorëve" siç vepruan dje. Sipas komandantit të NJTZ-së Strumicë, Aleksandar Gudev, pritet që sot të shuhet zjarri, por në shumë pjesë dhe vende të paaksesueshme po digjet material i thatë i shtresëzuar.

Strasburg - Deputetët e përbërjes së re të 10-të të Parlamentit Evropian sot në Strasburg do të mbajnë seancë konstituive, ku duhet të zgjedhin kryetarin dhe nënkryetarët, e më pas të votojnë për zgjedhjen e Ursula fon der lajen për kryetar të Komisionit Evropian për mandatin e dytë. Seanca konstituive e PE-së zgjat nga 16 deri më 19 korrik.

Bruksel - Për shkak të mungesës së një qeverie të qëndrueshme politike, Bullgaria përballet me rrezik real për të mbetur pa mjete të parashikuara nga Plani për rimëkëmbjen e BE-së, paralajmëroi Iliana Ivanova, Komisionerja Evropiane për Inovacion, Kërkim, Kulturë. Arsim dhe Rini. "Mungesa e një qeverie të rregullt nuk do të ketë ndikim të mirë në pozitën e Bullgarisë në Evropë", deklario eurokomisionerja bullgare Ivanova në një intervistë për televizionin e Sofjes bTV. Ivanova thekson se në kuadër të Planit për rimëkëmbjen e BE-së, Bullgaria mund të marrë gjithsej 5,69 milionë euro, por për shkak të situatës politike në vend ekziston rrezik real që të humbasë një pjesë të këtyre mjeteve.

Bratisllavë- Hyrja potenciale e Ukrainës në Aleancës veriatlantike mund të çojë drejt konfliktit të drejtpërdrejtë mes Rusisë dhe NATO-s, deklaroi kryeministri sllovak, Robert Fico. "Ne vazhdimisht i përmbahemi një prej aprimeve kryesore të politikës së jashtme sovrane sllovake, sipas të cilës anëtarësimi i Ukrainës në NATO e rrezikon paqen në tërë botën. Ekzistojnë vende ushtarake nga NATO-ja të cilat ose fare nuk kuptojnë se çka do të thoshte anëtarësimi i Ukrainës në Aleancë ose, përkundrazi, dëshirojnë të shkaktojnë konflit të drejtpërdrejtë mes NATO-s dhe Rusisë, që do të ishte fillimi i luftës së tretë botërore", deklaroi Fico.

Gazë - Fraksionet rivale palestineze Hamasi dhe Fatahu në korrik në Kinë do të mbajnë negociata për unitet, deklaruan dy përfaqësuesit e tyre të lartë. Përfaqësuesit e dy fraksioneve u takuan në Kinë në prill për të diskutuar për pajtimin e mundshëm që do t'i japë fund ndarjeve politike 17-të vjeçare. Takimet mbahen në kohën kur rriten tensionet ndërmjet dy fraksioneve për shkak të vazhdimit të luftës së Hamasit me Izraelin. Presidenti palestinez Mahmud Abas, i cili e ka udhëhequr lëvizjen Fatah, paraprakisht e kritikoi grupin islamik Hamas për shkak të luftës, ndërsa Hamasi e akuzoi presidentin palestinez se ndalet në anën e Izraelit.

Kabul - Së paku 17 persona kanë humbur jetën dhe 34 janë lënduar në një aksident trafiku në Afganistan, njoftuan sot autoritetet lokale. Ndër të vdekurit janë edhe tre fëmijë. Pasagjerët u vranë kur një autobus u përmbys në distriktin Hinxhan, provincën Baglan. Autobusi ishte në relacionin Kabul - provinca Farixhab, në veri të Afganistanit.

Uashington - Presidenti amerikan Xhozef Bajden, në intervistën për En-Bi-Si njus deklaroi se gaboi kur inkurajoi mbështetësit e tij për ta bërë kandidatin republikan Donald Tramp "objektivin e tyre", por theksoi se retorika e dhunshme është problemi i Trampit, jo i tij. "Ishte gabim përdorimi i kësaj fjale. Mendova se duhet të fokusohemi tek ai. Fokusohuni në atë që bën, fokusohuni në politikat e tij, fokusohuni në numrin e gënjeshtrave që tha në debat... Unë nuk jam tipi që them diçka të tillë. Unë nuk jam tip që refuzon të pranojë rezultatin e zgjedhjeve. Unë nuk jam tip që thotë se do të refuzojë rezultatet e këtyre zgjedhjeve. Fokusi është në atë që ai (Tramp) po thotë dhe idenë e tij", tha Bajden. 

Los Anxhelos - Shenen Doerti u dakordua zyrtarisht t'i japë fund procedurave të divorcit me ish-bashkëshortin e saj, fotografin Kurt Isvarienko, një ditë para vdekjes së saj. Sipas dokumenteve gjyqësore të cituara nga tabloidi "Pipëll" (People), aktorja nënshkroi një kërkesë për të hequr dorë nga mbështetja bashkëshortore më 12 korrik, vetëm një ditë para se të vdiste. Ajo gjithashtu ra dakord për një "përfundim standard ose të pakontestueshme" të martesës së tyre, duke treguar se të dy kanë finalizuar reciprokisht procedurat e divorcit jashtë gjykatës.

Madrid - Njëzet e dy herë kampioni i Grend slemit, spanjolli Rafael Nadal, ka vlerësuar parashikimet për karrierën e bashkatdhetarit të tij Karlos Alkaraz. "Kam përshtypjen se po flasim për një lojtar që do të bëhet një nga më të mirët në histori. Kjo është ndjenja ime. Ai është një lojtar me potencial të madh. Jeta mund të ndryshojë shpejt, është e vërtetë. Asnjëherë nuk e dini se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, por sot, nëse duhet të parashikojmë se çfarë do të ndodhë në karrierën e tij, ne parashikojmë gjëra të mahnitshme", deklaroi Nadal për "Punto de Break".

Londër - Kreu i UEFA-së, Aleksandar Çeferinsërish mund të kandidojë për rizgjedhje në vitin 2027, shkruan "Gardian". Në shkurt, Kongresi i Federatës evropiane të futbollit bëri ndryshime në statutin e organizatës, që do t'i lejojë zyrtarit 56-vjeçar të qëndrojë në postin e tij deri në vitin 2031. Pas kësaj, Çeferin tha se nuk planifikon të rizgjidhet për një mandat të ri. Sipas "Gardian", njeriu i parë i UEFA-së ka folur me përfaqësuesit e disa federatave evropiane për anulimin e mundshëm të premtimit. Ai mbështetet nga rreth 20 anëtarë të UEFA-së.

Buenos Aires - Kapiteni i kombëtares argjentinase në futboll Lionel Mesi foli për gjendjen e tij pas dëmtimit të djeshëm në finalen e Kupës së Amerikës kundër Kolumbisë. Sulmuesi u largua nga fusha në minutën e 66-të të ndeshjes për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës. "Turneu ka përfunduar, dua t'i falënderoj të gjithë për urimet dhe fjalët e mbështetjes. Për fat të mirë, jam mirë dhe së shpejti do të jem në gjendje të rikthehem në fushë dhe të shijoj edhe një herë atë që dua të bëj më shumë. Jam i lumtur sepse ia arritëm qëllimit. Faleminderit të gjithëve që na mbështetën, ekipi ynë ka shumë të tashme dhe të ardhme. Përpara Argjentinë", ka shkruas Mesi në rrjetet e tij sociale. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR