• e mërkurë, 17 korrik 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

09:00/17 korrik 2024

Shkup - Qeveria dje në mbledhje diskutoi për ribalancin e Buxhetit, por më shumë hollësi pritet të kumtohen gjatë ditës së sotme. Kryeministri Hristian Mickoski, në ditarin qendror në televizionin "Sitel"  deklaroi se Buxheti është në gjendje alarmante dhe se mungojnë para për çka organet hetuese do të kenë shumë punë në periudhën e ardhshme. Para për rritjen e premtuar të pensioneve, siç tha, do të ketë.

 Shkup - Komisioni Parlamentar për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive sot do ta vazhdojë seancën e dytë, ku do të shqyrtohen raportet vjetore të disa institucioneve. Në rend dite janë Raporti vjetor i Avokatit të Popullit për shkallën e sigurimit, respektimit, përparimit dhe  mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, Raporti vjetor për punën e Agjencisë për Administratë, Raporti vjetor për punën e Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Raporti vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në shkallë të dytë në fushën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurës kundërvajtëse, të gjitha për vitin 2023.

Shkup - Konventa nacionale për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisl së Veriut (KNBE-MK), sot në Shkup do ta mbajë sesionin e tretë të Grupit të 6-të punues Antikorrupsion (Kapitulli 5, Kapitulli 18 dhe Kapitulli 32), me temë - "Ndërtimi i infrastrukturës digjitale kohezive për zhvillim të financave të avancuara publike".    Siç është paralajmëruar, fjalime hyrëse në temë do të kenë ministri i Transformimit digjital Stefan Andonovski, koordinatori nacionale i KNBE-MK, profesor Mileva Gjurovska dhe Aleksandar Krzhalovska nga Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar  

 Shkup - Në Shkup sot do të prezantohet raporti i revizionit nga revizioni kooperativ rajonal i suksesit me temë "Barazia gjinore e grave nga mjediset rurale përmes inkluzivitetit të tyre në tregun e punës". Raporti është realizuar nga Enti Shtetëror për Revizion, si koordinator dhe institucionet e larta të revizionit të Shqipërisë dhe Kosovës, me mbështetjen e trupit të Kombeve të Bashkuara për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave - UN Women.

 Shkup   - Për shkak të zjarrit aktiv në rrugën rajonale Negotinë - Shtip, afër fshatit Pepelishtë, është ndërprerë qarkullimi për të gjitha llojet e automjeteve, në të dyja drejtimet, informon LAMM. Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.   Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

Shkup - Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, pasdite me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Në orët e pasdites diku në zonat malore do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm të shkurtër. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri në 23 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 36 deri në 42 gradë. Indeksi UV do të arrijë nëntë.

Shkup  - Për shkak të defektit , sot pa ujë do të jenë disa objekte afër Ndërmarrjes Publike "Parqe dhe Gjelbërime"  - Shkup, si dhe ndërmarrja, informojnë nga "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" - Shkup. Ujë për pije nuk do të kenë kafeneja "Ballkanika"  kopshti privat dhe disa shtëpi pas objektit së kompanisë.  Furnizimi me ujë do të ndërpritet nga ora 07:30 deri në përfundimin e aktiviteteve të punës.

Shkup  - Për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, sot ndërprerje të energjisë elektrike do të kenë disa pjesë të Komunës së Gazi Babës, njofton Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza - Shkup. Nga ora 8 deri në 15 pa energji elektrike do të jenë  fshatrat Straçincë, Viniçë, Bulaçan dhe një pjesë e Creshevës.

Bruksel - Bashkimi Evropian e konfirmon mbështetjen e saj të palëkundur të Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe është e vendosur t'i mbrojë  integritetin, universalitetin dhe pavarësinë e saj, citohet në deklaratën e përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Zhozep Borell me rastin e miratimit të Statutit të Gjykatës së Romës më 17 korrik të vitit 1998.

Bruksel - Sot e shënojmë kujtimin e 298-të të pafajshmëve, mes të cilëve edhe 80 fëmijë, nga 17 kombësi, të cilët i kanë humbur jetët gjatë rrëzimit të aeroplanit të "Malezia erlajns" mbi territorin e Ukrainës më 17 korrik të vitit 2014, theksoi përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Zhozep Borrell në deklaratën me rastin e 10-vjetorit të rrëzimit të Boingut malajzian 777-200ЕР në fluturimin MH17 nga Amsterdamin deri në Kuala Lumpur.

 Bejrut - Hezbollahu proiranian lëshoi ​​disa raketa në veri të Izraelit gjatë natës, në kushte të rritjes së tensioneve  në kufirin libanezo-izraelit, njoftoi DPA. Hezbollahu bëri të ditur se ka lëshuar dhjetëra raketa si hakmarrje për sulmet e djeshme izraelite me dronë, të cilat rezultuan me vdekjen e pesë sirianëve, përfshirë edhe tre fëmijë, njoftojnë mediat shtetërore.  

Asunsion - Autoritetet në Paraguaj paraqitën konfiskimin më të madh të drogës në vend deri më tani, duke konfiskuar mbi katër tonë kokainë, lajmëroi DPA. Forcat e Paraguajit e zubuluan drogën e fshehur në thasë me sheqer në kontejner në portin e kryeqytetit Asunsion, rrugës për Antverpen në Belgjikë, kumtoi agjencia për luftë kundër drogës Senad.

Oman - Në të shtënat e djeshme në afërsi të xhamisë shiite në kryeqytetin e Omanit humbën jetën gjashtë persona, duke përfshirë edhe një polic, lajmëroi agjencia gazetareske shtetërore e Omanit. Agjencia, duke i'u referuar kumtesës policore, kumtoi se janë vrarë edhe tre sulmues. Siç transmetoi DPA, në sulm janë lënduar 28 persona nga kombësi të ndryshme, kumtoi policia.

Lima - Të paktën 20 persona kanë humbur jetën kur një autoobus ka rënë në greminë, kumtoi ministri i Transportit, Raus Perez Rejes. Autobusi ka lëvizur nga kryeqyteti Lima drejt rajonit të Andeve Ajakuço kur ka rënë nga shkëmbi. Sipas raporteve të media, të paktën 15 persona janë dërguar në spitale me lëndime.

 

QËNDRONI TË LIDHUR