• e enjte, 26 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 11 qershor/ 2023

Shkup - Pas një sëmundjeje të shkurtër në moshën 45-vjeçare ka ndërruar jetë Darko Dimovski, kryetar i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM). "Kolegët, bashkëpunëtorët dhe punëtorët do ta kujtojnë si një luftëtar të madh për të drejtat e punëtorëve që la gjurmë të thella në lëvizjen sindikale dhe punëtore të Maqedonisë. Në emër të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë,  i shprehim ngushëllimet më të thella familjes së tij", njoftoi sot LSM-ja.

Shkup - Kryeministri Dimitar Kovaçevski shprehu ngushëllime për vdekjen e Darko Dimovskit, kryetar i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM). Në një postim në profilin e tij në Fejsbuk, kryetari i Qeverisë thekson se përkushtimi i Dimovskit në luftën për të drejtat e punëtorëve ka qenë i jashtëzakonshëm, ndërsa përfshirja e tij në lëvizjen sindikale dhe të punëtorëve, siç thotë, ka lënë gjurmë të pashlyeshme që edhe më tej do të jenë një shembull i punës së përkushtuar dhe të suksesshme. 

Shkup  - Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi dhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski shprehën ngushëllime me rastin e vdekjes së Darko Dimovskit, kryetar i Lidhjes së Sindikatve të Maqedonisë (LSM).

Kavadar - Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë punon për të ardhmen dhe investon, por nuk e harron kurrë shtyllën bazë që e mban të bashkuar shoqërinë tonë, që është qytetari,  porositi kryeministri dhe kryetar i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në tribunën e sotme "Rezultatet që bëjnë dallimin" i cili u mbajt në Kavadar.

Shkup - Plani i ri i BE-së për përafrimin dhe përkrahjen ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor nënkupton fonde shtesë të BE-së për projekte zhvillimore dhe infrastrukturë, ndërsa për kompanitë tona do të thotë qasje e lirë në një treg prej gjysmë miliardi konsumatorësh. Kjo nismë, së bashku me Planin nacional për përshpejtimin e rritjes ekonomike, do të ndikojnë në rritjen e aktivitetit investues dhe konkurrencës dhe si rrjedhojë edhe në përshpejtimin e rritjes ekonomike, theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi, në kolumnën e tij të fundit.

Shkup - Potenciali për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Azerbajxhanit dhe Maqedonisë së Veriut ende nuk është shfrytëzuar, megjithëse kemi shumë mundësi, prandaj duhet të kemi kontakte më të shpeshta, jo vetëm ndërmjet autoriteteve, por edhe ndërmjet komuniteteve të biznesit, përmes forumeve të ndryshme të biznesit, delegacioneve nga ministritë përkatëse, thotë në një intervistë për MIA-n Elçin Amirbajov, i dërguari special i presidentit të Azerbajxhanit, i cili ndodhet në një vizitë dyditore në vendin tonë.

Shkup - Vazhdon rritja e numrit të vendeve të punës dhe eksportit në ZZHTI. Në maj të vitit 2023, numri i vendeve të punës ka arritur pothuajse në 16900. Kjo është 15 për qind më shumë se maji i vitit 2022, pra 21 për qind dhe 25 për qind më shumë krahasuar me majin e vitit 2021, pra 2020, tregon analiza e rregullt mujore e Drejtorisë.

Shkup - Unioni i nxënësve të shkollave të mesme të Republikës së Maqedonisë së Veriut (UNSHMMV) sot do të mbajë Kongresin e Tretë, ku delegatët do të zgjedhin Bordin e ri Ekzekutiv dhe kryetarin e ri të Unionit, për shkak të përfundimit të mandatit të atij të mëparshëm, Luka Paviçeviq.

Shkup - Faza e dytë e dezinfektimit tokësor të zonës së Qytetit të Shkupit kundër formave të rritura të mushkonjave do të kryhet nga sonte deri më 15 qershor 2023, nga ora 22:00 deri në orën 03:00.

Shkup - Pianisti Simon Tërpçeski mbrëmë e mbylli sezonin e Orkestrës  Filarmonike Shtetërore të Selanikut. Në sallën e ceremonive të Universitetit "Aristoteli", nën shkopin e dirigjentit të Miltos Logiadis, në program ishte edhe Koncerti i njohur për piano dhe orkestra nr. 2 nga Rahmaninov, përveç veprave të Respigit dhe Stravinskit.

Prilep - Nën moton "Nesër mund të jesh ti", dhjetëra anëtarë të shoqatave të çiklizmit "Prilepi në biçikletë" dhe "Vello Çe" dolën në protestë paqësore në qendër të Prilepit për të shprehur revoltën dhe shqetësimin e tyre që ndihen të pasigurt në rrugë dhe rrugica. 

Dellçevë - Komunikacioni për automjete të lehta është hapur në magjistralen A3 nga Dellçeva për në Makedonska Kamenicë, ku në 24 orët e fundit po punohej për riparimin e një çarjeje të madhe si pasojë e stuhisë që goditi Dellçevën të enjten.

Tiranë - Më 30 qershor në zonat turistike bregdetare dhe malore në Shqipëri do të hapen 30 ambulanca  shëndetësore verore, tha kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili ndau edhe hartën e qyteteve ku do të gjenden këto ambulanca.

Podgoricë - Sot në Mal të Zi mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare – të gjashtat që nga rikthimi i pavarësisë së vendit në një referendum në vitin 2006. Qendrat e votimit janë hapur sot në mëngjes në orën shtatë, ndërsa do të mbyllen në orën 20:00. Qytetarët i zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Kuvend nga 15 lista zgjedhore dhe të drejtë vote kanë 542.468 qytetarë.

Podgoricë - Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Mal të Zi, deri në orën 11:00 kanë votuar 16.3 për qind e votuesve, njoftoi Qendra për Monitorim dhe Hulumtim (CEMI). Sipas të dhënave të kësaj organizate joqeveritare, në pjesën veriore të Malit të Zi deri në orën 11:00 kanë votuar 15,.9 për qind, në pjesën qendrore 17.2 për qind dhe në atë jugore 14.8 për qind.

Podgoricë - Presidenti malazez Jakov Milatoviq tha sot se pret që qeveria e re të formohet në mënyrë të shpejtë, efikase dhe në përputhje me vullnetin elektoral të qytetarëve. Pas votimit në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ai deklaroi se më e rëndësishmja është që dita e zgjedhjeve të kalojë e qetë dhe në përputhje me standardet demokratike.

Ankara - Tërmet me magnitudë pesë ballë është regjistruar sot në orën 11:56 në territorin e Turqisë, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Sipas qendrës, tërmeti ndodhi 71 kilometra në veriperëndim të qytetit Kahramanmarash në një thellësi prej 10 kilometrash.

Kiev - Ushtria ukrainase raportoi sot luftime të ashpra në lindje të vendit, ndërsa forcat ruse kërkojnë të marrin kontrollin e plotë të rajoneve pjesërisht të pushtuara të Luganskut dhe Donjeckut.

Romë - Forcat speciale italiane mposhtën një grup emigrantësh që rrëmbyen një anije mallrash në brigjet e Napolit. Disa persona nga grupi 15 anëtarësh që fshiheshin në anijen "Galata Sivejs" me flamur turk e detyruan ekuipazhin të rikahëzohet nga rruga e tyre të premten, njoftuan autoritetet. Anija po lundronte nga Turqia për në Francë.

 Johanesburg - Një tërmet me magnitudë pesë ballë në mëngjesin e sotëm  ka goditur  Johanesburgun, qytetin më të madh të Afrikës së Jugut, njoftoi Shërbimi Gjeologjik Amerikan (USGS). Sipas institutit që i evidenton tërmetet në mbarë botën, tërmeti në Johanesburg ka ndodhur në orën 2:38 sipas kohës lokale

Tel Aviv - Disa mijëra izraelitë demonstruan mbrëmë në Tel Aviv dhe qytete të tjera për javën e 23-të me radhë, kundër planit të diskutueshëm për reformimin e sistemit të drejtësisë të qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanjahu. Mbledhja u zhvillua në qendër të Tel Avivit, si dhe në qytetet Haifa dhe Rehovot.

Uashington - Ish presidenti amerikan Donald Tramp tha mbrëmë se aktakuza federale e shpallur kundër tij ishte "qesharake" dhe "e pabazë", një përpjekje për të rrezikuar shanset e tij për t'u rizgjedhur si president i SHBA-së në vitin 2024.

Pekin - Honduras hapi sot një ambasadë në Kinë, njoftuan mediat shtetërore kineze. Ambasada në Pekin u hap nga ministrat e punëve të jashtme të dy vendeve, njoftoi televizioni shtetëror Si-Si TV (CCTV).

Manila - Mijëra njerëz që jetojnë në afërsi të vullkanit Majon në Filipinet qendrore janë evakuuar për të shmangur kërcënimin e sotëm të hirit, shkëmbinjve djegës dhe gazeve helmuese që rrjedhin nga krateri, njoftuan zyrtarët lokalë. Sizmologët kanë raportuar se një tërmet vullkanik ka ndodhur në 24 orët e fundit dhe se gurët e djegur po bien në një rreze prej dy kilometrash rreth vullkanit.

Shkup - Paradite do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët me kushte për paraqitje të reshjeve afatshkurtra të shiut, ndërsa nga mesdita e tutje në shumë vende do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë.  Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 22 deri në 28 gradë.

QËNDRONI TË LIDHUR