• e enjte, 26 dhjetor 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

18;00/ 25 maj/ 2023

Shkup - Zbatimi i reformave, sigurimi i sundimit të së drejtës, liria e medieve, të drejtat e njeriut – duke përfshirë të drejtat e personave që u përkasin pakicave nacionale – janë fushat kryesore në të cilat OSBE-ja do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për Serbinë.

Tivat -Republika e Maqedonisë së Veriut e ruan stabilitetin makroekonomik dhe i reziston procesit reformues, duke u përballur me sfidat e krizës energjetike dhe asaj të çmimeve. Vitin e kaluar, këto politika mundësuan që FMN-ja të sigurojë qasje në Instrumentin e përkujdesjes dhe likuiditetit, me qëllim të përballjes me krizën dhe ruajtjes së stabilitetit në periudhë afatmesme. Kriza menaxhohet nga Qeveria, ku ruhet stabiliteti i financave publike, megjithatë kriza i vendosi lart në listën e prioriteteve çështjet për sigurimin e efikasitetit energjetik, diversifikimin e burimeve të energjisë dhe reagimin ndaj ndryshimeve klimatike.

Shkup- Kemi denoncim që para disa ditëve për prishjen e sigurisë në Komunën e Haraçinës dhe tashmë janë ndërmarrë masa në pajtim me orientimet që i ka dhënë Prokuroria publike dhe do të ngriten kallëzime penale kundër këtyre personave, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, duke u përgjigjur në pyetjen rreth paralajmërimeve të Komunës se administrata komunale e Haraçinës nuk do të punojë nga sot për shkaqe sigurie.   

Shkup - Për momentin po punohet në përmirësimin infrastrukturor, gjegjësisht zgjerimin e vendkalimeve kufitare, para se gjithash të vendkalimit kufitar "Tabanovc", të gjitha mundësitë që janë në dispozicion janë ndërmarrë konform konkluzioneve të Qeverisë, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, duke u përgjigjur në pyetjen se sa jemi të gatshëm të mos ketë ngecje të mëdha në vendkalimin kufitar "Tabanovc" dhe "Bogorodicë".

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot e vizitoi Departamentin e njësive të aviacionit në selinë e Njësisë së helikopterëve për qëllime policore në Idrizovë, e cila ekziston në kuadër të MPB-së për 54 vjet. Ministri Spasovski ka mbajtur takim pune me kryesinë e Departamentit të njësive të aviacionit, pas së cilës ka inspektuar aeroplanët dhe pajisjet e tyre të vendosura në pllajën para hangareve të helikopterëve në Idrizovë.

Shkup- Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti deklaroi se po punohet në furnizimin e medikamentit "trikafta", problem me të cilin, siç theksoi merret që nga dita e parë e emërimit të tij.

Shkup - Në Komisionin kuvendor për Çështje Evropiane sot filloi debati për Propozim-ligjin për Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë, me procedurë të shkurtër. Për ligjin nuk janë dorëzuar amandamente. 

Beograd- Kryesuesi i OSBE-së dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili ndodhet në Beograd, vendosi lule para shkollës Vladislav Ribnikar dhe bëri homazhe për viktimat në vrasjen masive që ndodhi më 3 maj, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Shkup - Besim më të madh mes qytetarëve kanë bashkësitë fetare, (5,1), ushtria, (5,1) dhe policia (4,3), tregon hulumtimi i fundit, i përgatitur në kuadër të "Programit për përkrahje parlamentare", që e zbatojnë Instituti demokratik kombëtar (NDI), Institui për demokraci "Societas Civilis" - Shkup (IDSCS), Qendra për menaxhim me ndryshime (QMN), me përkrahje financiare nga Qeveria e Zvicrës.

Shkup - Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka nënshkruar ndryshimet e Rregullores për procedurat e vendosjes, klasifikimit dhe zhvendosjes së personave të dënuar në Institucionet ndëshkuese-korrektuese.

Shkup - Seanca gjyqësore për rastin "Softuerët" ka vazhduar sot në Gjykatën Themelore Publike - Shkup, me fjalë përfundimtare të të pandehurve Ivica Dimitrovski dhe Igor Hristovski.

Veles - Shi i dendur me breshër sot pasdite rreth orës 14 e kaploi Velesin. Rrugët kryesore dhe anësore të Velesit në pjesët e poshtme të qytetit ishin vërshuar me ujë për shkak të konfigurimit të lartë të qytetit dhe kanalizimit të pazgjidhur atmosferik. Qarkullimi nëpër rrugët kryesore ishte vështirësuar, ndërsa veçanërisht i këmbësorëve të cilët nuk mund t'i kalonin rrugët nga njëra anë në tjetrën.

Shkup - Serbia perceptohet me 45,3 për qind si shteti më miqësor nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut, SHBA-ja është numër 1 për sa i përket kontributit në zhvillimin demokratik të vendit, ndërsa BE-ja është e para për sa i përket kontributit në zhvillimin ekonomik, tregojnë rezultatet fillestare nga anketa e Institutit PRESPA në periudhën prill - maj, të realizuar në 1.500 të anketuar.

Veles - Shi i dendur me breshër sot pasdite rreth orës 14 e kaploi Velesin. Rrugët kryesore dhe anësore të Velesit në pjesët e poshtme të qytetit ishin vërshuar me ujë për shkak të konfigurimit të lartë të qytetit dhe kanalizimit të pazgjidhur atmosferik. Qarkullimi nëpër rrugët kryesore ishte vështirësuar, ndërsa veçanërisht i këmbësorëve të cilët nuk mund t'i kalonin rrugët nga njëra anë në tjetrën.

Shkup - Kuvendi në kuadër të vazhdimit të sotëm të seancës së 115-të e ka përfunduar debatin e përgjithshëm rreth propozim-ligjit për ndryshimin e Ligjit për vërtetimin e interesit publik dhe nominimin e partnerit strategjik për implementimin e projektit për ndërtimin e Korridorit 8 infrastrukturor (aksi: Tetovë - Gostivar - Bukojçan dhe projekti për autostradën Tebenishtë - Strugë - Qafë Thanë) dhe Korridori 8 (aksi u autostradës Prilep - Manastir), me procedurë të shkurtuar, i cili është i përcjellë nga pesë ndryshimet e ligjeve të nevojshme për realizimin e marrëveshjes me "Behtel dhe Enka". Votimi do të caktohet në mënyrë plotësuese.

Shkup - Betoni gjatë instalimit të tij ka karakteristika të caktuara mekanike, por për shkak të zjarrit vjen deri te i ashtuquajturi evaporim, avullim i ujit të bllokuar brenda poreve të betonit dhe për shkak të këtij betoni i humb ato karakteristika. Tani pyetja është se sa nga ato karakeristikë janë humbur, sa janë ruajtur dhe çfarë do të thotë kjo për konstruksionin. Pajisjet para stresit janë gjithashtu shumë të ndjeshme ndaj temperaturave të larta, tashmë në temperatura mbi 100 gradë Celsius ka relaksim të stresit të armaturës, dhe kështu forca zvogëlohet dhe ky mund të jetë një problem serioz, shpjegon në një intervistë me profesorin e MIA-s Sande Atanasovski, një nga konsulentët e angazhuar në zbatimin e projektit të Urës së Belashicës. 

Tiranë - Ministrja e Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë, Delina Ibrahimaj sot në parlamentin në Tiranë e pranoi propozim-ligjin me të cilin hapet rruga për rritjen e pagave në administratë. 

Athinë - Kryetari i Gjykatës së Revizorëve, Joanis Sarmas edhe zyrtarisht është kryeministri i ri i Greqisë në Qeverinë zyrtare teknike e cila do të ketë qëllimin kryesor që ta shpie vendin në zgjedhje më 25 qershor, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Beograd - Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq në konferencë për media në Beograd me kryesuesin e OSBE-së dhe ministër i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, deklaroi se marrëdhëniet me Maqedoninë janë përmirësuar dhe relaksuar nga ndikimet e ndryshme negative dhe dezinformatat, informon korrespondenti i MIA-s. 

Moskë - Përfaqësuesi i posaçëm i Kinës për Ukrainën, Li Hui, i cili gjendet në turne nëpër Evropë, nesër do ta vizitojë Moskën në konsultime, kumtoi sot Ministria ruse e Punëve të Jashtme.

Ankara - Mbi 1,89 shtetas turq deri tani e kanë dhënë votën e tyre në vendet e huaja në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Turqi , të caktuara për 28 maj, njoftoi Anadolia.

Bruksel – Marrëveshja mes Moskës dhe Minskut për vendosjen e armëve bërthamore jostrategjike në Bjellorusi nuk kontribuon për de-përshkallëzimin e situatës, tha sot zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano. 

Bruksel - Vendet e BE-së ngrinë mjete të Bankës Qendrore të Federatës Ruse (BQFR) në vlerë prej mbi 200 miliardë euro, është bërë e ditur sot në Bruksel.

Romë - Bota duhet shpejtë të heqë dorë nga karburantet fosile dhe t'i japë fund "luftës së pakuptimtë kundër kreacionit", tha sot papa Françesku, në fjalimin e ri për ndryshimet klimatike në të cilin ju bëri thirrje njerëzve që të pendohen për "mëkatet ekologjike" të tyre. 

Nju-Jork - Kombet e Bashkuara sot shënojnë 75-vjetorin e fillimit të misioneve paqësore, në të cilat deri më tani dërguan më shumë se dy milionë paqëruajtës në vende të goditura nga konfliktet. 

Uashington – Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lojd Ostin shprehu shpresën se trajnimi i pilotëve ukrainas për fluturimin e avionëve luftarakë F-16 do të fillojë në javët në vijim.

Torino - Anhel Di Maria do të largohet nga Juventusi. Kontrata e lojtarit argjentinas me klubin vlen deri nga fundi i sezonit vijues. Palët kanë negocuar për vazhdimin e kontatës.

QËNDRONI TË LIDHUR