• e premte, 04 tetor 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

15:00/ 23 dhjetor/ 2023 

Shkup - NP "Rrugë dhe rrugica" - Shkup informon për regjim të përkohshëm të komunikacionit në urën "Belasica", ku nga ora 8 deri në orën 12 do të zhvillohen aktivitetet ndërtimore. 

Shkup - Prokuroria themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit (PTHPNKOK) deri nga fundi i muajit e fillon procedurën për shpërnguljen në objektin e ri, i cili u renovua tërësisht dhe u adaptua për nevojat e prokurorisë, informoi sot Prokuroria publike.

Shkup - Ministria e Arsimit dhe Shkencës i publikoi rezultatet nga Konkursi për bursa për nxënësit që janë të regjistruar në paralele duale në shkollat ​​e mesme publike për vitin akademik 2023/2024.

Tiranë - Automjeti i Gardës Kombëtare në të cilin ishin familja e kryetares së Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, Irena Gjoka, mbrëmë pati një aksident trafiku në zonën Selita në Tiranë, në të cilin për fat të mirë nuk ka të lënduar, publikuan mediat.

Tiranë - Ministri shqiptar i Punëve të Brendshme, Taulant Balla, shprehu falënderime deri te kolegët e tij nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, Janis Oikonomu dhe Oliver Spasovski për përgjigjen pozitive për kërkesën e tij që të rritet numri i sporteleve në vendkalime, për shkak të frekuencës së rritur.

Ankara - Gjashtë ushtarë turk kanë vdekur, ndërsa një është plagosur në një sulm në një bazë ushtarake turke në Irakun verior.

Kiev - Ushtarët ukrainas dje kanë rrëzuar tre aeroplanë ushtarakë rusë Su-34 në frontin jugor, kumtoi komandanti i forcave ajrore të forcave të armatosura të Ukrainës, Mikolla Oleshçuk.

Pragë - Sot është ditë zie në Republikën Çeke pasi një student 24-vjeçar të enjten në të shtënat në Universitetin e Karlit, vrau 14 dhe plagosi 25 persona, ndërsa më pas vrau edhe veten.

Nju-Jork - Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbrëmë shprehu shqetësim për shkak të rritjes së dhunës dhe përkeqësimit të situatës humanitare në Sudan.

Nju-Jork - Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH) kumtoi se rastet e paraqitura të etheve denga në botë janë rritur për dhjetë herë gjatë 20 viteve të kaluara, para së gjithash për shkak të ndryshimeve klimatike dhe përhapjes së shtuar të mushkonjave, të cilat e bartin virusin. Ethet denga edhe më tej më së shumti regjistrohen në Amerikën Veriore dhe Jugore.

Gazë - Në bombardimin izraelit janë vrarë 76 persona nga familja Al-Mugrabi, kumtuan sot shpëtimtarët palestinezë.

Tel Aviv - Pas qetësisë prej pothuaj 48 orëve, përsëri janë lansuar raketa nga Rripi i Gazës drejt jugut të Izraelit.

Tiranë - Shqiptarja Drita Ziri mbrëmë u kurorëzua “Miss Earth 2023” në konkursin e mbajtur në Vietnam, duke hyrë kështu në histori si shqiptarja e parë që fiton këtë titull, por edhe e para në një kompeticion kaq të madh ndërkombëtar, publikuan mediat shqiptare.

Majami - Sulmuesi uruguajan, Luis Suarez (36) ka nënshkruar mbrëmë kontratë me ekipin amerikan, Inter Majami, me çka sërish do të luajë së bashku me Lionel Mesin, Serhio Busketsin dhe Zhordi Alban, me të cilët gjashtë vite e ka ndarë zhveshtoren në "Kamp Nou".

Londër- Gazeta britanike Gardian publikoi sot listë me 100 futbollistët më të mirë në botë në vitin 2023, në krye të së cilës është sulmuesi norvegjez dhe i kampionit evropian dhe botëror Mançester Siti, Erling Haland.

QËNDRONI TË LIDHUR