• e mërkurë, 25 dhjetor 2024
MIA Flesh

18:00/29 dhjetor/2023/

Shkup  - Seanca e parë e re plenare në vitin 2024 është caktuar për 16 janar, informojnë nga Kuvendi. Në rendin e ditës janë disa pika me materiale të reja të mbërritura.

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në brifingun vjetor për vitin 2023 theksoi se gjatë këtij viti është regjistruar ulje e krimit për tetë për qind dhe se janë neutralizuar 13 grupe kriminale me mbi 100 persona. Si ngjarje kryesore të vitit i përmendi Konferencën e 30-të jubilare rajonale evropiane të Interpolit që u mbajt në Ohër, si dhe takimin ministror të OSBE-së që u mbajt në Shkup.

Shkup - Në 40 shkolla fillore dhe të mesme në disa komuna në shtet nga gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor do të aplikohet ditari elektronik (E-ditari), si pilot projekt derisa nuk hiqen dobësitë e mundshme në mënyrë që të mund të aplikohet në të gjtiha shkollat, njoftoi ministri kompetent Jeton Shaqiri.

Shkup - Salla sportive "Naum Naumovski - Borçe", ish-"Partizani" në komunën e Karposhit është rikonstruuar tërësisht dhe prej sot edhe zyrtarisht është e hapur.

Shkup - Gjithsej 1.001.461 pjesë të mallrave në vlerë prej 82.244.459 denarë janë marrë nga depot e Drejtorisë Doganore në periudhën mars-dhjetor të vitit 2023, kumtoi sot drejtori i Agjencisë për Menaxhim e Pasurive të Konfiskuara Driton Nebiu.

Shkup - Këshilli gjyqësor do të vendosë në mënyrë shtesë për iniciativën për procedurën disiplinore për kryetaren e Gjykatës Supreme, Besa Ademi.

Shkup - Vendimi i Këshillit gjyqësor me të cilin ish kryetarja e Këshillit, Vesna Dameva është shkarkuar nga posti i kryetares është anuluar, konfirmuan nga Gjykata administrative për MIA-n.

Shkup  -  Sportelet për lëshimin e dokumenteve të gatshme në objektin e RTVM-së nesër do të punojnë në periudhën nga ora 8 deri në orën 16, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Shkup - Kamera të reja të rrugës do të vendosen në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë, si dhe në autostrada, paralajmëroi sot në brifing me gazetarë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Shkup - Pas seancës së sotme publike për inicimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë së kryetares së Gjykatës Supreme të RMV-së, Grupi Bluprint për reforma në gjyqësi fton në veprim të kujdesshëm nga ana e Këshillit gjyqësor të RMV-së dhe respektimin deri në fund të Kushtetutës, konventave, ligjeve dhe praktikave të vendosura në zhvillimin e kësaj procedure.

Tetovë - Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar sot se shuma e faturave për shërbime komunale nuk do të rritet, edhe pse nga 1 janari 2024 do të fillojë ekonomizimi i mbeturinave përmes partneritetit publik-privat.

Tetovë - Pas largimit të njëzet kioskave nga hapësirat publike në Tetovë, ka pasur një numër të madh të reagimeve të qytetarëve në redaksinë tonë, por dhe në profilet sociale të komunës se procesi është selektiv pasi shumë trotuare janë uzurpuar nga tezgat e tregtarëve dhe kopshtarëve veror nga lokalet.

Bruksel - Shefi i diplomacisë evropiane, Zhozep Borel sot vlerësoi se Rusia mbrëmë ka kryer "edhe një sulm frikacak".

Bruksel  - NATO-ja e ndjek situatën në Poloni pas raporteve se një raketë ruse ndoshta  ka hyrë në hapësirën ajrore të vendit anëtar të Aleancës, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg në rrjetin social X, cituar nga mediat britanike.

Gjenevë - Komisari i lartë i KB-së për të drejta të njeriut, Uolker Tirk sot deklaroi se është "i tronditur" nga vala e re vdekjeprurëse e sulmeve ruse ndaj Ukrainës dhe i bëri thirrje Moskës "menjëherë t'i ndalë sulmet".

Kiev - Shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Andrij Jermak dhe ministrit hungarez të Punëve të Jashtme, Peter Sijarto u dakorduan gjatë bisedës telefonike për herë të parë të takohen në janar, ndërkaq biseduan edhe për takimin mes Volodimir Zelenskit dhe kryeministrit hungarez, Viktor Orban.

Hagë  -  "Rusia nuk do të ndalojë që ta sulmojë Ukrainën", ka shkruar kryeministri holandez Mark Rute në rrjetin social "X", transmeton agjencia holandeze ANP.

Moskë - Ksenija Fadeeva, bashkëpunëtore e liderit opozitar rus Aleksej Navallni, sot u dënua me nëntë vjet burg. Fadeeva, e cila ka udhëhequr me degën lokale të organizatës së Navallnit në qytetin siberian Tomsk, është dënuar nën akuzën për organizim të grupit ekstremist.

Gazë  - Gjithsej 187 persona janë vrarë për një ditë në sulmet e reja izraelite në Rripin e Gazës, bëri të ditur sot Ministria e Shëndetësisë, e cila është nën kontroll të organizatës militante palestineze Hamas.

Rafah  - Rreth 100.000 palestinezë ditëve të kaluara kanë mbërritur në Rafah, në jug të Gazës, duke ikur nga bombardimet në pjesën qendrore të territorit, njoftuan Kombet e Bashkuara.

Tel Aviv - Ky vit ishte më vdekjeprurësi për palestinezët në Bregun Perëndimor pasi Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Koordinim të Çështjeve Humanitare (UNOCHA) filloi t'i numërojë viktimat në vitin 2005.

Madrid – Strategu italian Karlo Ançeloti e ka vazhduar kontratën me Real Madridin deri në verën e vitit 2026, bëri të ditur sot Klubi mbretëror.

QËNDRONI TË LIDHUR