• e enjte, 26 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 15 tetor/ 2023

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së, nesër sërish do të qëndrojë për vizitë pune në Ukrainë. Vizita në Ukrainë, bënë të ditur nga MPJ-ja,  është në kuadër të realizimit të një prej angazhimeve kryesore nga Programi i Kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023.

Shkup - Dy ambasadat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Kajro dhe Tel Aviv, janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente të Egjiptit dhe Izraelit, me qëllim evakuimin e dy shtetasve tanë, një çift bashkëshortor, me vendndodhje në Gaza, konkretisht në qytetin Kan Junes, 12 kilometra nga vendkalimi kufitar Rafah.

Shkup - Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq sot do të marrë pjesë në sesionin përfundimtar të Forumit të shoqërisë civile, i cili këtë vit mbahet në Tiranë, me temën "Zhbllokimi i progresit: E ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor".

Shkup - Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë, një nismë globale që festohet çdo vit më 15 tetor. Është një ditë kushtuar njohjes së rëndësisë së shkopit të bardhë në jetën e njerëzve të verbër dhe me shikim të dëmtuar. Kjo ditë shërben si simbol i pavarësisë, mobilitetit dhe inkurajimit për komunitetin e të verbërve, si në Republikën e Maqedonisë së Veriut ashtu edhe në botë.

Shkup-  Sezoni i ngrohjes në Shkup fillon sot dhe do të zgjasë deri më 15 prill të vitit të ardhshëm, ndërsa çmimi për energjinë ngrohëse të shpenzuar për momentin mbetet i njëjtë. Një vendim i ri për çmimin do të merret pas instalimit të gazsjellësit në urën e Bellasicës.

Shkup - Në Shkup sot nga ora 9 deri në 14 ishin të mbyllura për qarkullim disa udhëkryq. Gjatë asaj periudhe u mbajt edhe një provë e përgjithshme për ushtrimin simulues në situatë emergjente – tërmet "Reagimi Humanitar 2023", e planifikuar për datën 18 të këtij muaji, e organizuar nga Kryqi i Kuq i RMV-së, nën kujdesin e presidentit të shteti në Parkun e Qytetit të Shkupit.

Shkup - EMV Furnizimi me energji termike SHPKNJP Shkup informon se filloi sezoni i ngrohjes për konsumatorët e rajonit të Qytetit të Shkupit me të cilin menaxhon. Në kumtesë citon se ngrohtoret në orën 6 kanë filluar me prodhimin dhe dërgesën e energjisë ngrohëse në rrjetin e shpërndarjes në objekte, ndërsa prodhimi është ndalur në orën 10:00.

Shkup - Në NJPB Krushevë mbrëmë në orën 21:15 është denoncuar se një 68-të vjeçare dëshiron të hidhet në Liqenin e Krushevës. Nëpunës policorë janë drejtuar drejt Liqenit dhe kanë hasur në grua kur ajo ka kërcyer në liqen. Nëpunësi policor nga Stacioni Policor me Kompetenca të Përgjithshme Krushevë, N.P. ka kërcyer në liqen dhe të njëjtën e ka shpëtuar.

Tetovë - Në Qendrën e Kulturës në Tetovë "Iljo Anteski-Smok" mbrëmë për të 12-ën herë u mbajt festivali i këngës së vjetër qytetare shqiptare "Teuta". Këtë vit performuan ansamblet shtetërore nga Tirana dhe Prishtina, ansambli nga Elbasani dhe mikpritësit e korit të grave "Teuta" nga Tetova.

Krushevë - Federata Kombëtare e Fermerëve organizon sot në Krushevë për të 16-tën herë shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Grave Rurale – 15 Tetori. Ngjarja, ku marrin pjesë 200 gra rurale nga tetë rajonet malore, ka për qëllim bashkimin dhe ndërgjegjësimin e grave rurale për rolin e tyre të rëndësishëm në komunitetet lokale dhe shoqërinë.

Tiranë - Në intervistën e tij në podkastin Inside Albania me gazetaren Alice Taylor, Kryeministri Edi Rama nuk përjashtoi mundësinë e një takimi mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë në samitin e 16 tetorit në Tiranë, në një kohë kur tensionet mes palëve janë të larta.

Athinë -  Dënimin pa mëdyshje nga ana e Greqisë për çdo akt terrorist dhe trajtim çnjerëzor, e ka përsëritur shefi i diplomacisë greke, Jorgos Gerapetritis në një bisedë telefonike me homologun e tij izraelit, Eli Koen, kumtuan nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Bruksel - Kryetari i Këshillit Evropian Sharl Mishel, njoftoi se të martën më 17 tetor do të mbajë video-takim të jashtëzakonshëm të liderëve të Bashkimit Evropian, në të cilin do të diskutohet për luftën ndërmjet Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas.

Bruksel - Dhjetëra emigrantë me origjinë kongoleze kanë hyrë në ambientet ku më herët ishte vendosur Ambasada e Maqedonisë në Bruksel. Bëhet fjalë për një objekt, i cili sipas Marrëveshjes për suksesion të pronës së ish-Jugosllavisë, i përkiste Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë. 

Gjenevë -  Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri të ditur se mbi 120 të lënduar nga tërmeti që goditi sot Heratin në perëndim të Afganistanit janë pranuar në spitalin rajonal të atij qyteti.

Romë -  Papa Françesku sot apeloi  që të hapen "urgjentisht" korridoret humanitare për banorët e Rripit të Gazës, i cili është nën bombardimet dhe rrethimin e Izraelit.  “Duhet të respektohet e drejta humanitare, mbi të gjitha në Gazë, ku është urgjente dhe e nevojshme të garantohen korridoret humanitare dhe të ndihmohet popullata", tha Papa në lutjen e tij tradicionale në sheshin e Shën Pjetrit.

Jerusalem - Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Jonatan Konrikus u bëri thirrje sërish banorëve të Rripit verior të Gazës që t'i kushtojnë vëmendje paralajmërimit për t'u evakuuar në pjesën jugore të territorit palestinez, në një kohë kur ai tha se Izraeli ishte gati të nisë "operacione të rëndësishme ushtarake".

Tel-Aviv - Armata izraelite sot shpalli një afat të ri kohor për lëvizjen e civilëve në pjesën veriore të Gazës në jug të asaj zone. Banorët mund të largohen nga ora 10 sipas kohës lokale deri në orën 13 përgjatë rrugës së rekomanduar, shkroi zëdhënës i armatës izraelite në arabisht në një postim në platformën "Iks", të  njohur më parë si Tuiter.

Tel Aviv - Ushtria izraelite ndaloi sot hyrjen në një zonë 4 km nga kufiri me Libanin dhe tha se po bllokonte qëllimisht shërbimet GPS atje dhe në frontin jugor të Gazës, si pjesë e operacioneve të saj. Ndërprerja e GPS-së mund të ndikojë në funksionet e aplikacioneve, deklaroi zëdhënësi kryesor ushtarak, Admirali Daniel Hagari, në platformën X.

Tel Aviv - Sirenat për sulm të mundshëm ajror sot u dëgjuan në Tel Aviv dhe periferitë e tij, transmeton "Tajms of Izrael". Në orët e fundit kishte sulme raketash nga Rripi i Gazës ndaj qyteteve izraelite jugore, ndërsa për herë të fundit mbrëmë vonë u lëshuan raketa me rreve veprimi të gjatë.

Gazë - Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës në mëngjes kumtoi se 2.329 palestinezë u vranë, ndërsa më shumë se 9.000 u plagosën në sulmet ajrore izraelite si përgjigje e sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit, të cilat filluan më 7 tetor.

Xheda - Organizata e Bashkëpunimit Islamik, pas një thirrjeje nga Arabia Saudite, do të mbajë një takim urgjent në Xheda më 18 tetor për të diskutuar mbi dhunën në Gaza, pas luftës tetë ditore në të cilën humbën jetën mijëra njerëz.

Gaza - Punonjësit shëndetësorë në Gaza po paralajmërojnë se mijëra njerëz mund të vdesin pasi spitaleve të mbushura me të plagosur u mbarojnë karburantet dhe furnizimet bazë. Sipas vlerësimeve të KB-së, brenda dy ditësh spitalet pritet të mbesin pa karburant për gjeneratorët.

Hankandi - Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliev sot ngriti flamurin e Azerbajxhanit në qytetin më të madh të Nagorno-Karabakut, Hankandi, theksohet  në faqen e internetit të presidentit të Azerbajxhanit.  Te armenët, ai qytet njihet si Stepanakert.

Jerusalem - Zëdhënësi i ushtrisë izraelite kundëradmirali Daniel Hagari tha sot se ushtria do të veprojë "kudo në Lindjen e Afërt" pasi lufta kundër Hamasit në jug dhe përleshjet e shpeshta në veri të kufirit me Libanin vazhdojnë.

QËNDRONI TË LIDHUR