12:00/ 22 janar/ 2026
Shkup - Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në Samitin e Davosit dhe në Takimin e Liderëve 2026, një platformë kyçe për dialog dhe bashkëpunim global. Siç informojnë nga kabineti i ministrit të Çështjeve Evropiane, ai mori pjesë në dy panele tematike: njëri "Klima, Konfliktet dhe Kujdesi", ku u theksua rëndësia e dialogut dhe bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar; dhe i dyti "Ballkani – Historia, Stabiliteti dhe e Ardhmja", ku u diskutuan sfidat rajonale, integrimi evropian dhe zhvillimi ekonomik si shtylla për paqe dhe stabilitet afatgjatë.
Shkup - Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov i cili kryeson delegacionin e Maqedonisë së Veriut në kuadër të vizitës së punës në Mbretërinë e Spanjës, dje në Madrid u takua me Shaika al-Novais, Sekretare e përgjithshme e Organizatës botërore të turizmit të Kombeve të Bashkuara (UNËTO). Siç informon Ministria e Kulturës dhe Turizmit në takim u diskutuan mundësitë për avancimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes në procesin e zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit.
Shkup - Katër shërbime të reja nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor janë të disponueshhme në portalin kombëtar të shërbimeve - uslugi.gov.mk. Trej prej tyre janë të destinuara për persona fizik, ndërsa një është për person juridik, informoi ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, dhe drejtori i FSSH-së, Sasho Klekovski, në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri. Për personat fizikë janë futur shërbimet elektronike: certifikatë për regjistrime dhe çregjistrime në sigurimin shëndetësor të detyrueshëm, certifikatë për person të siguruar ose të pasiguruar dhe kontributet e paguara, dhe certifikatë për kompensim të pagës gjatë paaftësisë së përkohshme për punë.
Shkup - Një numër i vogël i autobusëve të Ndërmarrjes Qarkulluese Publike nuk qarkullojnë deri në destinacionin e fundit në lagjet periferike. Qendra për Menaxhim me Kriza, duke iu referuar informnacioneve të NQP-së, njoftojnë se bëhet fjalë për autobusët me numër 11, 64, 74, 80 dhe 81.
Shkup - Temperatura më e ulët e matur këtë mëngjes ishte në Kodrën e Diellit, Shtresa e dëborës ishte 33 centimetra, informojnë nga DPHM. Janë matur -4 gradë në Kodrën e Diellit, -3 në Krushevë, -2 në Hanet e Mavrovës, Berovë, Tetovë, Kriva Pallankë, -1 Shkup - Zajçev Rid, Prilep, Kumanovë, Manastir, Shtip, Kavadar, 0 - Shkup-Petrovec, Pretor, Strumicë, Veles, Ohër, Vinicë, Gjevgjeli, Damir Kapi. Shtresa e dëborës deri në orën shtatë të mëngjesit ishte 33 centimetra në Kodrën e Diellit, 15 në Hanet e Mavrovës, 12 - Manastir, 8 - Gjurishte, 7 - Krushevë, 5 - Tetovë, Shtip, 2 - Berovë, Pretor, Strumicë, 1 - Vinicë, Kriva Pallankë.
Kavadar– Janë djegur dy salla të sipërfaqes së magazinave të konfeksionit në Kavadar, konfirmuan nga Shërbimi Zjarrfikës për MIA-n, pasi sot në mëngjes shpërtheu zjarr. Nga Njësiti Territorial Zjarrfikës sqaruan se është djegur çatia e dy sallave, por për fat të mirë, kanë reaguar me kohë. “Është mirë që nuk ka dëme të mëdha dhe që zjarri nuk u përhap në sallat fqinje. Veprojmë me tre automjete zjarrfikëse dhe nëntë zjarrfikës”, njoftuan nga NJTZ Kavadar.
Prishtinë - Në Bruksel sot mbahet raund i ri i dialogut në nivel kryenegociatorësh. Është takimi i parë këtë vit dhe vjen menjëherë pas vizitës që emisari evropian për dialog, Peter Sorensen, zhvilloi në Prishtinë dhe Beograd javën e kaluar. "Gjatë vitit të kaluar, kryenegociatorët u takuan vetëm dy herë ndërsa takimet nuk kanë prodhuar asnjë rezultat. Sipas burimeve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq do të diskutojnë për zbatimin e Deklaratës për të pagjeturit, të cilën e kanë miratuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në maj të vitit 2023", njoftojnë mediat e Kosovës. Takimet fillojnë në orët e pasdites. Sipas praktikës së vendosur, Sorensen fillimisht do të takohet ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, me qëllim që më pas të zhvillohet takim i përbashkët BE–Kosovë–Serbi.
Tiranë - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur mbrëmë në Vlorë, ku darkoi me Ivanka Tramp, vajzën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp dhe një grup arkitektësh ndërkombëtarë. ATSH transmeton se në fokus të bisedimeve besohet se janë projekte dhe ide të reja zhvillimi, të lidhura me investime strategjike dhe vizionin urbanistik në zonën e Vlorës. Ivanka Tramp dhe Xhared Kushner kanë shfaqur interes më herët për projekte zhvillimore në qytet dhe zonat përreth, me theks të veçantë në Zvërnec dhe Ishullin e Sazanit, të konsideruara si zona me potencial të lartë strategjik dhe turistik.
Athinë - Pas 53 ditëve të kaluara në bllokadë, gjatë ditës së sotme pritet që bujqit grekë së bashku me traktorët e tyre që të tërhiqen nga vendkalimi kufitar Evzoni drejt vendit tonë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athinë. Bujqit grekë, pas takimit me kryeministrin grek Kirjakos Micotakis të hënën, mbajtën takime në post-blloqet dhe e kanë shqyrtuar verdiktin e bisedimeve dhe kanë marrë vendim që gradualisht të tërhiqen nga rrugët dhe vendkalimet kufitare. Deri nesër pritet që fermerët t'i tërheqin trakorët nga rrugët.
Kiev- Rreth 3.000 ndërtesa banimi në kryeqytetin ukrainas Kiev janë ende pa ngrohje pas sulmeve ajrore ruse këtë javë, deklaroi kryetari i bashkisë, Vitalij Kliçko. “Që nga mëngjesi i sotëm, pothuajse 3/000 ndërtesa shumëkatëshe në kryeqytet mbeten pa ngrohje”, shkroi ai në Telegram. Kliçko shtoi se furnizimi me ngrohje është kthyer në 270 ndërtesa në Kiev gjatë natës.
Vjenë - Këngët e Eurivizionit, i cili këtë vit mbahet në Vjenë do të jenë të aksesueshme edhe për personat me dëgjim të dëmtuar përmes interpretimit të gjuhës ndërkombëtare të shenjave. Për këtë qëllim, interpretues-artistë do t'i përkthejnë këngët, por edh edo t'i interpretojnë si performansa të veçanta skenike. Kohët e fundit, në Vjenë u organizua një përzgjedhje e veçantë, ku u prezantuan kandidatët për rolin e interpretuesve-realizuesve. Nga gjithsej prej 13 aplikantësh, do të zgjidhet një grup që do të interpretojë këngët e vendeve individuale gjatë konkursit në maj. Kjo metodë performance u prezantua në vitin 2015, nga televizioni austriak "ORF", pas fitores së përfaqësueses austriake Konçita Vurst, me qëllim që Eurovision të ishte më i arritshëm për të gjithë shikuesit.
Davos – I dërguari i posaçëm i presidentit të SHBA-së, Stiv Vitkof, deklaroi sot se është arritur përparim i madh në bisedimet paqësore ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës. "Është koha ta përfundojmë këtë. Mendoj se do ta përfundojmë. Jam i inkurajuar dhe optimist. Negociatat tani kanë arritur në një çështje, kështu që nëse të dyja palët duan ta zgjidhin këtë - ne do ta zgjidhim", tha ai në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke shtuar se janë marrë në konsideratë variante të ndryshme në këtë çështje, që do të thotë se është "e zgjidhshme", raporton Gardian. Ai vlerëson se krijimi i zonës pa dogana në Ukrainë do të përfaqësonte “ndryshim të rregullave të lojës” për ekonominë e vendit.
Davos - Negociatori ukrainas Rustem Umerov mbrëmë deklaroi se është takuar me përfaqësuesit amerikanë Stiv Vitkov dhe dhëndrrin e presidentit amerikan Xhared Kushner gjatë Forumit Botëror Ekonomik në Davos. Umerov deklaroi në Telegram se biseda është fokusuar në garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe planin për rindërtim pasushtarak. Delegacioni ukrainas është takuar edhe me përfaqësues të firmës amerikane investuese "BlekRok", e cila është e përfshirë në projektet për rindërtim të vendit.
Bruksel - Anëtarë të policisë belge mbrëmë në Bruksel u përleshën me një grup të demonstruesve që morën pjesë në protestat për mbështetje të kurdëve në Siri. Tubimi u zhvillua në sheshin Luksemburg para Parlamentit Evropian, me qëllim shprehjen e protestës kundër liderit sirian Ahmed al-Shara dhe sulmeve ndaj anëtarëve të komunitetit kurd në veri-lindje të Sirisë nga forcat qeveritare. Protesta paqësore u përshkallëzua kur policia i ndaloi demonstruesit të marshojnë drejt ambasadës turke në Bruksel, ku disa prej tyre u përplasën me anëtarët e policisë.
Velington - Disa persona rezultojnë të zhdukur në Zelandën e Re pas përmbytjeve të mëdha dhe rrëshqitjeve të dheut që goditën Ishullin Verior të vendit. Disa persona, përfshirë fëmijë, rezultojnë të zhdukur pasi një rrëshqitje dheu goditi një kamping në malin Maunganui, pranë Tauranga. Superintendenti i Policisë së qarkut, Tim Anderson nuk mundi të jepte një shifër për numrin e personave të zhdukur. Komandanti i Shërbimeve të zjarrfikësve dhe emergjencave Uiliam Pike tha se ekipet e shpëtimit fillimisht mund të dëgjonin njerëz të bllokuar në rrëshqitjen e dheut duke bërtitur.
Lejk Karxheligo - Tre persona janë vrarë, ndërsa një është plagosur në të shtënat që ndodhën në qytetin Lejk Karxheligo në shtetin australian Uells i ri jugor, kumtoi policia. Bëhet fjalë për një qytet me afërsisht 1.500 banorë, njoftoi Ej-Bi-Si Njuz. Sipas kumtesës së policisë, shërbimet e emergjencës u thirrën në një adresë në qytetin pas raportimit për të shtëna. Tre persona u gjetën të vdekur në vendngjarje - dy gra dhe një burrë. Një tjetër burrë është dërguar në spital në gjendje të rëndë, por stabile.