18:00/21 janar/2026
Shkup - Unë dhe Qeveria e kuptojmë revoltën e transportuesve, si dhe protestën që do ta bëjnë transportuesit nga e hëna, jo vetëm nga Maqedonia por edhe nga gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor për shkak të rregullave të reja për evidencë elektronike në vendet e zonës së Shengenit. Rregullat e reja e dëmtojnë ekonominë e vendit, në mënyrë drastike do ta ulin punën e transportuesve, ndërsa drejtpërdrejtë do të preken sektori transportues dhe industria e çelikut, u përgjigj zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski në pyetjet e deputetëve në kuadër të seancës së 81-të të Kuvendit. Nikolloski tha se Qeveria tashmë një vit po debaton me përfaqësuesit e Komisionit Evropian për tejkalimin e këtij problemi serioz, por BE-ja tani për tani nuk dëgjon për tejkalimin e problemit jo vetëm për Maqedoninë por edhe për gjithë Ballkanin Perëndimor.
Shkup - Nëntë viktima njerëz u shpëtuan në test periudhën e "Qyteti i sigurt" në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar kur u evidentuan 11 raste të vdekjes nga aksidentet në territorin e SPB Shkup - theksoi sot ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski. Në seancën e Kuvendit për pyetjet e deputetëve ai e pyeti Snopçen se cili është çmimi i një jete njeriu duke theksuar se nga zbatimi i projektit meritë e qytetarëve të Maqedonisë ishin pikërisht nëntë jetët e shpëtuara të njerëzve. "Në test periudhën kemi dy aksidente me raste të vdekjes, përkatësisht dy raste të vdekjes. Nëntë më pak, në mënyrë krahasuese me vitin e kaluar. Vetëm në test periudhën, pa dënime. Dhe kjo është meritë e qytetarëve të Maqedonisë, e gjithë atyre që drejtojnë automjete në territorin e SPB Shkup dhe ata që shkojnë nga Gostivari, Velesi dhe ata që jetojnë në Shkup dhe drejtojnë automjet", tha Toshkovski.
Shkup - Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në seancën e sotme unanimisht e vërtetoi propozim-vendimin për zgjedhje të kryetarit, nënkryetarëve dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. "Në pajtim me nenin 27 paragrafi 4 të Kodit Zgjedhor, nga kandidatët e propozim-listës që partitë politike propozojnë kryetar dhe dy anëtarë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, ndërsa partitë në pushtet propozojnë nënkryetar dhe tre anëtarë të KSHZ-së", tha kryetari i Komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, Gjorgjia Sajkoski.
Shkup - Gjykata Themelore Penale në Shkup sot i shqiptoi dënim me burg ish drejtorit të IPSH Spitali i Specializuar për Mjekësi Geriatrike dhe Paliative, Muhsin Arifi dhe dënim me burg prej një viti e dhjetë muaj për Blerim Amitin, i punësuar në atë institucion, në rastin Geriatria", lidhur me marrjen e ryshfetit dhe shpërblimin për ndikim kundërligjor. Gjykata i shpalli fajtor dy të akuzuarit, duke vlerësuar se në tërësi janë dëshmuar rezultatet e aktakuzës.
Shkup - Hetimi për gjykatësin e Apelit, Gjoko Ristovin kundër të cilit është ngritur kallëzim penal për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për vepra të kryera penale, përfitim i pasurisë në mënyrë joligjore dhe fshehje e pronës dhe pastrim parash dhe kontributeve të tjera të dënueshme ka filluar nga konstatime të paraqitura për gjykatës në Apel, e pastaj kanë vijuar edhe ngjarje tjera deri në ndërtimin e rastit.
Shkup - Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) të mërkurën organizon protestë për të shprehur pakënaqësinë nga mosrritja e pagës minimale në 600 euro dhe të gjithë pagave tjera për 100 euro. Protesta do të fillojë në orën 17 para ndërtesës së LSM-së dhe do të vazhdojë para Kuvendit dhe Odës Ekonomike, ndërsa do të përfundojë para Qeverisë. Nga LSM u bënë thirrje të gjithë punëtorëve që nuk kanë rritje të pagës të përfshihen në protestë.
Shkup - Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, dhe përfaqësuesi i përhershëm i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Armen Grigorian, sot zyrtarisht nënshkruan memorandum për bashkëpunim. Me nënshkrimin e memorandumit, siç thotë Gjorgjievski, vendoset një kornizë e qartë për bashkëpunim strategjik dhe afatgjatë në fusha me rëndësi kyçe për zhvillimin e Shkupit, me qëllim përmirësimin e politikave lokale, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe implementimin e zgjidhjeve bashkëkohore dhe të qëndrueshme në interes të qytetarëve.
Shkup - Ka filluar me ndërtimin e aksit rrugor Tetovë-Gostivar dhe Goativar - Bukojçan, ndërsa paraprakisht e kemi zgjedhur shpronësimin e tokës dhe mënjamimin e objekteve nëpër këto trase, theksoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, i cili nga foltorja e Kuvendit u përgjigj në pyetjen: ku shpenzpohen paratë e qytetarëve nga taksat rrugore në vend, të parashtruar nga deputeti Halil Snopçe. Ministri Nikolloski thotë se në këto dy akse në fillimin e punëve ndërtimore ka qenë i pranishëm edhe Arben Taravari, gjegjësisht lideri i partisë politike, nga e cila vjen deputeti Snopçe.
Shkup - Në MPB arrijnë denoncime të qytetarëve për porosi të pranuar në mënyrë elektronike gjoja në emër të drejtorit të Byrosë së Sigurisë Publike, Aleksandar Janev, ku jepen udhëzime brenda 24 orëve të shkohet në stacion policor ose të dërgohet një e-mail kthimi sepse pranuesi i porosisë supozohet se është objekt i hetimeve penale për një sërë veprash të sajuara penale, të cilat nuk i ka kryer, siç janë: pornografia fëmijërore, pedofilia dhe trafikimi i drogës. Qëllimi është që pranuesi i porosisë të regjistrohet përmes email-it dhe të japë të dhënat e tij personale, alarmojnë pasdite nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Shkup - Avokati Skender Mehmedi, mbrojtës i ish-drejtorit të IPSH Spitali i specializuar për mjekësi geriatrike dhe paliative, Muhsin Arifi dhe i Blerim Amitit, i punësuar në institucion, shprehi pakënaqësi nga aktvendimi për dy të akuzuarit në rastin "Geriatria" dhe paralajmëroi se do të parashtrojë ankesë në Gjykatën e Apelit në Shkup.
Shkup - Ish kryetari i Gjykatës Themelore të Shkupit, Vladimir Pançevski kandidoi në shpalljen për prokuror publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që e shpalli Kuvendi.
Gostivar - Vazhdim të bashkëpunimit dhe krijimin e lidhjeve më të thella njoftoi ambasadori i Republikës së Turqisë, Fatih Ulusoj i cili realizoi vizitë pune në Gostivar. Ai u takua me kryetarin e komunës së Gostivarit Valbon Limani i cili vlerësoi se ky është një sinjal për përforcimin e bashkëpunimit. "Me mikun itm personal dhe mik të Gostivarit", ambasadorin Ulusoj biseduam për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për planet e ardhshme. Nga kjo vizitë pres bashkëpunim të frytshëm në të ardhmen", tha kryetari i komunës Limani.
Davos - Menjëherë pas mbërritjes në Davos, presidenti amerikan Donald Trampi mbajti fjalim në Qendrën e Kongresit, në të cilin filloi duke thënë se ishte "mirë të mbahet fjalim midis miqve, por edhe midis disa armiqve". "Unë jam në pushtet një vit, ekonomia është në rritje, nuk ka inflacion, kufijtë e rrezikshëm janë të mbyllur. ShBA janë në mes të kthesës më dramatike ekonomike në histori. Një vit më parë, ne ishim një vend i vdekur nën udhëheqjen e të majtëve radikalë. Tani jemi vendi më i fuqishëm. E gjithë kjo është një lajm i shkëlqyer. ShBA janë motori ekonomik i planetit. Nëse ne biem, bini edhe ju. Ajo që më habiti më shumë ishte sa pak kohë u desh që e gjithë kjo të ndodhte", tha Trampi.
Bruksel - Pjesëmarrja e Bashkimit Evropian në Këshillin për paqe në Gaza do të jetë temë diskutimi në Samitin e nesërm të BE-së, paralajmëroi sot zëvendës-zëdhënësi kryesor i Bashkimit Evropian, Olog Gil në përgjigje të pyetjes së gazetarëve nëse kryetarja e KE-së, Ursula fond der Lajen e ka pranuar ftesën që të jetë pjesë e këtij trupi të formuar nga presidenti amerikan, Donald Tramp. "Për momentin kryetarja është e fokusuzar në përgatitjet e takimit të rëndësishëm të Këshillit Evropian që do të mbahet të enjten. Presim që Këshilli për paqe të jetë temë e diskutimit në takim", tha Gil.
Davos - Takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror në Davos mbrëmë u bë skenë tensionesh diplomatike pasi ministri amerikan i Tregtisë, Hauard Lutnik, kritikoi ashpër Evropën, duke shkaktuar një incident në një darkë ekskluzive të organizuar nga drejtori ekzekutiv i "Blekrok", Lari Fink. Siç raportojnë "Fajneshëll tajms" dhe Uoolstrit zhurnal", kryetarja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Kristin Lagard, u largua në mënyrë demonstrative nga darka, derisa Lutniku mbajti një fjalim në të cilin kritikoi politikën evropiane të energjisë dhe rënien e konkurrueshmërisë globale të rajonit. Sipas të pranishmëve, Lutniku nënvlerësoi kapacitetet ekonomike të Evropës në krahasim me ShBA-në, që shkaktoi indinjatë dhe madje edhe largimin e disa të ftuarve nga salla.
Berlin - Kancelari gjerman Fridrih Merci nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së presidentit amerikan Donald Tramp për Komitetin e Paqes në Gazë, sepse nesër herët do të largohet nga Zvicra, deklaroi zëdhënësi i qeverisë. Ai theksoi se ShBA është njoftuar për këtëdhe shtoi se Gjermania ishte mirënjohëse që ishte ftuar të bashkohej me Komitetin e Paqes për Gazën. Po e shqyrtojmë këtë propozim dhe me siguri do të përgjigjemi së shpejti, theksoi zëdhënësi i qeverisë gjermane.