• e mërkurë, 21 janar 2026

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/20 janar/2026

Shkup - Njësiti për Korrupsion në Departamentin për Shtypje të Krimit të Organizuar dhe të Krimit të Rëndë sot ngriti kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK) kundër G.R. (53) nga Negotina, me banim në Shkup, për shkak të ekzistencës së dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprave penale "fitim dhe fshehje e paligjshme e pasurisë" sipas nenit 359-a, paragrafi 3, përfshirë paragrafin 1 dhe "pastrim parash dhe të ardhurave të tjera nga veprat penale" sipas nenit 273, paragrafi 1 i Kodit Penal.

Shkup  - Komisioni shtetëror zgjedhor, unanimisht e miratoi Rregulloren për caktim të kritereve për kompensim të personave të angazhuar në procesin e prësëritur zgjedhor si dhe vendimin për pagesë të kompensimeve për personat e njejtë. Në mbledhjen e sotme të 169-të kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko sqaroi se rregullorja paraqet dokument të domosdoshëm për dëmshpërblim të të gjitha kategorive të personave të angazhuar në zbatimin e zgjedhjeve të përsëritura që u mbajtën më 11 janar 2026 në komunat Gostivar, Mavrovë dhe Rostushë, Qendër Zhupë dhe Vrapçisht. Bëhet fjalë për persona nga shërbimi profesional i KSHZ-së, trupat ndihmës zgjedhorë, Enti shtetëror për statistika, trajnuesit e këshillave zgjedhorë, si dhe për mbështetje TI të përfshirë në procesin zgjedhor.

Shkup- Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në seancë urgjente me 10 vota "pro" ia mori imunitetin gjyqtarit të Apelit, Gjoko Ristov dhe e miratoi propozimin për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, me kërkesë të Gjykatës Themelore Publike Shkup. Anëtarët e Këshillit Gjyqësor me 10 vota "pro" vendosën që gjykatësi Ristov përkohësisht të largohet nga ushtrimi i detyrës së gjyqtarit.

Shkup - Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionin te gjyqtari i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale në Shkup dorëzoi propozim që gjyqtarit të dyshuar Gjoko Ristov t'i përcaktohet masa e arrestit shtëpiak, njoftojnë nga PTHP NKOK. "Sot prokurori publik nga PTHP NKOK e dëgjoi gjyqtarin e dyshuar dhe ia paraqiti atij provat e mbledhura në bazë të të cilave bazohet dyshimi se i ka kryer veprat për të cilat akuzohet. Duke vlerësuar kushtet objektive që duhet përmbushur për përcaktimin e masës për sigurimin e pranisë, si dhe ato subjektive që e justifikojnë atë, prokurori publik i ka paraqitur një propozim gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të dyshuarit", qëndron në kumtesë.

Shkup  - Zbatimi i planit për rikonstruimin e ndërtesave që i shfrytëzojnë institucionet e sektorit publik në nivel shtetëror në periudhën 2025-2028, një dokument strategjik që paraqet kornizë të qartë, trevjeçare për rindërtimin energjetik më masiv dhe më sistematik të objekteve publike në vend, deri tani ishte në fokusin e takimit të sotëm të punës në Shkup mes ministres së Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para, Sanja Bozhinovska dhe Melani Melinvud, përfaqësuese e Agjencisë franceze për zhvillim (AFD), në lidhje me realizimin e planit për rikonstruimin e ndërtesave publike - një nga shtyllat kyçe të agjendës reformuese të shtetit.

 Shkup, - Projektligji i ri për mbrojtjen nga duhani parashikon rregullimin e të gjitha produkteve të nikotinës, përfshirë cigaret, cigaret elektronike (me dhe pa nikotinë), produktet e duhanit që ngrohen, produktet e nikotinës pa tym, si dhe produktet që imitojnë pirjen e duhanit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Qëllimi, siç theksohet, të rregullohet përdorimi edhe i produkteve të reja të nikotinës, duke pasur parasysh se ato krijojnë tym ose aerosol me substanca të dëmshme dhe, sipas hulumtimeve të fundit, shpesh krijojnë varësi të lehtë. Gjithashtu, parashihet ndalim i prodhimit, importit dhe shitjes së produkteve të nikotinës me shije frutash, ëmbëlsirash, mentoli, bimësh dhe shije të tjera, për të cilat konsiderohet se e lehtësojnë përdorimin e parë dhe e përshpejtojnë krijimin e varësisë. Kjo përfaqëson një nga masat më të forta parandaluese edhe në vendet evropiane, informojnë nga Ministria

Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme informon opinionin se në periudhën e kaluar është vërejtur dukuria e sulmeve të fishingut të cilat realizohen përmes porosive të rreme SMS, porosive elektronike, ueb-faqeve dhe porosive në rrjetet sociale.  
"Mesazhet e rreme supozohet se vijnë nga Departamenti i Automjeteve Motorike si njoftim nga sistemi "Safe City" dhe në to është shënuar një link i rremë përmes të cilit qytetarët ridrejtohen që të bëjnë pagesën për shkeljen e supozuar rrugore", njofton MPB-ja.

Zagreb - Presidenti amerikan Donald Tramp dërgoi ftesë zyrtare për kryeministrat e Kroacisë dhe Sllovenisë Andrej Plenkoviq dhe Robert Golob për pjesëmarrje në Këshillin e sapoformuar për paqe për Gazën, publikoi gazeta kroate "Jutarnji list". Kjo nismë e Shtëpisë së Bardhë tashmë përfshin shumë liderë botëror dhe rajonal, mes të cilëve edhe presidentin rus Vladimir Putin, presidentin francez Emanuel Makron, kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.

 Davos  - Presidenti francez Emanuel Makroni, gjatë fjalimit të tij sot në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, tha se preferon "respekt para forcës brutale" dhe "sundimin e ligjit para brutalitetit". Këto fjalë interpretohen në qarqet diplomatike si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj politikës së jashtme të presidentit amerikan Donald Tramp. Në momente kur administrata e Uashingtonit po njofton formimin e një "Këshilli të Paqes" të ri global nën kontrollin e vet, Makroni theksoi përkushtimin e Parisit ndaj institucioneve ekzistuese ndërkombëtare. 

Davos - Në dhjetë vitet e ardhshme, armatës ukrainase do t'i nevojiten disa qindra miliardë dollarë ndihmë për mirëmbajtjen e saj, deklaruan sot në Davos dy ministra ukrainas, transmeton DPA. Nëse sjellja agresive e Rusisë ndaj Evropës dhe botës nuk ndryshon, atëherë shpenzimet do të arrinin në "700 miliardë dollarë", tha zëvendëskryeministri ukrainas Taras Kaçka, përgjegjës për integrimin e Ukrainës në BE dhe NATO, në diskutim-panelin e sotshëm në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR