MIA Flesh
- Shkup – Maqedonia e Veriut dukshëm mbetet pas jo vetëm pas mesatares së Bashkimit Evropian por edhe pas tregjeve ballkanike sa i përket gatishmërisë së shtetit për tregti elektronike të mbështetur nga inteligjenca artificiale. Sipas indeksit AI Preparedness Index (AIPI) të cilin e vendosi Fondi Monetar Ndërkombëtar në vitin 2023 dhe i cili e mat gatishmërinë e vendeve që ta zbatojnë inteligjencën artificiale në mënyrë të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, Maqedonia e Veriut ka mesatare prej 0,48. Liderët evropianë si Danimarka, Estonia dhe Holanda kanë indeks mbi 0,76, ndërsa nga shtetet e Ballkanit Perëndimor rezultate më të mira në këtë plan tregon Bosnja e Hercegovina.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:45, 22 janar, 2026
15:00/22 janar/2026
Shkup – Maqedonia e Veriut dukshëm mbetet pas jo vetëm pas mesatares së Bashkimit Evropian por edhe pas tregjeve ballkanike sa i përket gatishmërisë së shtetit për tregti elektronike të mbështetur nga inteligjenca artificiale. Sipas indeksit AI Preparedness Index (AIPI) të cilin e vendosi Fondi Monetar Ndërkombëtar në vitin 2023 dhe i cili e mat gatishmërinë e vendeve që ta zbatojnë inteligjencën artificiale në mënyrë të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, Maqedonia e Veriut ka mesatare prej 0,48. Liderët evropianë si Danimarka, Estonia dhe Holanda kanë indeks mbi 0,76, ndërsa nga shtetet e Ballkanit Perëndimor rezultate më të mira në këtë plan tregon Bosnja e Hercegovina.
Shkup - Mbetemi të përkushtuar edhe me mbështetje të fuqishme për rritje të mëtejshme të pagave në sektorin shëndetësor në kuptim të vlerësimit adekuat të punës së punonjësve shëndetësorë si parakusht për punë cilësore, deklaroi drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski, në konferencën e sotme për shtyp të Qeverisë. "Dua të theksoj se perceptimi se në sektorin publik dhe në udhëheqjen e sektorit publik ka ndonjë kundërshtim të vlerësimit adekuat të punës. Të përsëris se në sektorin shëndetësi - në mënyrë kumulative pagat në nëntor të vitit 2024 dhe mars të vitit 2025 janë rritur 17 për qind, në mënyrë disproporcionale shumë më tepër për me arsim fillor, me arsim të mesëm, mjekët ishin më pak sepse ishin rritje lineare. Tek mjekët amë kapacitetet janë rritur 33 për qind. Rritje historike që është bërë që të rriten pagat për mjekët dhe për infermireret të punësuar aty, sepse ne besojmë fuqishëm se puna duhet të vlerësohet në mënyrë adekuate", tha drejtori i FSSH në konferencën për shtyp në Qeveri, në të cilën së bashku me ministrin e Transformimit Digjital promovuan katër shërbime të reja elektronike të Fondit për qytetarët.
Shkup - Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri në Kuvend sot mbështeti projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Policinë, i cili parashikon transformimin e Sektorit për Punë të Brendshme - Shkup në Departament të Punëve të Brendshme - Shkup, i cili do të marrë një status më të lartë organizativ në strukturën e policisë. Ndryshimet, sipas propozimit, synojnë efikasitet më të mirë, koordinim dhe përdorim optimal të burimeve njerëzore dhe materiale në MPB në zonën e kryeqytetit. Paralelisht, Komisioni miratoi edhe projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Punët e Brendshme, me të cilin vendoset një pozicion të ri udhëheqës shef i Departamentit për Punë të Brendshme - Shkup.
Shkup - Me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria, sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup ka vazhduar gjykimi kundër ish drejtorit të Klinikës së onkologjisë Nino Vasev i cili së bashku me dy onkologë të tjerë, akuzohet për trajtim neglizhent të pacientëve. Para Gjykatës u dëgjuan tre dëshmitarë të dëmtuar, përfaqësues ligjorë të pacientëve të ndjerë, të cilët folën për trajtimin dhe terapinë specifike në Klinikën e onkologjisë. Dy dëshmitarë sot në rastin e "onkologjisë" paralajmëruan kërkesë për dëmshpërblim dhe iu bashkuan ndjekjes penale, ndërsa njëri tha se nuk as nuk kërkon dëmshpërblim dhe as nuk i bashkohet ndjekjes penale, duke theksuar se madje i ishte mirënjohës dr. Nino Vasevit.
Shkup – Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Anonovski deklaroi sot se për momentin ka mbi 300 mijë shfrytëzues të Sistemit për Hyrje të Vetme (SHV), si dhe mbi 240 mijë shfrytëzues së Portalit Kombëtar për Shërbime Elektronike, që, siç tha, është tregues se qytetarët duan t’i shfrytëzojnë shërbimet elektronike, nëse ato ua kryejnë punën. “Sa i përket numrave, në vitin 2024 kishim 120 mijë përdorues të Portalit, me më pak se gjysmë shërbimi për përdorues. Aktualisht, kemi mbi 240 mijë përdorues të Portalit dhe mbi 300 mijë përdorues të Sistemit për Hyrje të Vetme, dhe numri i shërbimeve është rritur me 100, 120 për qind. Kjo tregon se qytetarët duan të përdorin shërbime elektronike, nëse e kryejnë punën e tyre. Askush prej nesh nuk dëshiron të presë në radhë dhe ta bëjë këtë në letër nëse mund të marrë një dokument elektronik”, theksoi Andonovski sot në konferencë për media, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me përdorimin e shërbimeve elektronike nga qytetarët deri më tani dhe nëse e gjithë kjo do të thotë eliminim i plotë i letrës.
Shkup - Katër shërbime të reja nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor janë të disponueshhme në portalin kombëtar të shërbimeve - uslugi.gov.mk. Trej prej tyre janë të destinuara për persona fizik, ndërsa një është për person juridik, informoi ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, dhe drejtori i FSSH-së, Sasho Klekovski, në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri. Për personat fizikë janë futur shërbimet elektronike: certifikatë për regjistrime dhe çregjistrime në sigurimin shëndetësor të detyrueshëm, certifikatë për person të siguruar ose të pasiguruar dhe kontributet e paguara, dhe certifikatë për kompensim të pagës gjatë paaftësisë së përkohshme për punë.
Shkup - Gjatë javëssë tretë të vitit 2026 - prej 12 deri më 18 janar - në vend janë paraqitur 2.062 raste të paraqitjeve grupore për të sëmurë nga gripi - sëmundje të ngjashme me gripin, 11,2 për qind më pak në karahasim me javën e kaluar. Numri i personave të paraqitur këtë javë, në krahasim me javën e tretë të stinës së kaluar është rritur për 46,0 për qind, ndërkaq në krahasim me numrin për javën e tretë nga kurba tipike epidemike e modeluar nga 15 stinët e fundit është ulur për 6,9 për qind. Gjatë javës së tretë incidenca e paraqitur është mbi kufirin javor për aktivitet mesatar, informuan sot nga Instituti për shëndet publik.
Shkup - Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, zhvilloi takim pune me një delegacion nga Mbretëria e Bashkuar, të udhëhequr nga ambasadori britanik në vend, Mejtu Loson, ku u shqyrtuan mundësitë për avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit mes Shkupit dhe Mbretërisë së Bashkuar. Në takim, siç publikoi kryetari Gjorgjievski në rrjetet sociale, ai prezantoi planet zhvillimore dhe prioritetet strategjike të Qytetit të Shkupit, të cilat bazohen në një vizion të qartë, strategji konkrete dhe politika afatgjata, të qëndrueshme, të orientuara drejt përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve. Vëmendje e veçantë iu kushtua arsimit, kulturës, zhvillimit ekonomik lokal dhe industrive kreative.
Shkup - Deri të shtunën moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me rritje të temperaturës ditore. Në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës, kumtoi DPHM. Nga e shtuna drejt fundit të ditës priten reshje lokale shiu, ndërsa në male bore. Të dielën do të ketë reshje më të dendura shiu në orët e pasdites dhe natës, kur në vendet më të larta do të shndërrohen në borë. Reshjet do të vazhdojnë edhe të hënën.
Bruksel – Presidenti amerikan Donald Trаmp ua lehtësoi punën liderëve evropianë në Samitin e sotëm joformal në Bruksel, ku ndoshta nuk do të kishin arritur kurrë një marrëveshje për një "përgjigje të ashpër" ndaj Uashingtonit pas kërcënimeve për të vendosur tarifa dhe për të marrë Grenlandën, vlerësojnë mediat e Brukselit. Sipas "Euraktiv", pasi shumica e liderëve evropianë me kujdes i “shoshitën” fjalët e tyre javën e kaluar dhe shmangën çdo përmendje të kundërmasave të rrepta tregtare të BE-së kundër Uashingtonit, me fjalimin e tij të djeshëm në Davos, Trampi i kurseu nga sfida e marrjes së vendimeve të vështira në Samitin.
Davos – Kancelari gjerman Fridrih Merc e përshëndeti vendimin e presidentit amerikan Donald Tramp për të tërhequr kërcënimin e tij për vendosjen e tarifave të reja ndaj aleatëve evropianë, nëse ata vazhdojnë t’i kundërshtojnë përpjekjet e tij për të marrë nën kontroll Grenlandën. “Përshëndes vërejtjet e presidentit Tramp nga mbrëmë. Kjo është rruga e duhur,” tha Merc në Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ku Trampi dje papritmas hoqi dorë nga përdorimi i forcës për të marrë Grenlandën, një territor kryesisht autonom arktik që është pjesë e anëtares së NATO-s, Danimarka.
Davos - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute sot deklaroi se marrëveshja kornizë për Grenlandën, e arritur me presidentin amerikan Donald Tramp, nënkupton se aleatët e NATO-s do të duhet të përforcojnë sigurinë në zonën e Arktikut. Rute, në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në qytetin zviceran Davos, tha se rezultatet e para nga rritja e sigurisë në Arktik do të jenë të dukshme gjatë këtij viti.
Kishinjev - Presidentja e Moldavisë, Maja Sandu, sot deklaroi se çështja për referendumin për bashkimin me Rumaninë nuk është diskutuar as në Moldavi, as me liderët evropianë. Mediat britanike përkujtojnë se Sandu javën e kaluar deklaroi se, nëse mbahet një referendum i këtillë, ajo do të votojë për bashkim me fqinjin më të madh jugor, me të cilin vendi ka lidhje kulturore dhe gjuhësore. Deklarata e saj shkaktoi reagim armiqësor nga shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, i cili tha se votimi i këtillë do ta rezikonte shtetësinë e Moldavisë.
Davos - Xhared Kushner, dhëndër dhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të presidentit amerikan Donald Tramp, sot prezantoi planet për rindërtimin e Rripit të Gazës, duke theksuar se demilitarizimi i plotë i Hamasit është i nevojshëm për realizimin e planit. "Një Gazë e re mund të jetë një shpresë dhe një destinacion. Sot kemi bërë disa gjëra të pamundura në Gazë dhe nuk ka arsye të mos bëjmë më shumë", tha Kushneri, raporton Si-En-En.
Davos - Me nënshkrimin e qasjes në Bordin e paqes me iniciativën e SHBA-së sot në Davos hyri në fuqi Karta e Bordit të paqes e cila kësaj strukture i dha statusin e një organizate zyrtare ndërkombëtare, bëri të ditur sot zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Levit. "Karta tani është në fuqi. Bordi i paqes tani është një organizatë zyrtare ndërkombëtare", deklaroi Levit në ceremoninë e nënshkrimit të Kartës së Bordit të paqes në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.
Davos – Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, deklaroi në Davos se “Bordi i tij i Paqes” ka potencialin të bëhet “një nga organet më me ndikim që është themeluar ndonjëherë”, duke shtuar se është “një nder i madh për të" që është në krye të këtij organi. Duke folur në ceremoninë me rastin e themelimit të Bordit të Paqes, Trampi tha se nisma “funksionon jashtëzakonisht mirë” dhe pretendoi se “gati çdo vend dëshiron të përfshihet”.
Moskë - Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, pas bisedimeve të sotme me presidentin palestinez Mahmud Abas në Moskë, deklaroi se Rusia është e gatshme të dërgojë një miliard dollarë në Bordin e paqes në Gazë për të mbështetur popullin palestinez. Në konferencën për shtyp, Putini tha se tashmë janë zhvilluar bisedime me SHBA-në për transferimin e fondeve të ngrira ruse në atë shumë në Bordin e paqes në Gazë të udhëhequr nga presidenti amerikan Donald Tramp, raportojnë mediat ruse.
Islamabad – Rreth 60 persona janë konfirmuar si të vdekur në zjarrin e madh në një qendër tregtare në Pakistan, njoftuan sot persona zyrtarë, ndërsa shpëtuesit ende kërkojnë trupa të zhdukur pasi dhjetëra trupa u gjetën gjatë natës. Nëpunësi i qytetit, Xhaved Nabi deklaroi se eshtrat e rreth 30 personave u zbuluan disa ditë pasi zjarri shpërtheu të shtunën në qytetin jugor Karaçi. “Besojmë se rreth 30 persona ende konsiderohen si të zhdukur”, tha nëpunësi për shpëtim Mohamed Amini. “Nuk ka shpresë që të gjendet ndonjë i gjallë”.
Pekin - Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës deklaroi sot se i ashtuquajturi kërcënim nga Kina nuk ekziston, krejt kjo si një përgjigje e deklaratës së NATO-s se negociatat me SHBA-në për Grenlandën kanë për qëllim të sigurojnë që Rusia dhe Kina të mos kenë kurrë qasje në ishullin e Arktikut. "Kina kundërshton praktikën e krijimit të diçkaje nga asgjëja dhe të përdoret Kina si justifikim për përfitim egoist", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Guo Xhijakun në një konferencë shtypi me sa duket duke iu referuar qëllimit të presidentit të SHBA-së, Donald Tramp për të vendosur kontroll mbi Grenlandën.
Madrid - Futbollisti brazilian i Real Madridit, Vinisius Zhunior, ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar në klubin madrilen për një kohë të gjatë. Kontrata e 25-vjeçarit me "Los Blankos" është e vlefshme deri verën e vitit 2027. Më parë, "Indykaila Neës" raportoi se klubi nga Arabia Saudite ka paraqitur një ofertë prej afër 230 milionë euro te Real Madridi për brazilianin, por "Klubi mbretëror" informoi palën e interesuar se lojtari nuk do të shitet në afatin kalimtar dimëror.
Madrid - Real Madridi është në majë të renditjes botërore të klubeve të futbollit me të ardhurat më të larta për të tretin vit radhazi. Firma e auditimit "Deloitte" i analizoi të ardhurat e klubeve të futbollit në të gjithë botën për sezonin 2024/25. "Klubi Mbretëror sezonin e kaluar fitoi 1.161 miliardë euro. Të ardhurat e tyre për periudhën e mëparshme raportuese ishin 1.046 miliardë euro, duke i bërë ata klubin e parë në histori që fiton mbi 1 miliard euro në një vit.