• e enjte, 26 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00 / 28 prill 2023

Shkup - Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, realizoi takim me përfaqësuesen nga organizata UNICEF, Patricia Di Xhovani dhe me zyrtaren për mbrojtje të fëmijëve, Olimpija Markovska. Gjatë takimit, siç informoi Ministria e Drejtësisë, u bisedua për përparimin e të drejtave të fëmijëve, mbrojtjen e tyre dhe Strategjinë për parandalimin e sjelljeve delikuente të fëmijëve.  

Shkup - Deputetët e Partisë Liberal-Demokratike në Kuvend kanë dorëzuar Projekt-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal, ku propozohet që për krimet e kryera nga shpërdorimi i detyrës zyrtare, sidomos nga personat e zgjedhur dhe të emëruar, të rritet kufiri i vjetërsisë.  

Tetovë - Për herë të parë në Maqdoninë e Veriut është formuar një trup administrativ ndërkomunal, i cili bashkërisht do të përballet me menaxhim me ujërat, rreziqet nga përmbytjet dhe llojet tjera të fatkeqësive natyrore. Marrëveshja për themelimin e organit të përbashkët e nënshkruan kryetarët e komunave dhe përfaqësues të tyre nga komunat nga Rajoni i Pollogut, gjashtë nga rajoni i Tetovës dhe tre nga rajoni i Gostivarit .

Novosellë - Sundimi i ligjit është thelbësor për proceset integruese evropiane të vendit, tha ambasadori evropian Dejvid Gir në pyetjen e gazetarit për zhvillimet e fundit në Këshillin Gjyqësor gjatë vizitës së sotme në Komunën e Novosellës.

Shkup - Drejtori i Agjencisë për ushqim dhe veterinari, Nikollçe Babovski në konferencën e sotme për media tha se momentalisht në vend nuk ka murtajë afrikane të derrave.  "Në vend deri tani nuk ka në asnjë rajon dhe komunë ku zbatohen masat mbrojtëse dhe kontrolluese, konkretisht rezultatet e mostrave të marra në therrtore janë negative. Gjithashtu, me ekzaminimet klinike të kryera në territorin e Komunës së Kumanovës, si rajoni i fundit ku këto masa ishin në fuqi, si Agjenci mund të njoftojmë se në vend në asnjë rajon nuk janë më në fuqi këto masa që kemi ndërmarrë për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundjeje", tha Babovski. 

Shkup - Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit sot ka miratuar Vendim me të cilin vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) bëhet më lirë për dy denarë, ndërsa çmimet e derivateve tjera mbeten të pandryshuara.

Shkup - Me rastin e 28 prillit, Ditës botërore për siguri dhe shëndet gjatë punës, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska e vizitoi kompaninë Makstil, prodhues i çelikut me një traditë të gjatë industriale dhe tre herë fitues i çmimit "Praktika më e mirë e sigurisë dhe mbrojtjes gjatë punës" në vend.

Tetovë- Këshilli i Komunës së Tetovës në seancën e sotme të 14-të ka miratuar propozim konkluzione për miratimin e studimit për themelimin e nënstacionit të Njësitit terriorial zjarrfikës. Me këtë në të ardhmen, Shërbimi zjarrfikësi i Tetovës do të fitojë objekte në vendet rurale, të cilët do të funksionojnë si nënstacione prej ku do të nisen zjarrfikësit për intervenime.

Shkup - Për shkak të Ditës ndërkombëtare të punës - 1 Maji, të hënën autobusët e transportit publik do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës. Pikat për shitjen e biletave dhe qendrat për personalizim më 1 maj nuk do të punojnë, informoi NPQ "Shkup".

Shkup - Nga 12 maji deri nga mesi i tetorit do të vendosen fluturime sezonale ajrore nga Shkupi drejt Splitit, me të cilët transportuesi ajor kroat "Kroacia Erlajns do ta ndërlidh drejtpëdrejt kryeqytetin tonë me bregdetin kroat gjatë sezonës turistike.

Tetovë - Fakulteti i Shkencave Matematike – Natyrore pranë Universitetit të Tetovës, përkatësisht Programi studimor i Informatikës, me sukses e përmbylli trajnimin njëditor për platformën Wordpress. Ky aktivitet, siç kumtoi Zyra për informim pranë UT-së, u organizua nën udhëheqjen e profesorëve, Prof. Dr. Florim Idrizi dhe Prof. Dr. Florinda Imeri.

Shkup - Pagë për shkurt në vend nuk kanë marrë 12.556 punëtorë, ndërsa 31.975 punëtorë për muajin mars, informoi në takimin e sotëm me gazetarë drejtoresha e Drejtorisë për të ardhura publike, Sanja Lukarevska.

Ohër - Përfaqësuesit e Konventës së Bernit dhe Ramsarës, si dhe ekspertët e komisioneve të UNESKO-s që këtyre ditëve janë për vizitë në vend, në kuadër të vizitës në rajonin e Strugës dhe Ohrit, ishin për vizitë pune në Parkun nacional "Galiçica".

Shkup - Transferin e parë tashmë ia kemi paguarë Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH), në pajtim me Programin e miratuar nga Qeveria dhe të publikuar në Gazetën Zyrtare. Nuk është sekret dhe nuk është diçka që fshihet për të krijuar ndonjë nervozizëm në opinion sepse edhe kjo mund të kontrollohet, theksoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski në intervistë për MIA-n.

Shkup - Ambasada amerikane në Shkup lidhur me ngjarjet e fundit në Këshillin gjyqësor sot përsëri ka shfaqur shpresë se do të ketë gjyqësi të pavarur dhe të përgjegjshme pa dallim se kush do të jetë në udhëheqësi. 

Prilep - Duhani është kulturë e rëndësishme në shtet. Sigurojmë hyrje më të lartë të devizave dhe e respektojmë dhe vlerësojmë gjendjen e vështirë të përpunuesve të duhanit, pikërisht me të gjitha masat dhe pagesën e subvencioneve, madje dy muaj para afatit ligjor, deklaroi sot nga Prilepi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Ljupço Nikollovski.

Sarajevë - Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken deklaroi se SHBA-ja i mbështet plotësisht vendimet e fundit të përfaqësuesit të lartë të BEH-së, Kristian Shmit, me të cilët ai e zhbllokon formimin e Qeverisë së Federatës së BeH-së.

Athinë - Për fat të keq energjetika është arma më e fuqishme gjeopolitike, posaçërisht pas pushtimit rus në Ukrainë, theksoi drejtori ekzekutiv i "Nomagas-it", Bajram Rexhepi, duke theksuar rëndësinë e lidhjes dhe bashkëpunimit rajonal.

Prishtinë - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot sekretarin e përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave, Kunio Mikurija, me ç'rast ka theksuar se Kosova është e përkushtuar të punojë ngushtë me Organizatën Botërore të Doganave për partneritet në dobi të të dy palëve, rritje të performansës doganore nëpërmjet luftimit të kontrabandës dhe lehtësimeve tregtare.

Tivat - Unë personalisht e mbështes iniciativën Ballkani i Hapur për arsyen e thjeshtë se për mua është e pranueshme çdo iniciativë që çon në zhvillim rajonal, tha kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, duke iu përgjigjur pyetjes së MIA-s nëse ka vullnet politik për t'u përfshirë në Ballkanin e Hapur dhe kur do të ndodhte kjo.

Tivat - Në ditën e dyte nga Samiti i Ballkanit Perëndimor, i cili mbahet në Porto Montenegro, një nga momentet më të rëndësishme të agjendës së sotme ishte fillimi i iniciativës „Women on Board Adria“. Qëllimi i iniciativës është që të rritet pjesëmarrja e grave në vendimmarrjen në korporatat në rajon. Iniciativa është përpjekje e përbashkët e „Sustineri Partners“ dhe partnerëve të Samitit, të cilët besojnë se diversiteti gjinor në borde çon në vendimmarrje më të mirë dhe performancë më të mirë afariste.

Athinë - Rajoni do të jetë shumë më stabil dhe më i sigurt, nëse veprojmë dhe punojmë së bashku, porositi ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev gjatë panel diskutimit kushtuar energjetikës në Forumin ekonomik Delfi në Greqi, njofton korrespondenja e MIA-s nga Athina.

Port-o-Prens - Dy gazetarë janë vrarë në Haiti javët e fundit në kushte të dhunës së bandave lokale në dhe rreth kryeqytetit, Port-o-Prens. Komiteti për mbrojtjen e gazetarëve njoftoi se radio gazetari Dumeski Kersent u vra në mes të prillit, ndërsa gazetari Rikot Zhan u gjet i vdekur të martën.

Barcelonë - Kanali televiziv i gjigantit spanjoll në futboll Barcelona, TV Barca, pas ekzistimit 24-vjeçar, do të ndërpres me emetimin e programit, duke e elaboruar këtë me vendimin që të mos e vazhdojë kontratën me operatorin Telefonika.

QËNDRONI TË LIDHUR