• e shtunë, 28 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 4 shkurt/ 2024

Shkup - Sot vendi po shënon 152 vjetorin e lindjes së revolucionarit Goce Dellçev, vizionarit, i cili më shumë se një shekull më parë e kuptoi botën si fushë për një garë kulturore të kombeve. Për nder të lindjes së  madhështorit  të veprës së madhe revolucionare dhe shtetësisë maqedonase Goce Dellçev, disa delegacione do të vendosin lule në kishën "Shën. Spas” në Shkup.

Shkup - Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski mëngjesin e sotëm ka vendosur lule mbi varrin e revolucionarit maqedonas Goce Dellçev në oborrin e kishës "Shën Spas" në Shkup. Pendarovski i bëri homazhe Dellçevit me rastin e 152 vjetorit të lindjes së tij.

Shkup - Ende vlen oferta e LSDM-së për të gjitha partitë politike, organizatat joqeveritare dhe organizatat tjera, si dhe individë të cilët e ndajnë vizionin për një Maqedoni evropiane të na bashkangjiten në zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit, deklaroi sot ish kryeministri dhe kryetar i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski pas homazheve në varrin e Goce Dellçevit në kishën "Shën Spas" në Shkup.

 Shkup - Nuk do t'i komentoja ngjarjet në Aleancë, sepse bëhet fjalë për një subjekt tjetër politik. Organet e tyre partiake, funksionarët e tyre janë ata që duhet të japin përgjigje dhe të dalin me qëndrim, tha sot kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski. Ai ka konfirmuar se me Arben Taravarin është takuar, por, me Zijadin Selën, siç theksoi,  nuk ka folur,  vetëm  janë parë  në Parlament. 

 Shkup -  Deri më tani nuk ka probleme në funksionimin e Qeverisë teknike. Pres që ajo të qëndrojë deri në fund të mandatit, gjegjësisht deri në fillim të zgjedhjeve, tha sot zëvendëskryeministri i parë i ngarkuar për Çështje Evropiane në Qeverinë teknike, Bojan Mariçiq. Sipas tij, tashmë është mbajtur një seancë dhe janë konstituuar organet qeveritare. 

Shkup - Zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane në Qeverinë teknike, Bojan Mariçiq thotë se është dërguar një version pune i Planit të Veprimit, ndërsa udhërrëfyesit do të shqyrtohen dhe miratohen kur të krijohen kushtet për të. Siç informon sot, vendi ka marrë disa cikle të vërejtjeve që janë vendosur në tekstin e dy udhërrëfyesve.

Shkup-  Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Itali, ku do të marrë pjesë në Takimin Ministror të ministrave të punëve të jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Grupit "Miqtë e Ballkanit Perëndimor", me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani.

 Shkup - Rajoni ynë është sistem i enëve të lidhura dhe nuk mund të kemi sukses në çështjet kundër korrupsionit dhe luftimin e krimit të organizuar vetëm në nivel lokal, kombëtar, për shkak se kriminelët janë mjaft mrë të rrjetëzuar dhe të lidhur, theksoi zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë në Qeverinë teknike, Sllavica Gërkovska.

 Shkup  - Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur procedurë kundër dy vëllezërve për rrezikim të sigurisë së kryetarit të Komunës së Haraçinës. "Të dyshuarit, të moshës 42 dhe 35 vjeç, disa herë përmes telefonit e kanë kërcënuar personin zyrtar -  kryetar i Komunës së Haraçinës, duke i shkaktuar pasiguri, shqetësim dhe frikë. Pasi i ka denoncuar, ata përmes mesazheve në viber kanë vazhduar me kërcënime  se do të sulmojnë për jetën dhe trupin e tij", njoftoi sot Prokuroria Publike. 

Shkup - LSDM u dëshmua si një aleat i kujdesshëm i qytetarëve, shtresave të cenueshme, fermerëve dhe kompanive. Në kushtet e krizave të mëdha botërore rritëm pagat, pensionet, ndihmat për qytetarët, thotë nënkryetarja e LSDM-së, Sanja Llukarevska. Llukarevska në një intervistë për javoren "Fokus" thekson se "dallimet mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së janë të dukshme, në vend të polisterolit ka projekte kapitale, në vend të presioneve në administratë, ka paga më të larta, nuk ka mbyllje të mediave dhe grumbullime lajmesh, nuk ka rrahje për deputetë dhe gazetarë në Kuvend, nuk ka kërcënime".

Prishtinë - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Xhefri Hovenier i akuzoi autoritetet e Kosovës për nxitjen e tensioneve ndëretnike me vendimet e fundit për ndalesën e përdorimit të dinarit serb në vend, si dhe konfiskimin e djeshëm të dinarëve dhe veturës që i ka transportuar për pagesë serbëve të cilët janë përfitues të beneficioneve sociale nga buxheti i Serbisë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

 Prishtinë - Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rode vlerësoi se zbatimi i vendimit të autoriteteve të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit serb në vend, pa paraprakisht të kryhen përgatitjet e nevojshme, janë "në kundërshtim me uljen e tensioneve" në mjediset me shumicë serbe në vend, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Beograd - Prania ime në Serbi do të thotë një tjetër mundësi e shtuar dhe vlerë e shtuar për marrëdhëniet e mira mes këtyre dy vendeve fqinje dhe mike. Bashkëpunimi mund të përmirësohet, të konfirmohet, si në aspektin kulturor, ekonomik, akademik, ashtu edhe në çdo formë tjetër të bashkëpunimit, deklaroi për MIA-n ambasadori i posaemëruar dhe fuqiplotë i Maqedonisë së Veriut në Beograd, prof. dr. Nikolla Tupançevski, i cili të premten presidentit serb Aleksandar Vuçiq në një ceremoni solemne ia dorëzoi letrat kredenciale.

Bruksel - Shoqata Evropiane e Pilotëve është shprehur kundër idesë së "Erbas" për aeroplanë të automatizuar me vetëm një pilot në fluturim, duke thënë se industria e linjave ajrore vendos "përqendrimin në interesat komerciale përpara sigurisë".

Moskë - Numri i viktimave të sulmeve ukrainase që goditën një furrë në Lisiçansk  u rrit në 28, duke përfshirë edhe një fëmijë, kumtoi administrata e njeriut të parë të Republikës Popullore të Vetëshpallur të Luganskut (LNG), Leonid Pasheçnik.  Ministria ruse për Gjendje të Jashtëzakonshme paraprakisht kumtoi se nëpunësit e tyre kanë tërhequr trupat e 20-të personave nga rrënojat pas sulmit.

Sanë - SHBA dhe Britania e Madhe mbrëmë qëlluan 36 objektiva  në 13 lokacione të huthëve në Jemen, në ditën e dytë të operacioneve të SHBA-së kundër grupeve të lidhura me Iranin pas sulmit vdekjeprurës të ushtarëve amerikanë fundjavën e kaluar.

Uashington- Sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken sot do ta fillojë vizitën e tij në Arabinë Saudite, Egjipt, Katar, Izrael dhe Bregun Peërndimor, që do të zgjasë deri më 8 shkurt, njoftoi Departamenti i shtetit. Në kumtesë theksohet se kjo është vizita e pestë e ministrit amerikan të Punëve të Jashtme në rajon pasi grupi militant palestinez Hamas e sulmoi Izraelin më 7 tetor të vitit të kaluar, që çoi në një operacion ushtarak izraelit në Rripin e Gazës.

Bejrut - Një zyrtar i lartë i lëvizjes palestineze Hamas në Liban tha mbrëmë se lëvizja e tij ishte e hapur për çdo bisedë për t'i dhënë fund "agresionit izraelit në Gaza", por tha se "është shumë herët tani për të folur për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi". Projekt-marrëveshja e armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, e përgatitur nga ndërmjetësuesit e Katarit, Amerikës dhe Egjiptit parashikon lirimin e pengjeve të mbajtura në Gaza në këmbim të palestinezëve të mbajtur në Izrael.

Santiago - Në zjarret pyjore që shpërthyen në pjesën qendrore të Kilit deri tani humbën jetën të paktën 51 persona, ndërsa numri i viktimave me siguri do të rritet, njoftuan autoritetet, transmeton BTA. Shërbimet e urgjencës po përpiqen të merren me zjarret që kërcënojnë zonat urbane. Tymi i zi ngrihet nga shumë vende në rajonin qendror të Valparaisos, e populluar me një milion banorë. Zjarrfikësit po shuajnë zjarrin me ndihmën e helikopterëve dhe kamionëve.

 Kolumbi, Karolina e Jugut - Presidenti amerikan Xhosef Gajdeni fitoi lehtësisht zgjedhjet për nominimin presidencial të Partisë Demokratike në Karolinën e Jugut, duke mposhtur kandidatët e tjerë demokratë, duke fituar të 55 delegatët demokratë në atë shtet. Bajdeni i mundi kandidatët e tjerë demokratë, duke përfshirë përfaqësuesin e Minesotës, Din Filips dhe autoren Mariana Uilliamson. 

Gaza - Të paktën 27.365 palestinezë janë vrarë dhe 66.630 janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, tha sot Ministria e Shëndetësisë në Gaza. Në kumtesë theksohet se në 24 orët e fundit në Gaza kanë humbur jetën rreth 127 palestinezë, ndërsa 178 janë lënduar.

Gaza - Organizata islamike palestineze Hamas dënoi sulmet e djeshme të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe ndaj objektivave të huthëve në Jemen, duke paralajmëruar se "përshkallëzimi kërcënon stabilitetin në rajon". "Ne dënojmë fuqishëm bombardimet amerikano-britanike të Jemenit dhe e konsiderojmë atë një sulm të paturpshëm ndaj sovranitetit të një vendi vëlla arab dhe një përshkallëzim që do ta zhysë rajonin në trazira dhe destabilitet të mëtejshëm. Uashingtoni dhe okupatori sionist (Izraeli) mbajnë përgjegjësi të plotë për pasojat e këtyre sulmeve", thuhet në kumtesën e Hamasit.

 Tel Aviv  - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sot në mbledhjen e kabinetit deklaroi se Izraeli nuk do ta ndërpresë  luftën derisa të arrihen të gjitha qëllimet e tij  - shkatërrimi i Hamasit, lirimi i të gjitha pengjeve dhe sigurim se Rripi i Gazës nuk përbën më kurrë kërcënim për Izraelin.

Shkup - Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të vogla lokale deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa në pjesët lindore erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 5 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 10 deri në 17 gradë. Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të lehtë nga drejtimi verior.

QËNDRONI TË LIDHUR