• e mërkurë, 27 nëntor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 27 korrik/ 2024

Shkup - Komisioni parlamentar për financim dhe buxhet ka vazhduar debatin për ribalancin e Buxhetit. Diskutimi ka filluar me deputetin e LSDM-së, Mitko Trajçuleski nga LSDM i cili edhe një herë shprehu qëndrimin e partisë - se me ribalancin nuk janë paraparë mjete për rritje të pagës minimale, për pagat e punëtorëve të shëndetësisë dhe arsimit, armatën dhe policinë. Siç ka thënë Trajçuleski, me ribalancin suspendohen marrëveshjet kolektive dhe të gjitha kërkesat e sindikatave dhe nuk ka para as për punëtorët dhe familjet e tyre. "Ribalanci tregon se Qeveria është konfuze dhe pa një vizion të qartë për zhvillimin e shtetit. Me ribalancin qytetarët marrin borxhe të reja, borxhi publik është rritur, ka edhe rritje të deficitit", nënvizon Trajçuleski.

Shkup- Është e rrejshme teza se nuk ka mjete për rritje të pagave, as nuk është e vërtetë se nuk janë pranuar kërkesat e sindikatave, tha sot deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski.  Duke iu përgjigjur kolegut të tij nga LSDM-ja, Mitko Trajçuleski gjatë debatit për ribalancin e buxhetit, Stojanoski theksoi se gjithçka që është ndërmarrë si marrëveshje dhe detyrim nga qeveria e kaluar, kjo Qeveri do ta respektojë. Sipas Stojanoskit, për buxhetin e vitit 2025 të gjitha kërkesat e punëtorëve do të merren parasysh dhe do të kalkulohen në planin e VMRO-DPMNE-së për katër vitet e ardhshme.

Shkup - Punonjësit në sektorin publik do të fitojnë të drejtat e parapara në marrëveshjen e përgjithshme kolektive. Me ribalancin e Buxhetit siguruam mjete dhe do të zbatohet gjithçka që parashikon Marrëveshja kolektive, si dhe do të ketë harmonizim të pagave të parapara me ligj. Këtë e theksoi ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska gjatë pjesëmarrjes në TV Alfa ku paralajmëroi se do të trajtohet sfida e pabarazisë së pagave në institucione të ndryshme.

Shkup - Prokuroria Themelore Publike në Gostivar mori vendim për zbatimin e procedurës hetuese kundër tre personave sepse ekziston dyshimi se si bashkëekzekutues kanë kryer vepër penale "vrasje". Siç informon Prokuroria Publike, tre vëllezërit nga fshati Debresh më 23 korrik 2024 me paramendim dhe për hakmarrje të pamëshirshme privuan nga jeta një bashkëfshatar me të cilin kishin keqkuptime afatgjata. Në ditën kritike, së pari pati përleshje fizike në mes të njërit prej vëllezërve dhe viktimës. Pas zënkës, i dyshuari i kishte thirrë vëllezërit e tij, të cilët të revoltuar nga shtëpitë e tyre kishin marrë armë zjarri - kallashnikov dhe pistoletë. Që të tre me automobil "Vollvo" me targa të Zvicrës ishin nisur drejt shtëpisë së të ndjerit.  Kur e kishin gjetur, kishin qëlluar drejt tij edhe me pistoletën edhe me pushkën automatike, duke i shkaktuar shumë plagë me armë zjarri prej të cilave viktima menjëherë kishte ndërruar jetë. 

Shkup - Njësiti për krime të dhunshme - Sektori në lëminë e delikteve të gjakut dhe seksuale pranë SPB Shkup deri në Prokurorinë Themelore Publike Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër S.N (32) dhe M.Xh (24) për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “vrasje” nga neni 123 dhe “prodhim, mbajtje, ndërmjetësim dhe trafikim të armëve apo lëndëve plasëse” nga neni 396 i Kodit penal. Siç informon MPB, pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve në koordinim me prokurorin publik, është konstatuar se me datë 01.07.2024 në fshatin Batincë të Shkupit i akuzuari ka shtënë me pushkë automatike drejt automjetit “Ford” ku kanë qenë A.B.I (34) dhe Z.I (31), të dy nga fshati Crn vrv (shqip: Maja e zezë) ku në vendin e ngjarjes ka vdekur A.B.I, ndërsa Z.I. ka marrë lëndime trupore dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Qendrën emergjente në Shkup.

Shkup - Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informoi se gjatë 24 orëve të fundit ishin regjistruar 16 zjarre. Prej tyre 13 ishin shuar, ndërsa dy janë ende aktive dhe një është ende nën kontroll. 

Shkup - Gjithsej 123 shoferë janë dënuar gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit në kontrollet në sferën e komunikacionit.  Siç informoi sot MPB, 22 shoferë ishin dënuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 14 sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shoferë, shtatë ngisnin automjetin nën ndikimin e alkoolit, pesë gjoba për kundërvajtje të cilat i kryejnë shoferët e motoçikletave...

Shkup - Në vendkalimet kufitare "Bogorodicë" dhe "Tabanoc" intensiteti i komunikacionit është rritur, ndërsa në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.  Siç informon LAMM, komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.

Shkup - SPB Shkup mbrëmë nga ora 18:00 deri në ora 2:00 ka vazhduar me marrjen e masave dhe aktiviteteve të përforcuara për ruajtjen e gjendjes së sigurisë në territorin e kryeqytetit, informon MPB. Është kryer kontroll i qarkullimit rrugor dhe janë sanksionuar 28 drejtues automjetesh, derisa 15 automjete janë marrë nga automjeti special “karrotreci". Poashtu dje nga ora 20:00 deri në orën 2:00, në zonën e komunës së Aeroportit është vepruar sipas planit “Verë e sigurt 2024”.

Tetovë - Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami sot e vizitoi strehimoren për qentë endacakë të Shoqatës për Kujdes të Qenve Endacakë ANA AGRO SHPKNJP në fshatin Ratajë, me të cilën komuna nënshkroi kontratë njëvjeçare për Programin për zbatimin dhe zgjidhjen e problemit me kafshë të pastrehë në bazë të furnizimit publik.  Sipas marrëveshjes, komuna ka ndarë 2.542.372 denarë pa TVSH për trajtimin 12- mujor të kafshëve të pastreha. 

Prishtinë - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, zyrtarisht ka ftuar liderët e partive politike që të takohen më 31 korrik për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.  Në letrën e siguruar nga organizata joqeveritare "Betimi për Drejtësi", e cila u është dërguar liderëve të partive, Osmani u shkruan liderëve të partive se bazuar në Kushtetutë dhe Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, zgjedhjet duhet të mbahen përgjatë periudhës 26 janar - 16 shkurt 2025.

Tiranë - Kryetarja e Parlamentit shqiptar, Lindita Nikolla, mbrëmë vonë dha dorëheqje nga funksioni.  Ajo vetë e bëri të ditur lajmin derisa fliste në Kuvend, duke zbuluar se arsyeja për këtë dorëheqje ka të bëjë me gjendjen e saj shëndetësore.  "Të nderuar kolegë të shumicës parlamentare dhe të nderuar kolegë të opozitës parlamentare. Këtu përfundon sot angazhimi im 3-vjeçar në krye të Kuvendit. Për shkak të gjendjes sime shëndetësore, nuk mund të kryej detyrën e lartë të funksionarit të dytë shtetëror të shtetit, me angazhimin e nevojshëm që e sjell kjo detyrë", tha Nikolla nga foltorja e Kuvendit.

Tiranë - Parlamenti shqiptar pas një debati maratonik, mbrëmë vonë, me 106 vota "për" e votoi reformën e re zgjedhore. Për votuan deputetët e shumicës qeveritare dhe demokratët opozitarë të Sali Berishës, ndërsa demokratët e Lulzim Bashës ishin për lista krejtësisht të hapura, duke akuzuar për një marrëveshje të fshehtë mes PS-së dhe PD-së, duke e cilësuar atë si "atentet ndaj demokracisë", që i siguroi Ramës mandatin e katërt. Me ligjin e ri, në zgjedhjet parlamentare vitin e ardhshëm, nga 140 deputetë, aq sa numëron shtëpia ligjvënëse, një e treta do të zgjidhen me lista të hapura, të tjerat sipas sistemit të shumicës.

Bruksel - Gjithsej 58 për qind e banorëve të vendeve anëtare të BE-së janë optimistë për të ardhmen e Unionit, ndërsa 55 për qind e dyte kishin deklaruar se janë të sigurt në forcën e demokracisë evropiane, tregojnë rezultatet më të reja nga hulumtimi Eurobarometër. Nga ana tjetër, 37 për qind e evropianëve të anketuar shprehin pesimizëm rreth të ardhmes së BE-së, përderisa 41 për qind nuk janë të sigurt në fuqinë e demokracisë në bllok.  Si prioritete kryesore të BE-së, 38 për qind e të anketuarve i identifikuan respektimin e demokracisë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e drejtësisë, 34 për qind fuqinë e saj ekonomike, industriale dhe tregtare, ndërsa 28 për qind marrëdhëniet e mira dhe solidaritetin në mesin e vendeve anëtare të Unionit. 

Marsejë - Stacioni i trenit Sen Sharl në Marsejë është evakuuar sot para orës 9 për shkak të një bagazhi. Trafiku hekurudhor është në ndërprerje dhe priten vonesa, njofton BFM TV. Mediat franceze më parë bënë të ditur se trafiku hekurudhor në vend ende është në ndërprerje pas "sulmit të djeshëm të përgatitur mirë në rrjetin hekurudhor", për të cilin ende askush nuk ka marrë përgjegjësinë, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Vientian - Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Asociacionit të Kombeve nga Azia Juglindore (ASEAN) sot e dënuan dhunën ndaj civilëve në Mjanmar dhe ju bënë thirrje të gjitha palëve në luftë që t'i dorëzojnë armët dhe ta ndjekin planin paqësor të miratuar nga blloku rajonal.  Në kumtesën e përbashkët të dhënë dy ditë pas fillimit të konsultimeve në Laos, ministrat e Punëve të Jashtme i përshëndetën masat praktike të dakorduara për uljen e tensioneve në Detin e Kinës Jugore dhe parandalimin e incidenteve në rajon. Në tekstin e publikuar nuk janë bërë të ditura masat konkrete. 

Laos - Ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov deklaroi sot se nuk ka kuptim të dëgjohet se çka thonë presidenti ukrainas Volodomir Zelenski dhe shefi i diplomacisë ukrainase Dmitrij Kuleba për perspektivën e bisedimeve me Rusinë, sepse, siç tha, "ata e thonë pikërisht të kundërtën".  Duke folur për deklaratën e Kulebës se Ukraina është e gatshme për bisedime me Rusinë, Lavrovi deklaroi se nuk është hera e parë që Kuleba ta thotë këtë. 

Uashington - Ish presidenti amerikan dhe kandidat republikan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Donald Tramp, paralajmëroi se së shpejti do të mbajë edhe një tubim në Batler, Pensilvania, ku ishte bërë përpjekje për atentat ndaj tij më 13 korrik.  "Do të kthehem në Batler, në Pensilvania, në tubim të madh dhe të bukur", shkroi ai në rrjetet sociale.  Trampi nuk e saktësoi datën, ndërsa hollësitë do t'i kumtojë më vonë.

Pekin - Pesë persona humbën jetën, ndërsa 14 janë lënduar në shpërthimin në një fabrikë metalurgjike në provincën qendrore kineze Henan, njoftuan sot autoritetet lokale.  Departamenti për raste urgjente i qytetit njoftoi se shpërthimi ka ndodhur të premten pasdite në parkun industrial Gaozhung. 

Sakramento - Më shumë se 130 objekte janë shkatërruar nga zjarri në Kalifornia, për çka është urdhëruar evakuim urgjent në katër zona, njoftuan sot autoritetet.  Zjarri shpërtheu të premten në mbrëmje dhe shkatërroi më shumë se 239.000 hektarë, afërsisht sa San Diego, që e bën zjarrin e 13-të më të madh pyjor në historinë e shtetit, informon Si-En-En.

Nju - Delhi - Kryeministri indian Narendra Modi në gusht do të udhëtojë për Kiev, kjo do të jetë vizita e tij e parë në vend nga fillimi i luftës ruse - ukrainase në vitin 2022.  Modi sipas gjitha gjasave do ta vizitojë Ukrainën më 23 gusht, deklaruan disa burime në qarqet diplomatike në Nju Delhi, transmeton kanali televiziv WION. Më parë këtë vit, presidenti ukrainas Volodomir Zelenski bisedoi me Modin në telefon dhe e ftoi kryeministrin indian që ta vizitojë Ukrainën. 

Vientian - Ministrat e Punëve të Jashtme të SHBA-së dhe Kinës, Entoni Blinken dhe Vang Ji sot mbajtën takim të rrallë në Laos për shkak të tensioneve në Detin e Kinës Jugore dhe afrimin në Pekin dhe Moskë.  Blinkeni mëngjesin e sotëm mbërriti në Laos dhe e filloi turin e ri përgjatë Azisë gjatë të cilit duhet ta konfirmojë lidershipin amerikan përkundër ndikimit të rritur të Kinës.  Prioritet i turit të tij është promovimi i "rajonit të lirë, të hapur dhe të përparuar indo-paqësor", termin që shfrytëzohet në SHBA që të shënohet zona aziatike  - paqësore e çliruar nga ndikimi, mënyrë e fshehtë për kritikimin e Kinës dhe ambicieve të saja ekonomike, territoriale dhe strategjike në rajon. 

Gazë - Më shumë se 24 palestinezë, në mesin e të cilëve edhe fëmijë dhe gra, janë vrarë sot në mëngjes në një sulm ajror izraelit mbi një shkollë në Deir Al Ballah, pjesën qendrore në Rripin e Gazës, ku janë strehuar të zhvendosurit.  Burime lokale njoftuan se në sulmin e aeroplanëve ushtarakë izraelitë mbi shkollën, e cila gjendet në perëndim të Deir al Ballah, ka pasur dhjetëra viktima, ndërsa shumë njerëz ishin plagosur rëndë, transmeton agjencia palestineze Vafa. 

Paris – Kinezët Çen Jiven dhe Çang Jani fituan në kërcimet e sinkronizuara në ujë prej tre metrash në Lojërat olimpike në Paris. Ata i sollën vendit të tyre medaljen e dytë të artë. Më herët gjatë ditës, Kina fitoi garën me qitje me pushkë ajrore prej 10 metrash në dyshe. Vendin e dytë në kërcimet e sotme e fituan Sara Bejkon dhe Kesidi Kuk nga SHBA. Medalja e bronztë i takoi britanikes Jasmin Harper dhe Skarlet Mev Xhensen.

QËNDRONI TË LIDHUR