• e enjte, 07 nëntor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

09:00/ 5 nëntor/ 2024

Shkup - Në organizim të Skopje Design week 2024, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, sot në Shkup do të mbahet konferencë për zhvillimin e turizmit kreativ - Bashkimi i të gjithë faktorëve. Konferenca, siç njoftuan organizatorët, është diskutimi i parë publik që synon të analizojë dhe ndriçojë segmentet që lidhen me bashkimin e kulturës dhe turizmit, e cila u krijua kohë më parë në resorin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.

Shkup - Fondacioni Konrad Adenauer në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, si dhe mbështetje të fondacionit tonë simotër nga Brukseli, Qendrës për Studime evropiane Uillfred Martens organizon konferencë të nivelit të lartë, me rastin e shënimit të 75-vjetorit të formimit të Aleancës "NATO - 75 Vite unitet, bashkëpunim dhe mbrojtje kolektive: Sfida të sigurisë për Evropën". Ngjarja, siç kumtoi Fondacioni, do të mbahet në amfiteatrin e madh të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

 Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se 11.000 trupa të Koresë së Veriut janë dislokuar në rajonin Kursk të Rusisë për ta mbështetur armatën ruse në zmbrapsjen e forcave ukrainase që kanë hyrë në këtë territor kufitar. "Ka tashmë 11.000 prej tyre në rajonin e Kurskut. Shohim rritje të numrit të ushtarëve  koreano-veriorë, por jo edhe rritje të reagimeve të partnerëve tanë", tha Zelenski në fjalimin e tij të përditshëm të mbrëmjes para bashkatdhetarëve.

Moskë - Ministria Ruse e Punëve të Jashtme dje njoftoi se zgjedhjet presidenciale në Moldavi, në të cilat fitoi presidentja proevropiane Maja Sandu, ishin "më jodemokratiket" në historinë post sovjetike të vendit. Zëdhënësja e Ministrisë, Marija Zaharova, tha se rezultati, në të cilin Sandu siguroi fitore në masë të madhe falë mbështetjes së moldavëve nga diaspora, zbuloi një "hendek të thellë" në shoqërinë e Moldavisë.

Uashington - Drejtoresha e Agjencisë amerikane për siguri kibernetike dhe infrastrukturore (CISA), Xhen Isterli dje deklaroi se departamenti i saj nuk ka dëshmi për çfarëdo lloj aktiviteti që mund të ndikojë drejtpërdrejtë ndaj epilogut të zgjedhjeve, edhe përkundër vërshimit nga dezinformatat. Ajo shtoi se zgjedhjet në vitin 2024 janë shënuar me "numër të paparë të dezinformatave" nga kundërshtarë të huaj.

Uashington - Zgjedhjet e paparashikueshme dhe të ngushta në SHBA, do të kulmojnë sot kur votuesit përmes vedit të ndarë thellë do të vendosin nëse Kamala Harris ose Donald Tramp do të jenë në janar në Shtëpinë e Bardhë transmeton DPA. Harris, nënpresidentja aktuale demokratike dhe Tramp, ish-presidenti republikan, i cili këkron mandat të dytë katërvjeçar, i kanë kaluar javët e fundit të furishme të fushatës, duke i parashtruar qëndrimet e tyre para votuesve në shtatë vendet kritike, të cilat me siguri do të vendosin për fituesin.

Uashington - Sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken bëri thirrje për ndihmë më të madhe për Rripin e Gazës duke pasur parasysh përkeqësimin e situatës humanitare në territor më shumë se një vit pas luftës. Blinkeni "ka biseduar për kushtet e tmerrshme humanitare në Gazë", në një bisedë telefonike me ministrin izraelit të Mbrojtjes Joav Galant, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Departamentit të shtetit amerikan, Methju Miler.

Uashington - Funksionarët më të lartë të qeverisë amerikane dje i përforcuan paralajmërimet e veta për përzierje të jashtme në zgjedhje, posaçërisht nga Rusia. Koncerni, nga Zyra e drejtorit të zbulimit nacional (ODNI), Byroja federale për hetime (FBI) dhe Agjencia për siguri kibernetike dhe siguri infrastrukturore (CISA), nga e premtja i përsëritën paralajmërimet e veta për përzierje, transmeton DPA. Tre agjencitë kumtuan se "po i vëzhgojnë kundërshtarët e huaj, posaçërisht Rusinë, të cilët kryejnë operacione për ndikim plotësues me qëllim që ta përkeqësojnë besimin e opinionit në integritetin e zgjehdjeve në SHBA dhe të nxisin ndarje mes amerikanëve".

Uashington - SHBA-ja vlerëson se ka rreth 12:000 ushtarë koreanoveriorë në Rusi, 10.000 prej të cilëve janë në rajonin Kursk. "Nëse këta ushtarë kyçen në operacione për mbështetje luftarake kundër Ukrainës, ata do të bëhen caqe legjitime ushtarake", tha zëdhënësi i Pentagonit, Patrik Rajder, duke i përsëritur komentet e dhëna javën e kaluar nga ana e ministrit të Mbrojtjes Lord Ostin. Ai tha se Pentagoni "i kontrollon" raportet për gjoja operacionet luftarake të Koresë Veriore.

Uashington - Prokurori nga Filadelfia nuk arriti ta parandalojë miliarderin teknologjik dhe mbështetësin e Trampit, Ilon Mask, të vazhdojë me shpërndarjen e tij kontroverse të parave për votuesit.  Gjykatësi shtetëror në Pensilvani dhe e refuzoi kërkesën për ndalesë gjyqësore, kumtuan mediumet amerikane. Vendimi është kryesisht simbolik, sepse shpërndarja ditore e një milion dollarëve për një person çdo ditë përfundon sot, në ditën e zgjedhjeve.

Seul - Koreja e Veriut ka lëshuar disa raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në Detin Lindor, i njohur edhe si Deti i Japonisë, njoftoi sot ushtria koreanojugore. Koreja e Veriut i lëshoi raketat rreth orës 07:30 (e hënë 22:30 sipas Griniçit), nga provinca perëndimore Hvanghae Veriore, njoftuan mediat koreanojugore, duke cituar Shtatmadhorinë në Seul. Shtatmadhoria së pari nuk e saktësoi numrin e projektilëve të lëshuar.

Kajro - Presidenti palestinez Mahmud Abasi deklaroi se është koha që të implementohet Rezoluta 2735 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila mbulon zbatimin e armëpushimit në Rripin e Gazës. Abasi këtë e deklaroi në Forumin Botëror që u mbajt në Kajro, kryeqyteti i Egjiptit.

Shkup  - Moti sot - në mëngjes ftohtë me kushte për mjegull të dobët ose vranësira të ulëta nëpër lugina. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 13 deri në 20 gradë. Në Shkup në mëngjes më ftohtë me kushte për paraqitje të mjegullës së dobët, ndërsa gjatë ditës kryesisht me diell. Temperatura minimale do të zbresë deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 20 gradë.

QËNDRONI TË LIDHUR