12:00/5 nëntor/2024
Shkup - Në Raportin për progresin e vendit për vitin 2024, Komisioni Evropian vlerëson se kapacitetet operative dhe administrative për të gjitha llojet e transportit janë të ulëta dhe se është bërë pak përpjekje për t'i forcuar ato. Për sa i përket legjislacionit të përgjithshëm të transportit, thuhet se dokumentet kryesore strategjike për transportin dhe nënsektorët e tij janë krijuar që në vitin 2023, por nuk është bërë asnjë progres në hartimin e planit të veprimit për Strategjinë Kombëtare të Transportit 2018 - 2030.
Shkup - Maqedonia e Veriut është mes nivelit mesatar dhe të mirë të përgatitjes në fushën e statistikave, vlerëson Komisioni evropian në Raportin për përparim, në kapitullin 18 - Statistika për vitin 2024. Këtë vit, siç kumtoi Enti shtetëror për statistika, është konstatuar përparim shtesë në Raportin e Komisionit evropian për kapitullin 18 - Statistika, ku nivel i alrtë i harmonizimit është vërejtur në infrastrukturën statistikore, ndërkaq në ststistikat e sektorëve vërehet përparim i caktuar.
Shkup - UNESKO u bën thirrje vendeve anëtare të parashtrojnë propozime për shënimin e jubileve të ngjarjeve historike dhe personaliteteve eminente në periudhën 2026-2027, që kanë rëndësi universale dhe kanë kontribuuar në promovimin e paqes, mirëkuptimit dhe afrimit të marrëdhënieve mes njerëzve. "Për atë qëllim UNESKO do të prëfshihej në shënimin e jubileve të propozuara nga ana e shteteve anëtare, me çka do t'u jepej rëndësi dhe mirënjohje më e madhe botërore", kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Më shumë informata për kriteret për parashtrim të propozimeve për jubile të personit/ngjarjes janë të kapshme në linkun: https://unesdoc.unesco.org/ark:/48223/pf0000391504_eng.
Tetovë - Për të tretën herë është shtyrë rigjykimi për spitalin modular në Tetovë pasi Gjykata e Apelit në Gostivar e ktheu në rigjykim pas seancës publike në prill të vitit 2024 dhe pas vendimit fillestar më 5 qershor 2023. Sot seanca është shtyrë pasi ka munguar gjykatësi Jordan Velkovski, ndërsa gjykatësja që e ka zëvendësuar atë e ka caktuar seancën e radhës më datë 15 janar 2025 në orën 10. Tentimi i parë për rigjykim ka qenë më 26 qershor 2024, kështu që është shtyrë për më 25 shtator, kur gjithashtu nuk u mbajt seancë publike.
Shkup - Observatori sizmologjik pranë Fakultetit natyror-matematikor në Shkup u bëri thirrje mediumeve në kumtimet e veta për tërmete t'i shfrytëzojnë vetëm informatat e tij zyrtare, siç thekson, "ndarjen e të dhënave të pavërteta dhe të gabuara mund të shkaktojë panik të përgjithshëm të popullatës dhe kjo dënohet me ligj". Observatori u reagon mediumeve me shkrim "për shkak të përhapjhes së shpeshtë të informatave të pakontrolluara për tërmetet". Në reagim, Observatori sizmologjik përkujton se edhe me ligj ai është institucioni i vetëm dhe i autorizuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut pë ta mirëmbajtur rrjetin sizmolojik dhe t'i publikojë të dhënat për dukuritë sizmologjike, përfshirë edhe njoftimin e opinionit për tërmetet e ndjera në vend.
Shkup - Nëpunësit policorë të Policisë së Kamenjanit, dje në ora 11:35 dhe 12:20 në fshatin Bogovinë të Tetovës i kanë privuar nga liria L.Z (36) nga fshati Bogovinë dhe E.N (32) nga fshati Sedllarcë e Poshtme. Siç njoftoi sot MPB-ja dyshohet se në periudhën nga ora 01:00 deri në orën 06:00 kanë kryer një vjedhje të rëndë në një objekt për shitje në pronësi të N.I (55) nga fshati Bogovinë, me ç’rast kanë marrë para dhe disa produkte.
Shkup - Ministria për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini informon se sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, fëmijëve dhe mbrojtjes covile për tetorin e vitit 2024. "Shfrytëzuesit e të drejtave monerare që posedojnë kartelë debite do të mund t'i tërheqin paratë në bankomatet e bankave, t'i shfrytëzojnë mjetet për pagesa jo kesh në rrjetin shitës ose përmes bankarisë elektronike dhe mobile nga sot, 5 nëntor 2024. njofton Ministria.
Shkup - Janë zëvendësuar të gjitha koshat e dëmtuara, të destinuara për hedhjen e mbetjes së imët në komunën Saraj, njoftuan mëngjesin e sotëm nga Ndërmarrja Publike "Higjiena Komunale" - Saraj. Aktivitetet gjatë ditës së djeshme u realizuan në dhjetëra lokacione në pjesën qendrore të komunës. Kosha të reja janë vendosur në vend të koshave të dëmtuara.
Rosoman - Një person ka humbur jetën dhe tre janë lënduar rëndë në një aksident që ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 9 në afërsi të fshatit Ribarci, në rrugën rajonale Kavadar-Rosoman. Këtë informacion e konfimrmuan për MIA-n nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore në Kavadar. "Tre personat janë transportuar në Spitalin e Kavadarit", shtuan nga Ndihma e Shpejtë Kavadar. Nga SPB Veles konfirmuan për MIA-n se në vendngjarje është duke u bërë ekspertizë, pas aksidentit mes dy makinave.
Shkup - Në Berovë mëngjesin e sotëm janë matur minus gjashtë gradë Celsius, ndërsa nën zero është edhe në Manastir dhe Shtip. Në Shkup është tre gradë, ndërsa më ngrohtë është në Gjevgjeli me gjashtë gradë, bëri të ditur DPHM. Moti sot do të jetë me diell dhe kryesisht i qetë. Temperaturat maksimale do të arrijnë nga 13 deri në 20 gradë. Në Shkup me diell dhe kryesisht i qetë. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 20 gradë.
Athinë - Me 39 vota për, nëntë më shumë nga shumica e nevojshme prej dy të tretave, Komisioni evropian e miratoi kandidaturën e Apostolos Xixikostas për komisar për transport dhe turizëm të qëndrueshëm, kumtuan mediumet greke, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Sipas informatave të njejta kundër votuan e djathta ekstreme gjermane, ndërsa grupi majtist (LEFT) ishte i përmbajtur. Disa nga mediumet në Greqi shkruajnë se gjatë dëgjimitt[ Xixikostas nuk mungoi edhe tensionimi për shkakj të fatkeqësisë hekurudhore afër Tempit në shkurt të vitit të kaluar, ndërsa komisari i ri grek në fjalimin e tij hyrës tha se siguria e hekurudhave do të jetë prioriteti kryesor.
Beograd - Kryeministri serb Millosh Vuçeviq sot deklaroi se do ta pranojë dorëheqjen e ministrit të Ndërtimtarisë, Transportit dhe Infrastrukturës, Goran Vesiq dhe shtoi se nuk dyshon se ministri nuk është fajtor në mënyrë subjektive për atë që ka ndoidhur në Novi Sad. Vuçeviq për Radiotelevizionin e Serbisë deklaoroi se vendimi i Goran Vesiq është veprim i një personi serioz, i cili është koshint se kur kryen një funksion të rëndësishëm e ka edhe peshën e përgjegjë.sisë. "Nuk dyshoj se Goran Vesiq nuk është fajtor në mënyrë subjektive për asgjë që ka ndodh më 1 nëntor në Novi Sad", tha Vuçeviq dhe shtoi se Vesiq është përgjegjës në mënyrë objektive sepse ai e drejton këtë sektor.
Gazë - Të paktën 29 palestinezë humbën jetën mëngjesin e sotëm në sulmet ajrore izraelite në kampet ku strehohen persona të zhvendosur në disa zona të Rripit të Gazës, përfshirë Beit Lahia, Deir al-Balah dhe qytetin al-Zavaida, raportojnë mediat palestineze. Saktësohet se 20 persona u vranë në një sulm në një shtëpi në Beit Lahia në veri të Rripit të Gazës dhe dy persona u vranë në një sulm në një kamp refugjatësh në Deir al-Balah në pjesën qendrore të enklavës. Sulmi në kampin al-Zavaida mori jetët e katër personave, ndërsa disa të tjerë janë plagosur.
Phenian - Motra e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, Kim Jo Xhong deklaroi sot se stërvitjet e përbashkëta ushtarake të SHBA-së, Japonisë dhe Koresë së Jugut justifikojnë forcimin bërthamor të Koresë së Veriut. Kim e kritikoi stërvitjen, të cilën vendet e zhvilluan pasi Koreja e Veriut testoi një raketë të re balistike ndërkontinentale Hvasong-19 javën e kaluar, si dhe "më shumë se 20" stërvitje ushtarake të kryera nga aleatët këtë vit.
Seul - Koreja e Veriut në mëngjes lëshoi një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi në Detin e Japonisë, njoftoi ushtria koreanojugore. Pesë ditë para lëshimit të sotëm, Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale. "Në pritje të lëshimeve të reja, forcat tona të armatosura përforcuar mbikëqyrjen", njoftoi shtatmadhoria e ushtrisë koreanojugore, duke shtuar se ndan informacione me Japoninë dhe SHBA-në.
Uashington - Barrikada të sigurisë, dërrasa në vitrina dhe prania e dukshme policore - kryeqyteti i SHBA-së po përgatitet për zgjedhjet presidenciale, duke u frikësuar nga përsëritja e dhunës që goditi Uashingtonin katër vjet më parë. Autoritetet në kryeqytetin e SHBA-së paralajmëruan se presin "situatë jostabile dhe të paparashikuar të sigurisë" në ditët dhe javët rreth zgjedhjeve dhe nuk besojnë se fituesi do të shpallet në ditën e votimit. Përkujtimi i 6 janarit të vitit 2021, ditën kur mbështetësit e ish presidentit republikan Donald Tramp sulmuan Kapitolin e SHBA-së, qendrën e demokracisë amerikane, është ende i pranishëm në Uashington.