MIA Flesh
- Shkup - Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska në kuadër të vizitës së punës në Bruksel, sot do të marrë pjesë në konferencën "Vota, zgjedhje dhe lidership: Pikë kthese për Evropën?" në organizim të think-tenkut "Miqtë e Evropës". Është paraparë ministrja Dimitrieska-Koçoska të flasë në panelin e parë të konferencës të titulluar "Zgjerimi i Evropës: Me cilin çmim dhe me çfarë strukture?", ku do të bëhet fjalë për sfidat aktuale dhe të ardhshme të procesit të zgjerimit të BE-së. Sipas paralajmërimeve, Dimitrieska-Koçoska do të flasë për reformat që i paraprijnë vendit në rrugën drejt anëtarësimit të barabartë në BE, të përmbajtura në Agjendën reformuese të miratuar kohë më parë, me ç'rast pritet ta riafirmojë përcaktimin e fuqishëm të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për zbatimin e saj.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:53, 7 nëntor, 2024
09:00/7 tetor/2024
Shkup - Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska në kuadër të vizitës së punës në Bruksel, sot do të marrë pjesë në konferencën "Vota, zgjedhje dhe lidership: Pikë kthese për Evropën?" në organizim të think-tenkut "Miqtë e Evropës". Është paraparë ministrja Dimitrieska-Koçoska të flasë në panelin e parë të konferencës të titulluar "Zgjerimi i Evropës: Me cilin çmim dhe me çfarë strukture?", ku do të bëhet fjalë për sfidat aktuale dhe të ardhshme të procesit të zgjerimit të BE-së. Sipas paralajmërimeve, Dimitrieska-Koçoska do të flasë për reformat që i paraprijnë vendit në rrugën drejt anëtarësimit të barabartë në BE, të përmbajtura në Agjendën reformuese të miratuar kohë më parë, me ç'rast pritet ta riafirmojë përcaktimin e fuqishëm të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për zbatimin e saj.
Shkup - Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale sot do të ndajë vauçerë për kondicionerë inverter. Në ndarjen në sallën sportive "Boris Trajkovski" në Shkup është paralajmëruar prania e ministres së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska. Kjo masë, siç njoftojnë nga Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, ka për qëllim arritjen e synimeve të Qeverisë për mbështetjen e standardit të jetesës së qytetarëve dhe uljen e ndotjes së ajrit. Sipas Ministrisë, gjithsej 6182 amvisëri do të marrin vauçerë. Përmes Programit për efikasitet energjetik në amvisëri fitues të vauçerit prej 23 000 denarë ose 25 000 denarë janë 4 591 amvisëri, ndërsa përmes Programit për mbrojtjen e konsumaorëtve të cenueshëm të energjisë fitues të vauçerëve në vlerë prej 30 000 denarë janë 1 591 amvisëri.
Shkup - Në Kuvend sot do të mbajnë seanca tre komisione - Komisioni për politikë sociale, demografi dhe rini, Komisioni për financim dhe buxhet dhe Komisioni për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike. Në rend dite të Komisionit për politikë sociale, demografi dhe rini janë dy pika - Plani financiar i Agjencisë për supervizion të sigurimit kapital financiare pensional për vitin 2025 dhe Propozim vendimi për pajtueshmëri të Vendimit për vlerën ne kompensimit mujor që e paguan Agjencia për supervizion të sigurimit kapital financiare pensional nga shoqatat pensionale për vitin 2025, në lexim të dytë.
Shkup - Banka Popullore do t'i prezantojë sot projeksionet makroekonomike të vjeshtës. Në konferencën për shtyp është paralajmëruar prania e udhëheqësisë së bankës qendrore. Sipas projeksioneve makroekonomike të pranverës, inflacioni mesatar për këtë vit ishte projektuar në nivel prej 3,5 për qind, ndërsa rritja e ekonomisë së Maqedonisë në 2,6 për qind. Siç ishte theksuar atëherë rreziqet rreth inflacionit ende ekzistojnë dhe janë të lidhura kryesisht me çmimet e prodhimeve primare, ndryshimet në çmimet rregullatore, si dhe me politikat në anën e kërkesës. Siç tha atëherë guvernatorja, është mbajtur angazhimi për maturi në politikën monetare, ndërsa ndryshimet e ardhshme do të varen nga trendet e tregut devizor dhe lëvizja e inflacionit dhe pritjet inflacioniste, si dhe nga vendosja e BQE-së.
Shkup - Shtatë nisma për vlerësim të kushtetueshmërisë dhe legjitimitetit janë në rend dite të seancës së sotme të 29-të të Gjakatës Kushtetuese. Në rend dite është nisma e parashtruar nga VMRO-DPMNE për nenin 3 nga Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për dokumente të udhëtimit të shtetasve të Republikës së Maqeodnisë së Veriut.
Shkup - Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkovi, sot do të realizojë një vizitë pune në IK Kinotekën e Maqedonisë së Veriut, e cila është i vetmi institucion kombëtar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore audiovizuele. Siç bënë të ditur nga Ministria, vizita e Ljutkovit është pjesë e agjendës për vizita në institucionet kulturore.
Bruksel - Ngjarjet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme do të jenë tema kryesore në Samitin e sotëm të pestë të Komunitetit Politik Evropian në Budapest, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Hristijan Mickoski. Në ngjarje, nikoqir i së cilës është kryeministri hungarez Viktor Orban, është paralajmëruar pjesëmarrja e 47 shefave të shteteve ose qeverive nga Evropa, si dhe delegacione të BE-së, i cili do të përbëhet nga kryetari i Këshillit Evropian Sharl Mishel, kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen dhe përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri Zhozep Borell.
Bruksel - Ky vit do të jetë më i ngrohti në histori dhe i pari në të cilin temperatura mesatare ishte për mbi 1,5 gradë më i ngrohtë nga temperatura mesatare në periudhën paraindustriale, kumtuan shkencëtarët evropianë. Agjencia e BE-së "Kopernik" vlerëson se temperatura mesatare globale në vitin 2024 mund të jetë për 1,55 gradë më e lartë nga mesatarja paraindustriale, në krahasim me 1,48 gradë në vitin 2023. Sekretari i përgjithshëm i KB-së Antonio Guteresh tashmë foli për "kolapsin klimatik". "Pas nëntë muajve, viti 2024 pothuajse sigurisht se do të jetë më i ngrohti deri më tani dhe i pari me temperatura mbi 1,5 gradë mbi nivelet paraindustriale", tha drejtoresha e agjencisë, Samanta Burges.
Uashington - Ish presidenti amerikan Barak Obama ka uruar Donald Trampin për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale. "Dukshëm, ky nuk është rezultati për të cilin shpresonim, duke i marrë parasysh mospajtimet e thella me republikanët për një seri çështjesh", shënoi Obama në një deklaratë së bashku me bashkëshorten e tij Mishel. "Megjithatë, të jetosh në demokraci do të thotë të pranohet se pozitat tona nuk do të fitojnë gjithmonë dhe të jemi të gatshëm të pranojmë një transfer të qetë të pushtetit", shtoi ai.
Uashington - Donald Tramp, kandidati republikan për president të SHBA-së, në zgjedhjet presidenciale ka fituar 295 vota elektorale dhe e fitoi kandidaten e Partisë Demokratike, Kamala Harris, e cila ka fituar 226 elektorë, tregojnë projeksionet më të reja të Asoshiejted pres. Tramp e ka fituar, Ajdaho, Juta, Montana, Dakotën Jugore dhe Veriore, Nebraskën, Kanzas, Oklahoma, Teksas, Miçigan, Viskonsin, Ajova, Misuri, Arkanzas, Luiziana, Indiana, Kentaki, Tenesi, Misisipi, Alabama, Florida, Xhorxhia, Karolina Veriore, Ohajo, Virxhinia Perëndimore, Aljaska dhe Pensilvania.
Uashington - Ish-nënpresidenti Majk Pensi, i cili u nda nga Tramp në vitin 2021 kur refuzoi të ndalonte certifikimin e Xho Bjadenit si president, dje e uroi për fitoren e tij në zgjedhje. "Populli amerikan ka folur dhe Kareni dhe unë i shprehim urimet tona të sinqerta presidentit të sapozgjedhur Donald Trampit dhe familjes së tij për zgjedhjen e tij si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara", tha Pensi në postimin në Iks. "Gjithashtu, i dërgojmë urime edhe nënpresidentit të sapozgjedhur Xh.D. Uens dhe familjes së tij për zgjedhjen e tij si nënpresident i Shteteve të Bashkuara", theksoi Pensi.
Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se dje ka pasur një bisedë "të shkëlqyer" me Donald Trampin pas fitores së tij në zgjedhjet presidenciale në SHBA. "Ramë dakord të mbajmë një dialog të ngushtë dhe ta përmirësojmë bashkëpunimin tonë. Udhëheqja e fortë dhe e palëkundur amerikane është me rëndësi vitale për botën dhe për një paqe të drejtë", ka shkruar Zelenski në Iks. "Fushata e tij e jashtëzakonshme e bëri të mundur këtë rezultat. Përgëzova familjen dhe ekipin e tij për punën e tyre të shkëlqyer", thotë ai.
Uashington - Zonja e parë e ardhshme e SHBA-së, Melania Tramp pas fitores së bashkëshortit të saj, Donald Tramp në zgjedhjet presidenciale në SHBA deklaroi se shumica e amerikanëve ua besuan "këtë përgjegjësi të rëndësishme". "Do ta mbrojmë zemrën e republikës sonë, lirinë. Pres që qytetarët e vendit tonë sërish do t'i përkushtohen njëri-tjetrit dhe do të ngriten mbi ideologjinë për shkak të lirisë individuale, prosperitetit ekonomik dhe sigurisë", shkroi Melania Tramp në platformën X. Ajo shtoi se beson se "energjia, shkathtësia dhe nisma amerikane do t'i bashkojnë mendjet më të mira" për ta avancuar kombin amerikan.
Uashington - Këshilltari special i Ministrisë amerikane të Drejtësisë Xhek Smith shqyrtoi mënyrat për t'i dhënë fund dy rasteve penale federale kundër presidentit të sapozgjedhur Donald Tramp para se ai ta marrë detyrën, deklaroi një përfaqësues i Ministrisë i njoftuar me këtë çështje. Vazhdimi i procedurave për impiçment kundër Trampit do të minonte politikën shumëvjeçare kundër ndjekjes së presidentit aktual, ndërsa me afrimin e dy afateve të paraqitjes së rasteve federale, 15 dhe 21 nëntor, vendimi i departamentit se si të hedhë poshtë akuzat mund të vijë brenda disa ditësh, shkruan Ju-Es-Ej Tudej.