• e diel, 29 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/28 nëntor/2024

Shkup  - Jetojmë në një shtet në të cilin ka sunduar "trekëndëshi" mes kriminelëve politik, narkokarteleve dhe prokurorëve,tha kryeministri Hristian Mickoski, në përgjigje të pyetjes së deputetëve në mbledhjen e sotme në Kuvend. Kryeministri theksoi se qytetarët nuk ndjehen të sigurt për shkak të mungesës së zbatimit të drejtësisë. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski nga foltorja parashtroi pyetje me paraqitjen dhe sundimin e "narkokarteleve" në kryeqytet dhe vend dhe rreth përballjes përfundimtare me ta. Mickoski në përgjigje theksoi se ishte i shqetësuar nga lidhja e ish-funksionarëve dhe kriminelëve dhe është evituar zbatimi i drejtësisë.

Shkup - Në bazë të të gjitha analizave, 60 për qind e PM 2,5 dhe PM 10 grimcave vijnë nga mënyra e ngrohjes dhe djegies të karburanteve fosile. Nuk janë fajtorë qyetarët, standardi është i tillë. Njerëzit djegin gjithçka që të mund të ngrohen në shtëpitë e tyre sepse alternativë askush nuk u ka sjellë, deklaroi kryeministri Hristiaan Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes Sanja Llukareska nga LSDM-ja, e cila pyeti pse është zvogëluar buxheti për masa kundër ndotjes së ajrit dhe ku është miliarda e paralajmëruar dhe plani për ajër të pastër.

Shkup - Gjendja me buxhetin që e trashëguam nuk ishte e rëndë, por alarmante dhe ndoshta kjo Qeveri është e vetmja Qeveri që është sulmuar nga opozita e sotme, por në të njëjtën kohë e sulmuar nga shoqata të caktuara të qytetarëve, organizata sindikale, se është kundër të drejtave të punonjësve, rritjes së pagave, theksoi Hristiajn Mickoski duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve. 

Podgoricë  - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot nga Podgorica, ku ndodhet për vizitë zyrtare, duke e komentuar deklaratën e djeshme të eurokomisares së sapozgjehdur për zgjerim, Marta Kos theksoi se i bën vërejtje në diksionin lidhur me pritjet për ndryshimet kushtetuese dhe shtoi se tjetër është të tregohet apo rekomandohet, por të thuhet se duhet do të thotël tejet shumë perceprim byrokratik i Bashkimit Evropian. Ajo përsëriti se në gjurmim të situatës win-win nga ana jonë "themi se ja, do ta bëjmë edhe atë hap, por me veprim të shtyrë juridik" dhe theksoi se nëse lejohet që vetoja të vazhdojë, madje edhe më të suksesshmit në hapërimin e fundit mund të përballen me të.

Koçan - Qeveria teknike, në krye me Talat Xhaferin, pezullloi Parlamentin dhe vendosi që kontratën për ndërtimin e autostradës nga Gostivari deri në fshatin Bukojçan ta rrisë për afër 400 milionë euro,  sepse kanë konstatuar se trasa të cilën vetë e kanë vendosur kalon në perimetrin e shpellës "Ubavica" dhe se duhet të zhvendoset, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski në përgjigje të pyetjes parlamentare pse shteti do të humbiste një shumë të tillë në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Shkup  - Paratë për blerjen e autobusëve të rinj elektrikë nuk janë në buxhet deri në fillim të pagesës së këstit të parë, që është parashikuar të jetë në vitin 2028, u përgjigj kryeministri Hristian Mickoski në pyetjen e deputetes Sanja Llukareska se deri ku është furnizimi për autobusët elektrikë. Mickoski në seancën për pyetje të deputetëve theksoi se paratë për blerjen nuk do të shihen në buxhetin e ri, por, siç tha, ato do të parashikohen në këstet gjysmëvjeçare për shkurt-mars të vitit 2028.

Shkup - Paratë për blerjen e autobusëve të rinj elektrikë nuk janë në buxhet deri në fillim të pagesës së këstit të parë, që është parashikuar të jetë në vitin 2028, u përgjigj kryeministri Hristian Mickoski në pyetjen e deputetes Sanja Llukareska se deri ku është furnizimi për autobusët elektrikë. Mickoski në seancën për pyetje të deputetëve theksoi se paratë për blerjen nuk do të shihen në buxhetin e ri, por, siç tha, ato do të parashikohen në këstet gjysmëvjeçare për shkurt-mars të vitit 2028.

Shkup - Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska dhe kryetari i Këshillit të Qytetit të Shkupit, Trajko Sllaveski sot përmes kumtesave drejt mdeiumeve me akuza të ndërsjellta për atë se kush është prëgjegjës lidhur me mosvënien në rend të ditës pikën për kërkesën e transportuesve privat për rritje të tarifës për kilometër të kaluar, në suaza të sistemit për transport publik në territorin e kryeqytetit. Transportuesit privat prej sot nuk qarkullojnë, ndërsa në komunikacion janë vetëm autobusët e NQP-së. Në deklaratë për MIA-n, Jovica Zafirovski, përfaqësues i transportuesve privat dje tha se sot nuk do të qarkullojnë, autobusët do të qëndrojnë në garazhe, ndërsa vendimi është sjellë në koordinim të transportuesve të cilët dje pasdite i çkyçën autobusët nga qarkullimi në shenjë revolte pasi që edhe në mbledhjen e djeshme të Qytetit të Shkupit nuk u shqyrtua kërkesa e tyre për rritje të taksës për kilometër.

Shkup  - Udhëheqësia e re, gjegjësisht Këshilli i ri drejtues i Agjencisë për komunikime elektronike do ta stopojë vendimin për rritjen e shpenzimeve për bruto paga për 20 për qind në AKE, theksoi kryeministri Hristian Mickoski në përgjigje të pyetjes nga deputeti i VMRO-DPMNE Bojan Stojanovski, i cili theksoi se me planin e propozuar financiar për vitin 2025 ky trup parashikon të ardhura prej 9,3 milionë denarë, që është për 31 për qind më pak në krahasim me këtë vit.

Shkup - Ministri i Administratës Publike Goran Minçev, realizoi takim pune me Bagrat Tunijan, këshilltar i lartë në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) dhe Gregor Virant, udhëheqës i programit SIGMA, ku u diskutua për reformat rrjedhëse në administratën publike dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm në implementimin e tyre. Fokusi kryesor i takimit është vendosur në prioritetet dhe përpjekjet e Ministrisë së Administratës Publike, veçanërisht në ligjet dhe strategjitë që kanë për qëllim përparimin e efikasitetit dhe profesionalitetit të institucioneve publike.

Shkup - Asnjëherë nuk kemi qenë kaq afër Bashkimit Evropian, duhet të bëjmë vetëm një hap, që për mendimin tim është një hap pa dhimbje edhe pse e paraqesin si një goditje të madhe për popullin maqedonas dhe ai është përfshirja e gjashtë kombeve në preambullë, tha sot ish kryeministri Ljubço Georgievski në forumin "Reflektime për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut", organizuar nga Partia për Veprim Demokratik (PVD) e Maqedonisë. Në fjalën e tij, Georgievski theksoi se nevojitet të ndryshohet mënyra e menaxhimit të komisionit historik i cili negocion me palën bullgare dhe theksoi se nevojitet një qasje diplomatike.

Shkup - Kryetari i Këshillit të Qytetit të Shkupit, Trajko Sllaveski në një deklaratë për media theksoi se do ta vendos në rend dite të seancës së Këshillit, kërkesën për rritje të tarifës për transportuesit privatë, kur do të ketë propozim-vendim nga kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska.

Shkup - Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev sot foli në takimin inicues të Trupit koordinues për menaxhim me cilësi, ku morën pjesë përfaqësues nga SIGMA, instituti evropian për administratë publike (EIPA), Shkolla rajonale për administratë publike (RESPA), si dhe anëtarë të Trupit koordinues.

Shkup  - Këshilltarët e Qytetit të Shkupit nga radhët e LSDM-së sot kanë kërkuzar nga kryetari i Këshillit të Qytetit të Shkupit, Trajko Sllaveski që të konvokojë seancë të jashtëzakonshme për shkak të seriozitetit të problemit me transportuesit privatë. Në komunikatën e partisë theksohet se qytetarët përballen me mungesë të transportit publik, për shkak të bartjes së përgjegjësisë për atë se kush është fajtor dhe kush duhet ta zgjidh problemin. Siç informojnë nga Minsitria e Administratës Publike, Minçev e ceki rëndësinë e menaxhimit me cilësi si themel për adminsitratë publike bashkëkohore, efikase dhe prëgjegjëse. Ai theksoi se vendosja e sistemeve për menaxhim me cilësi, siç janë CAF dhe ISSO, hapë mundësi të reja për prëforcim të kapaciteteve institucionale, vendosje të qëllimeve dhe vizioneve të qarta, si dhe për përmirësim të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.

Shkup - SHA EMV në tenderin e EVN Houm ofroi një çmim prej 62 euro për megavat orë. Ky çmim është për dy euro më i lartë nga ai i deritanishëm që SHA EMV ia ka shitur furnizuesit universal dhe ajo ka ndikim të madh ndaj çmimit të energjisë që qytetarët do ta paguajnë nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Çmimi i ri i energjisë elektrike duhet të definohet deri në fund të vitit, ndërsa do të vlejë nga 1 janari.

Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska sot duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve në Kuvend në lidhje me përmirësimin e sistemit arsimor, informoi se këto ditë në E-Qeveri do të jetë i arritshëm ligji i ri për Kornizën Nacionale të Kualifikimeve. Janevska shpreson se shumë shpejtë Kuvendi do të mund t'i miratojë. Në pyetjen parlamentare nga deputeti Halil Snopçe lidhur me diskriminim e mundshëm të studentëve të cilët kanë 180 dhe 240 kredi, Janevska përkujtoi se si Ministri, studentëve me 180 kredi u kanë lejuar të konkurojnë për bursa për studimet pasdiplomike në kohëzgjatje prej dy vitesh.

Shkup - Këshilltarja e Qytetit të Shkupit, Irena Vitina e kualifikoi si të pasaktë deklaratën e kryetarit të Këshillit Trajko Sllaveski në lidhje me nismën e transportuesve privatë për rritjen e kompensimit të shërbimeve për kilometër. "Nga nisma që ju lexova, këshilltari kërkon që të fillojmë një procedurë në të cilën do të shqyrtojmë të gjitha mundësitë që ne si këshilltarë të përcaktojmë nëse ka një arsye të justifikuar për rritjen e çmimit të transportuesve privatë për kilometër apo jo. Kryetari i Këshillit si këshilltarë na e ka mohuar të drejtën që kemi në përputhje me Statutin dhe Rregulloren për të shqyrtuar nismat dhe për të vepruar sipas tyre. I siguroj qytetarët se vetëm ne si këshilltarë në Këshillin e Qytetit të Shkupit mund të marrim një vendim të tillë", tha Vitina.

Tetovë - Me një ceremoni solemne, Fakulteti Filozofik i Universitetit të Tetovës e shënoi 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit. Kjo ditë përkujton jo vetëm shpalljen e pavarësisë, por edhe sakrificat e panumërta të heronjve dhe dëshmorëve tanë që luftuan për lirinë dhe dinjitetin e popullit shqiptar.

Shkup  - Njësia për Hetime Financiare pranë Departamentit të Krimit të Organizuar dhe Serioz të MPB-së në koordinim me hetuesit e qendrës hetuese të Prokurorisë Themelore Publike për NKOK dje për shkak të ekzistimit të dyshimeve të bazuara për vepra të kryera penale në PTHP NKOK ka ngritur kallëzim penal kundër katër personave dhe atë: F.D.(41) dhe E.D. (43) nga Shtipi për vepër penale të kryer sipas nenit 156 paragrafi 3 i ligjit për lojërat e fatit dhe për lojëra argëtuese ndërsa në lidhje me nenin 22 të KP dhe sipas nenit 273 të KP ("pastrim parash dhe të  ardhura tjera nga vepra ndëshkuese"), si dhe kundër personave E.D.(19) dhe F.R.(34) gjithashtu nga Shtipi, sipas nenit 273 paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 1 dhe 2 të KP.

Prishtinë - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë nderimeve të sotme në kompleksin memorial "Adem Jashari" në Prekaz, për nder të 28 nëntorit - Ditës së flamurit shqiptar, porositi se Kosova do të janë "gjithçka nga vetja për të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë, për t'i gëzuar të drejtat e veta të garantuara", lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. "Në fjalimin para mediumeve nga manifestimi tradicional në Prekaz me rastin e 28 Nëntorit, Osmani e theksoi rëndësinë e kësaj date për Kosovën, duke e lidhur me paraqitjen në opinion të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në vitin 1998 dhe ditëlindjen e komandantit të parë të UÇK-së, Adem Jashari.

Sofje - Deputetët edhe në përpjekjen e shtatë sot nuk zgjodhën kryetar të Kuvendit të 51-të Popullor të Bullgarisë. Të nominuarit për këtë funksion ishin sërish katër deputetë, ndërsa këtë herë deri në përfundimin përfunditar të votimit arritën Raja Nazarjan (GERB-SDS) dhe Silvi Kirilov ("Ka një popull të tillë"), megjithatë asnjëri nga të dy nuk e mblodhën numrin e nevojshëm të votave për t'u zgjedhur.  Në raundin e dytë, 118 deputetë e mbështetën Silvi Kirilovin, 103 ishin "kundër", dhe 17 abstenime. Në rivotimin e kërkuar nga ITN, ai mori 117 vota për mbështetje, 104 deputetë ishin "kundër" dhe 17 abstenime. Para vetë votimit, deputetët e "Bullgarisë Demokratike" paralajmëruan se do t'i japin një herë mbështetje Silvi Kirilovit për kryetar të Kuvendit.

 Berlin  - Mjeku i cili u arrestua në gusht në Berlin, tani dyshohet se ka vrarë tetë pacientë dhe në disa raste ka tentuar t'i fshehë dëshmitë duke vënë zjarr, bënë të ditur sot hetuesit gjermanë. Mjeku i paidentifikuar, i cili ishte pjesë e ekipit të kujdesit paliativ, në momentin e arrestimit ka qenë i dyshuar se vrau katër pacientë të moshuar në qershor dhe korrik, ndërsa më pas tentoi pak a shumë sukses t'u vinte flakën banesave.  Policia dhe prokuroria sot thanë se u shfaqën raste të tjera pasi ata shqyrtonin të dhënat e pacientëve dhe kryen ekzaminimet mjeko-ligjore për viktimat, dy prej të cilave u zhvarrosën.

 Astanë - Presidenti rus Vladimir Putini sot deklaroi se Rusia do të përdorë të gjitha armët e saj kundër Ukrainës nëse Kievi bëhet fuqi bërthamore. "Nuk do të lejojmë që Kievi të marrë armë bërthamore", tha Putini, raportuar nga mediat ruse. Ai theksoi se Ukraina nuk mund të prodhojë armë bërthamore, por vetëm bomba të ndyra, por shtoi se Rusia do të reagojë ndaj kësaj në një "mënyrë përkatëse".  "Ata që përmendin kthimin e armëve bërthamore në Ukrainë nuk ndihen përgjegjës për fatet e njerëzve dhe botës", tha Putini.

 Kiev - Ukraina është e gatshme të jetë nikoqire  e samitit e dytë global për përfundimin e luftës në të ardhmen e afërt, deklaroi sot shefi i kabinetit të presidentit ukrainas Andrij Jermak.  "Falë punës aktive me partnerët tanë, tashmë është zhvilluar një kornizë e përbashkët e paqes dhe ajo do të bëhet bazë për samitin e dytë të paqes dhe Ukraina është e gatshme ta mbajë atë në të ardhmen e afërt", tha Jermaku në një konferencë për shtyp, të transmetuar  nga mediat lokale ukrainase.

QËNDRONI TË LIDHUR