• e enjte, 26 dhjetor 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

15:00/ 20 janar/ 2024

Shkup - Prokuroria themelore publike Shkup sot kumtoi se është marrë urdhër për ngritjen e procedurës hetuese kundër një shkupjani 28-vjeçar, për të cilin ekziston dyshim themelor se ka kryer vepër penale - vrasje.

Shkup - Reshjet e borës së mëngjesit të sotëm po shkaktojnë probleme në komunikacion në rrugët shtetërore. Në disa akse rrugore është vendosur ndalesë për autobusa dhe automjete të rënda transportuese.

Shkup - Vendet që me ligj i takojnë opozitës në qeverinë teknike duhet të mbeten bosh derisa VMRO-DPMNE të votojë për atë qeveri, sugjeron kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në përgjigje të paralajmërimeve të partisë opozitare të mos votohet për përbërjen e qeverisë teknike dhe as të marrë pjesë në seancat e saj.

Shkup- Sinoptikët paralajmërojnë mot të thatë dhe shumë të ftohtë me temperatura të ulëta dhe kushte për paraqitje të mjegullës. Më së ftohti do të jetë të hënën dhe të martën në mëngjes.

Strumicë - Një person e ka humbur jetën, ndërsa nëntë janë lënduar në fatkeqësinë e mbrëmshme të komunikacionit, që ka ndodhur në rrugën Gjevgjeli - Bogdanci, në urën mbi lumin Vardar, ku kanë marrë pjesë katër automobila, prej të cilëve në një janë transportuar migrantë nga Siria.

Shkup - Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska gjatë natës së kaluar ka mbajtur mbledhje koordinative në terren me shërbimin dimëror të Qytetit dhe ndërmarrjet publike në Shkup.

Shkup - Në disa akse rrugore në shtet është vendosur ndalesë për autobusë dhe automjete të rënda transportuese, për shkak të reshjeve të borës.

Shkup - Nga VMRO-DPMNE-ja sot përmes kumtesës përsëritën se mbeten në qëndrimin që të propozojnë ministra dhe zëvendës për qeverinë teknike, pa e votuar kryeministrin teknik, Talat Xhaferi.

Tiranë - Lideri i Partisë Demokratike shqiptare në opozitë, Lulzim Basha, deklaroi se do të kërkojë nga Parlamenti të miratojë vendim për ndarjen e 50 milionë eurove për Kosovën, të destinuara për blerjen e pajisjeve ushtarake.

Bern - Presidentja e Zvicrës, Viola Ahmerd sot deklaroi se samiti i paqes për Ukrainën, të cilin vendi i saj planifikon ta organizojë, duhet të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur.

Vjenë - Forcat ruse kanë minuar sërish hyrjet deri në termocentralin bërthamor Zaporozhje që është nën kontrollin e tyre, theksohet në raportin e publikuar sot nga Agjencia ndërkombëtare e energisë bërthamore (ANEB), cituar nga DPA.

Uashington - Presidenti amerikan Xho Bajden "edhe më tej beson në perspektivën dhe mundësinë" e një shteti palestinez, por "e pranon se do të duhet shumë punë për të arritur atje", deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhon Kirbi.

Uashington - Presidenti amerikan Xho Bajden deklaroi se nëse Kongresi nuk miraton ndihmë shtesë ushtarake për Ukrainën, paqëndrueshmëria mund të përhapet edhe në Evropë dhe hapur pyeti se çfarë mund të ndodhë në Ballkan, duke paralajmëruar se një situatë e tillë "do ta ndryshojë dinamikën".

Uashington - Majkrosofti dje publikoi se një grup, i sponsoruar nga Rusia më 12 janar ka hyrë në sistemet e tij korporative dhe ka vjedhur disa mejle dhe dokumente të të punësuarve të vet.

Pekin - Trembëdhjetë persona kanë humbur jetën nga zjarri që shpërtheu mbrënë një një konvikt të një shkolle fillore në afërsi të qytetit Nanjang, në provincën Henan të Kinës qëndrore, kumtuan sot autoritetet lokale, transmeton Xinhua.

Kampala - Gjatë Samitit të 19-të të Lëvizjes së të painkuadruarve, në kryeqytetin e Ugandës, Kampala, liderët e vendeve-anëtare e dënuan fushatën ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës, njoftuan mediumet britanike.

Kiev  - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e ftoi Donald Trumpin në Kiev, por me një kusht - për t'i dhënë fund luftës, siç mburrej në një rast.

Bruksel - Gjykata Evropiane e Drejtësisë miratoi vendim me të cilin shfuqizohen kufizimet me të cilat qytetarët e BE-së përballen kur blejnë tokë bujqësore në Bullgari.

Bruksel – Vendet anëtare të BE-së kanë mbështetur propozimin për miratimin e legjislacionit të ri evropian për të krijuar një kornizë të përbashkët për shërbimet mediatike në Union dhe për të mbrojtur lirinë e mediave, pluralizmin mediatik dhe pavarësinë editoriale në bllokun.

Bejrut - Funksionari i lartë i Hezbollahut, Naim Kasem, paralajmëroi se Izraeli do të pësojë pasoja të rënda nëse e përhap konfliktin përgjatë kufirit mes Libanit dhe Izraelit.

Oman -SHBA-ja dhe fuqitë e tjera perëndimore duhet të përdorin ndikimin e tyre ndaj Izraelit për t'i dhënë fund "masakrës" aktuale në Gazë, deklaroi kryeministri jordanez Bisher al Hasavane.

Uashington  - Aeroplanë ushtarak amerikane kanë sulmuar pozita të kryengritësve Huthi në Jemen dhe i kanë shkatërruar minahedhësit, të cilat ishin të gatshme për lansimin e raketave, deklaroi një përfaqësues zyrtar amerikan.

Kiev - Këshilltari i presidentit ukrainas, Mihailo Podoljak, kërkon nga aleatët më shumë armë për të ndihmuar fushatën mbrojtëse të vendit të tij  kundër pushtimit rus, duke pasur parasysh gjendjen aktuale të fushëbetejës.

Dubai - Futbollisti portugez Kristiano Ronaldo vlerësoi se kampionati saudit, ku luan në radhët e Al Nasrit, është më i mirë dhe më cilësor se Liga franceze.

QËNDRONI TË LIDHUR