• e enjte, 26 dhjetor 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

15:00/ 28 tetor/ 2023

Shkup – Bisedohet me shumë persona, po sigurohen dëshmi, po punohet intensivisht në zbulimin e sulmuesit në Ist gejt, por është ende herët për të ndarë informacione. Kjo është përllogaritja e bandave kriminale që janë krijuar për 30 vjet, për të cilat flitet shumë, ndërsa askush nuk ka marrë përgjegjësi për t'i sqaruar ato, informoi në intervistën për MIA-n ministri i Brendshëm Oliver Spasovski për të shtënat në qendrën tregtare në të cilën u qëlluan dy persona.

Shkup - Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen Aerodrom të Shkupit, në udhëkryqin afër “Majçin Dom".

Shkup - Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, Dobrila Kacarska, në emër të Gjykatës, nënshkroi Memorandum për mirëkuptim dhe formim të Forumit Ballkanik të Gjykatave Kushtetuese së bashku me kryetarët e gjykatave kushtetuese të Bullgarisë, Shqipërisë, Malit të Zi, Kosovës dhe Turqisë.

Cyrih - Ndalesa e futbollistit italian Sandro Tonali, për shkak të shkeljeve të rregullave për baste, ka të bëjë me tërë botën, publikoi mbrëmë Federata ndërkombëtare e futbollit (FIFA).

Ankara - Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i bëri thirrje Izraelit "menjëherë ta ndalojë këtë çmenduri" dhe t'i ndërpresë sulmet në Rripin e Gazës, transmetuan mediat franceze, duke iu referuar një deklarate të publikuar në "X".

Gaza - Qindra ndërtesa janë “shkatërruar plotësisht” në Rripin e Gazës nga bombardimet e mbrëmshme izraelite, kumtoi sot Mbrojtja civile palestineze.

Uashington - SHBA-ja dhe Kina u pajtuan të punojnë së bashku në samitin e pritur mes presidentëve të dy vendeve, Xho Bajden dhe Si Xhinping muajin e ardhshëm, kumtuan dje përfaqësues zyrtarë amerikanë, pas takimeve disaorëshe mes ministrit kinez të Punëve të Jashtme Vang Ji dhe diplomatëve të lartë amerikanë në Uashington.

Tel Aviv - Sot vazhduan të lëshohen raketa nga Rripi i Gazës në qytetet kufitare izraelite, në mes të operacioneve të mëdha tokësore izraelite në territorin e mbyllur palestinez.

Kajro- Drone dje kanë rënë mbi dy qytete egjiptase, konfirmoi presidenti i Egjiptit, Abdel Fatah al Sisi.

Kajro - Të paktën 35 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 53 janë lënduar në fatkeqësinë zinxhirore në rrugën Kajro-Aleksandria në Egjipt, publikuan mediumet egjiptase. Sipas tyre, të paktën 18 trupa janë karbonizuar, njoftoi BTA.

Jerusalem - Ushtria izraelite kumtoi se ka asgjësuar një raketë tokë-ajër të lëshuar nga Libani drejtuar te një nga dronët e saj.

Jerusalem  - Policia izraelite dha "sqarim" për raportet se nuk do të lejojnë protestë, për shkak të dështimeve që sollën deri te sulmet e Hamasit më 7 tetor, të mbahet para rezidencës së kryeministrit Benjamin Netanjahu, njoftoi Tajms og Izrael.

Jerusalem – Zëdhënësi i forcave mbrojtëse izraelite (IDF) Danel Hagari në brifing kumtoi se ushtria izraelite "po lufton kundër një armiku më të dobët", publikon Bi-Bi-Si.

Jerusalem - Zëdhënësi i Armatës izraelite sot deklaroi se Izraeli e përforcon ofensivën e vet në Rripin e Gazës me këmbësori dhe autoblinda, të përkrahura nga, siç tha, "sulme të mëdha ajrore dhe detare", njoftoi Beta.

QËNDRONI TË LIDHUR