• e martë, 24 dhjetor 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

15:00/ 11 maj/ 2024

Shkup - Presidentja e sapozgjedhur e shtetit Gordana Siljanovska-Davkova nesër në mesditë do të japë deklaratë solemne në seancën inauguruese në Kuvend, në përputhje me nenin 81 paragrafi 9 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shkup - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot ia ndau Certifikatën për president të zgjedhur të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkovës, pasi në seancë i publikoi rezultatet përfundimare nga Zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 24 prill dhe 8 maj të këtij viti. Certifikatën, Siljanovska Davkovës ia dorëzoi kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski dhe në emër të Komisionit i dëshiroi mandat të suksesshëm.   

Shkup  - Gordana Siljanovska Davkova para pranimit të certifikatës për zgjedhjen e Presidentit të Shtetit nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, në deklaratë për MIA-n tha se deri te anëtarët e KSHZ-së i ka përcjellë konkluzionet e misionit vëzhgues dhe Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, duke i falënderuar për realizimin e suksesshëm të zgjedhjeve.

Shkup - Për presidente të Republikës së Maqedonisë së Veriut është zgjedhur Gordana Siljanovska Davkova, me shumicë votash nga votuesit, të cilët kanë votuar, respektivisht 561.000 vota përkundër kundërkandidatit të saj, Stevo Pendarovski - 251.899, konstatoi sot kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) Aleksandar Dashtevski në seancën e KSHZ-së, duke i publikuar rezultatet përfundimtare nga votimi për president më 8 maj.

Shkup - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot në ora 09:00 do të mbajë seancë publike për shpalljen përfundimtare të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale. Pastaj Komisioni duhet të dorëzojë raport në Kuvendin e Maqedonisë për të caktuar seancën për inaugurimin e presidentes së re.

Shkup - Kompanitë në Zonat zhvillimore teknologjiko-industriale (ZZHTI)  në prill të këtij viti kanë realizuar eksport prej 300 milionë euro që është për tetë për qind më shumë krahasuar me të njëjtin muajt të vitit të kaluar dhe 21 për qind më shumë krahasuar me prillin e vitit 2022, kumtoi sot ZZHTI.

Shkup - Me rastin e Ditës evropiane të flamurit, sot në organizim të Lëvizjes Evropiane, është mbajtur marshi i planifikuar alpinist deri te maja e Vodnos, ku morën pjesë euroambasadori Dejvid Gir dhe kryetarja e Lëvizjes Evropiane, Mileva Gjurovska.

Shkup- Me rastin e Ditës së Flamurit Evropian, Lëvizja Evropiane sot organizon marshimin tradicional alpinist deri në Vodno.

Shkup - Nëpunës policorë të Seksionit për tregti të palejuar me drogë dhe armë nga SPB Kumanovë, dje në ora 19:30 në Kumanovë, i kanë privuar nga liria F.T. (29) dhe M.S. (18) nga Kumanova për shkak se gjatë kontrollit tek ata është gjetur marihuanë.

Shkup - Gjatë ditëve të ardhshme moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha të diellit. Në orët e pasdites do të ketë paraqitje lokale të vranësirave jostabile me të reshura të shiut dhe bubullima, posaçërisht të martën, kur temperaturat e ditës do të ulen për disa gradë, kumtoi DPHM.

Tiranë - Instituti Shqiptar i Statistikave, INSTAT, publikoi se inflacioni në muajin prill ishte 2,1 për qind, që është për 0,2 për qind më i ulët krahasuar me muajin mars, ndërsa krahasuar me prillin e vitit të kaluar ishte për 2,5 për qind më i ulët.

Athinë - Shpresoj se ato gjëra që u dëgjuan para zgjedhjeve, nuk do të jenë qëndrim zyrtar i Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut pas zgjedhjeve, sepse nëse kjo ndodh do të kemi probleme, deklaroi kryeministri i Greqisë, Kirjakos Micotakis në intervistën për televizionin grek Alfa, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Berlin - Presidentët e Gjermanisë, Italisë dhe Austrisë, Frank-Valter Shtajnmaer, Serxho Matarela dhe Aleksandar van der Belen u kanë bërë thirrje votuesve në zgjedhjet evropiane në qershor ta mbrojnë demokracinë dhe vlerat e saj, njoftoi DPA.

Paris - Presidenti francez Emanuel Makron e ka komentuar vendimin e sulmuesit të PSZh-së, Kilian Mbape që të largohet nga ekipi francez në fund të sezonit.

Rafah - Rreth 300.000 palestinezë janë larguar nga vendbanimet lindore të qytetit Rafah, në pjesën jugore të Gazës, pasi u lëshua urdhri për evakuim më 6 maj, kumtoi armata izraelite.

Kiev/Moskë - Të paktën tre persona kanë vdekur, ndërsa shtatë janë plagosur në sulmin ukrainas në një depo për naftë në qytetin Rovenka në rajonin Lugansk, deklaroi ministrja e Shëndetësisë e atij rajoni, Natalia Pashçenko.

Uashington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbrëmë shpallën pakon e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 400 milionë dollarësh. Pakoja e re përfshin gjithashtu raketa me rreze veprimi deri në 300 kilometra, që është dy herë më shumë në krahasim me të njëjtin lloj arme të furnizuar në tetor.

Uashington - Xhejms O' Brajan, ndihmës sekretari shtetëror amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike ka uruar zgjedhjen e presidentes së parë grua të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, në kumtesën në rrjetin social X (ish Tuiter).

Uashington - Shtabi zgjedhor i Donald Tramp po shqyrton mundësinë që rivalja e tij për kandidat republikan në zgjedhjet presidenciale në SHBA, Niki Hejlli, të nominohet për nënpresidente, publikoi sot ueb faqja "Aksios".

Uashington - Administrata e presidentit amerikan Xho Bajden mbrëmë publikoi se Izraeli mund të ketë shkelur ligjin ndërkombëtar humanitar në Gazë me përdorimin e armëve të blera nga SHBA-ja, por se kushtet e luftës i kanë penguar autoritetet amerikane të përcaktojnë me besueshmëri këtë.

Tel Aviv - Forcat izraelite përkundër paralajmërimeve ndërkombëtare i kanë shtuar sulmet e tyre në Rafah, nga ku deri më tani kanë ikur rreth 110.000 persona. Luftimet e ashpra po vazhdojnë në jug të Rafahut. Tanket izraelite po lëvizin më thellë në qytet.

Paris  - Futbollisti i PSZH-së Kilian Mbape iu drejtua trajnerëve, bashkëlojtarëve dhe tifozëve të klubit parisien.

Komo - Ekipi i Komos ka luajtur baraz 1:1 mbrëmë me Kozencën në ndeshjen e xhiros së 38-të të Ligës së dytë italiane, dhe falë këtij barazimi, ekipi, trajneri i të cilit është ish ylli spanjoll Cesk Fabregas, është radhitur në vendin e dytë në tabelën e Seria B dhe u kualifikua në Seria A për sezonin e ardhshëm.

QËNDRONI TË LIDHUR