• e enjte, 26 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 30 prill/ 2024

Shkup - Në mesnatë skadon afati për regjistrim të votuesve të cilët janë të sëmurë ose të pafuqishëm që të mund të vizitohen në shtëpitë e tyre më 7 maj dhe të votojnë në zgjedhjet parlamentare.  Regjistrimi bëhet në Komisionit Komunale të Zgjedhjeve dhe ka të bëjë vetëm për zgjedhjet parlamentare, përderisa kërkesat e pranuara të të sëmurëve dhe personave të pafuqishëm për votim në zgjedhjet presidenciale më 24 prill janë të vlefshme edhe për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. "Votuesi i cili nuk ka mundësi të votojë në vendvotim (person i pafuqishëm ose i sëmurë), ndërsa dëshiron të votojë për këtë do ta njoftojë KKZ më së voni 7 ditë para ditës së caktuar për votim gjegjësisht deri më 30 prill në mesnatë", qëndron në Rregulloren për zgjedhjet parlamentare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. 

Shkup  - Nën moton "Bëhu human - shpëto jetë" Gjykata Kushtetuese organizon aksion për dhurimin e gjakut, që do të mbahet sot, në periudhën nga ora 9 deri në 14, në hapësirat e Gjykatës. "Aksioni për dhurimin e gjakut realizohet në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me nismë të Gjykatës Kushtetuese, me rastin e 60 vjetorit të ekzistimit të saj. Organizimi i këtij aktiviteti humanitar është nismë e të punësuarve nga Gjykata dhe deri më tani janë paraqitur rreth 40 dhurues nga Gjykata Kushtetuese, njoftuan nga Gjykata.

Shkup - Përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë veri-perëndimore (OEMVP) sot do të mbajnë takim pune me përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së. Siç informojnë nga OEMVP, takimi i sotëm është pjesë e takimeve që tradicionalisht i mbajnë para zgjedhjeve. Pas ngjarjes, siç paralajmërojnë, është parashikuar të japin deklaratë për mediat Mendi Qura, kryetar i OEMVP-së dhe Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Shkup- Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. "Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 125 sanksione,  prej të cilave pesëmbëdhjetë gjoba për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, gjashtëmbëdhjetë gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, tri sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurisë, tetë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit...", thuhet në kumtesë.

Shkup - Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa në pjesët lindore me reshje të dobëta lokale shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 10, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 19 deri në 27 gradë. Në Shkup me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijnë deri 25 gradë, Ditën e mërkurë do të ketë vranësira të izoluara, ndërsa të enjten në disa vende do të ketë vranësira të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullimë, lokalisht në formë stuhie afatshkurtër. Nga e premtja dhe gjatë fundjavës do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme shiu, do të fryjë erë nga veriu, ndërsa temperaturat do të bien për disa gradë. 

Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

Bruksel - Procesi i zgjerimit, përforcimi i Bashkimit Evropian dhe mbrojtja e sundimit të së drejtës në kuadër të bllokut, do të jenë tema kryesore të vazhdimit të sotëm të mbledhjes dyditore joformale të Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së (GAK) në Bruksel. Mbledhja filloi mbrëmë me solemnitet në Qendrën e Brukselit për art figurativ "Bozar", me të cilin shënohet 20-vjetori nga pranimi i Estonisë, Qipros, Maltës, Letonisë, Lituanisë, Polonisë, Sllovakisë, Sllovenisë, Hungarisë dhe Çekisë në Bashkimin Evropian më 1 maj të vitit 2004.

Kiev - Zëdhënësi i shërbimit kufitar ukrainas, Andrij Demçenko deklaroi se rreth 30 burra nga Ukraina humbën jetën nga fillimi i luftës me Rusinë në shkurt të vitit 2022, duke bërë përpjekje që ilegalisht ta kalojnë kufirin dhe të shmangin pjesëmarrjen në luftë. "Disa i humbën jetët derisa bënin përpjekje të kalojnë lumenjë malorë ose male të thepisura. Gjithsej, nga fillimi i pushtimit, rreth 30 persona humbën jetën duke bërë përpjekje që ilegalisht ta kalojnë kufirin", deklaroi Demçenko.

Sharlot - Të paktën tre policë janë vrarë, ndërsa disa të tjerë janë plagosur në këmbimzjarrin në shtetin federal amerikan Karolina Veriore. Policët kanë vizituar një burrë me dosje kriminele në qytetin Sharlot, që të kryejnë urdhër për arrestimn për posedim ilegal të armëve të zjarrit, deklaroi në konferencën për shtyp shefi i policisë Xhoni Xhenings. Kur kanë mbërritur në shtëpinë e personit në kërkim, burri në pjesën e përparme të oborrit ka hapur zjarr. Policët pastaj kanë qëlluar dhe e kanë vrarë sulmuesin. Por nga shtëpia janë qëlluar edhe të shtëna tjera.

Uashington - Shtëpia e Bardhë dje kumtoi se është kundër hetimit të Gjykatës penale ndërkombëtare (MKC) për veprimet e Izraelit në Rripin e Gazës, njoftoi DPA. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Zhan-Pjer tha se Uashingtoni "nuk i mbështet" hetimet, duke theksuar se "nuk beson se ata kanë juridiksion". Gazetarët e pyetën disa herë Zhan-Pjerin nëse lëshimi i mundshëm i urdhërit për arrestim të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu dhe zyrtarë të tjerë izraelitë mund t'i torpedoj bisedimet për armëpushim në Gazë. Por zëdhënësja refuzoi të komentojë më në detaje për këtë temë.

Xhakartë- Vullkani Maunt Ruang në Indonezi sot sërish ka eruptuar, për shkak të së cilës autoritetet e kanë ngritur nivelin e alarmit në nivelin më të lartë dhe kanë urdhëruar evakuim urgjent në rreze prej gjashtë kilometrave. Erupsioni i Maunt Ruang, i cili ndodhet në provincën Sulavesi Verior, ka shkaktuar re hiri dhe tymi prej 2.000 metrave, njoftoi agjencia gjeologjike e Indonezisë. Agjencia u ka bërë thirrje zonave të prekura që t'i përcjellin urdhrat për evakuim dhe të mbajnë maska për mbrojtje nga hiri.

Kabul - Një burrë i armatosur vrau gjashtë persona dhe plagosi një në sulmin në një xhami në provincën Herat, në perëndim të Afganistanit, njoftoi herët në mëngjes Ministria e Punëve të Brendshme të vendit. Një person i panjohur mbrëmë rreth orës 21:00 sipas kohës lokale ka gjuajtur ndaj besimtarëve në qarkun Guzara, në jug të kryeqytetit të provincës.  "Gjashtë civilë humbën jetën, ndërsa një civil është plagosur", njoftoi zëdhënësi i MPB-së në rrjetin social X.

Buenos Aires - Një helikopter ushtarak është rrëzuar në Kolumbinë veriore në të cilin kanë vdekur nëntë udhëtarët që ishin në të, kumtoi ushtria e vendit amerikano-jugor. Helikopteri Mi-17 është rrëzuar në afërsi të qytetit Arenal del Sur në departamentin Bolivar në Kolumbinë veriore, kumtoi ushtria. "Më vjen keq për vdekjen e nëntë ushtarëve në helikopterin ushtarak që duhej të furnizonte ushtarët në luftën kundër klanit del Golfo në jug të Bolivarit, ka shkruar presidenti kolumbian Gustavo Petro në X.

Denver - Los Anxhelos Lejkers në mëngjes kanë humbur nga Denveri në ndeshjen e pestë të raundit së parë të plejofit në NBA me rezultatin 106:108. Denveri e ka mundur Lejkersin 4:1 në serinë deri katër fitore dhe u kualifikua në raundin e dytë. Lojtari më efikas ishte Xhamal Marej, i cili shënoi 30 pikë. Te mysafirët u dallua Lebron Xhejms me 30 pikë dhe 11 asistime. Në raundin e dytë Denver Nagets do të luajë me Minestota Timbervulvs.

QËNDRONI TË LIDHUR