• e premte, 27 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/15 prill/2023

Shkup  - Sot në mesditë në Bazilikën e Varrit të Shenjtë në qytetin e vjetër të Jerusalemit, Shteti i Izraelit fillon ceremonia “marrja  e Zjarrit të Shenjtë në Jerusalem”, në të cilën për herë të parë  merr pjesë delegacioni kishtar maqedonas i kryesuar nga ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, drejtori i Komisionit Shtetëror për Marrëdhënie me Bashkësitë fetare dhe Grupet Religjioze, Darian Sotirovski, si dhe nga shefi i delegacionit të Kishës Ortodokse Maqedonase - mitropoliti i Tetovës-Gostivarit, Josif Todorovski.  

Shkup  - Sot dhe nesër, me rastin e festës së Pashkëve, në rajonin e qytetit të Shkupit,  nga ana e Njësisë për sSguri në Komunikacionin Rrugor në SPB Shkup do të vendosë regjim i veçantë të komunikacionit për rrugë të caktuara në rajonin qendror të të qytetit, si dhe në komunat Gjorçe Petrov dhe Aerodrom.

Shkup - Nga MPB-ja për MIA-n  konfirmojnë se është arrestuar anesteziologu që xhironte dhe publikonte pacientët në “Tik Tok”. Në Odër të Tetovës mbrëmë në orën 23:40, nëpunësit e policisë kanë arrestuar  V.D. (43), duke vepruar pas kallëzimit nga ana e  P.V., drejtor i Spitalit Klinik. Tetovë që V.D., i punësuar si anesteziolog në spital, ka xhiruar dhe publikuar nëpërmjet rrjetit "Tik Tok" personelin mjekësor dhe pacientët që kanë marrë ndihmë mjekësore.  

Shkup - Oda e Mjekëve e dënon ashpër incidentin i cili ka ndodhur në spitalin e Tetovës në të cilin një video incizim i pacientëve është publikuar në rrjetet sociale. "Kërkesa për respektimin e të drejtave personale,  nis nga respektimi i të drejtave të të tjerëve, në këtë rast të të drejtave të pacientëve, prandaj në një kohë sa më të shkurtër organet e Odës do të mblidhen për ta shqyrtuar çështjen dhe të marrin aktivitete dhe masa",  qëndron në kumtesën e Odës së Mjekëve. 

Shkup - Aksi rrugor nga fshati Viniçan deri në Gradsko për festat e ardhshme (14, 15, 16 dhe 17 prill 2023), nuk do të mbyllet,  por aksi rrugor  është në ndërtim  dhe shpejtësia e lëvizjes është përshtatur në 40 km/h.  Nga LAMM informojnë  se komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata.

Strumicë - Për shkak të rritjes së  frekuencës së udhëtarëve dhe automjeteve për festat e Pashkëve, në vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga shteti   janë vënë në funksionim të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike dhe pesë korsitë e komunikacionit për makina dhe nga një për autobusë dhe kamionë, informojnë nga MPB-ja për MIA-n. "Për shkak të kryerjes së kontrolleve të rregullta kufitare, koha e pritjes për dalje është rreth 30 minuta", thonë nga MPB-ja.

Shkup  - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 14 deri në 21 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi  jugor. Temperatura minimale do të ulet deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 19 gradë.

Tokio  - Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida vazhdon fushatën e sotme parazgjedhore pas incidentit në Saikazaki, në prefekturën Vakajama, publikoi në Tuiter Partia e tij Liberale Demokratike. Gjatë fjalimit të Kishidës, një djalë hodhi një objekt të ngjashëm me një bombë tymi. U dëgjua një shpërthim i fortë, gjatë të cilit njerëzit filluan të iknin në panik, ndërsa kryeministri u strehua dhe nuk është lënduar.

Berlin - Me vendim të Qeverisë gjermane sot do të shkyçen nga rrjeti për furnizim me energji elektrike tre reaktorët e fundit të termocentraleve bërthamore. Fillimisht ishte planifikuartTre termocentralet e fundit bërthamore, Emsland, Isar 2 dhe Nekarvesthajm 2,  të mbyllen në fund të vitit të kaluar, por puna e tyre u propozua për shkak të problemeve me furnizim me energji elektrike si rezultat i sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. 

Mançester  – Premierliga angleze Mançester juanjted publikoi se deri në fund të sezonit nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e qendërmbrojtësit argjentinas Lisandro Martinez  për shkak të një frakture në këmbë. Martinez u lëndua në minutën e 86-të të duelit të parë të çerekfinales kundër Seviljes në Ligën e Evropës, ku në gjysmë lojë për shkak të lëndimit u zëvendësua edhe  ndaluesi i dytë i junajtes, Rafael Varan. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR