• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 20 maj/ 2024

Shkup - Sasho Mijallkov të enjten lirohet nga burgu me kusht që deri më 25 prill të vitit 2025 të mos kryejë vepër penale, vendosi Gjykata e Apelit në Shkup. Siç kumtuan sot nga Gjykata e Apelit Shkup, ky vendim është bazuar në ankesën e Mijallkovit me vendim të Gjykatës Themelore Penale Shkup, ndërsa është marrë në seancë me dyer të mbyllura më 14 maj të këtij viti.

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e priti ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, Metju Loson. Në takim, siç informoi Kabineti i presidentes, ishin shkëmbyer mendime për marrëdhëniet gjithpërfshirëse dypalëshe mes të dyja vendeve. Siljanovska Davkova theksoi se shteti ynë i jep në veçanti rëndësi zhvillimit të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar, duke e përfshirë aleancën në NATO.

Shkup - Angazhimet e qeverisë së VMRO-DPMNE-së janë integrimi evropian, zhvillimi i përshpejtuar ekonomik dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit, ka theksuar kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në takimin e sotëm me ambasadoren e Republikës federale të Gjermanisë, Petra Dreksler, kumtoi VMRO-DPMNE. Në takimin, në të cilin mori pjesë edhe nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski, Mickoski tha se është e nevojshme që vendi të vihet në rrugë të shpejtë drejtë BE-sl, por edhe të përshpejtohet zhvillimi ekonomik dhe të përmirësohet standari i jetës së qytetarëve.

Shkup - Për shkak të përsëritjes së votimit për zgjedhjet parlamentare 2024 në shtatë vendvotime në Njësitë zgjedhore 5 dhe 6, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) njofton transmetuesit nacionalë dhe transmetuesit që transmetojnë program në zonën e Ohrit, Krushevës, Strugës, Dollnenit dhe Zhelinës se për ata vlejnë obligimet për heshtje zgjedhore, e cila fillon nga sonte në mesnatë dhe do të zgjasë deri në orën 19 të datës 22 maj 2024. Gjatë kohës së heshtjes, mediat vazhdojnë të raportojnë për procesin zgjedhor, por ndërpriten të gjitha format e përfaqësimit zgjedhor mediatik të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore.

Shkup - Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska në takimin e sotëm në vilën Vodno me ambasadorin austriak Martin Pamer, e theksoi rëndësinë e mbështetjes austriake për aspiratat e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian.  Siç informojnë nga kabineti i saj, presidentja ka theksuar pritjen për vazhdimin e pandërprerë të rrugës në integrimet evropiuane, përmes evaluimit të drejtë të anëtarësimit, në bazë të Kritereve të Kopenhagës, informojnë nga kabineti i saj. 

Shkup - Aplikimi i inteligjencës artificiale dhe ndikimi i saj në transformimin arsimor është tema kryesore e Forumit Botëror Arsimor të këtij viti (19-22 maj), i cili tradicionalisht organizohet në Londër, ndërsa në të cilin marrin pjesë përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, infromojnë nga MASH. Delegacioni që përfaqëson vendin tonë i udhëhequr nga Shpëtim Latifi, këshilltar i posaçëm në Kabinetin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, do të marrë pjesë aktive në të gjitha seancat dhe diskutimet e parapara në agjendën e këtij tubimi më të madh të hartuesve të politikave arsimore.

Shkup - Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se në bazë të Ligjit për festat, 24 Maji - Dita e iluministëve  mbarësllavë Shën Cirili dhe Metodi është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale të gjithë qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut ua uron festën.

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova e ka pritur ambasadoren ukrainase në Shkup, Larisa Dir.  Siç thuhet në kumtesë, në takim, u shpreh kënaqësia nga marrëdhëniet tradicionale miqësore, bazuar në respektin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë. Presidentja Siljanovska Davkova theksoi përkushtimin e saj për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, duke riafirmuar mbështetjen për Ukrainën kundër agresionit rus, i cili minon sigurinë dhe stabilitetin global evropian.

Shkup - Në përputhje me rezultatet e marra nga hulumtimet, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm, njoftuan pasdite nga Ndërmarrja Publike "Ujësjellësi dhe Kanalizimet" - Shkup. Raporti javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm është marrë nga analizat e zbatuara në Sektorin për kontroll sanitar.

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot ka realizuar takim pune në Njësitin për Çështje Operativo-Teknike pranë Byrosë për Siguri Publike në kompetencë të të cilit është sistemi për video mbikqyrje të rrugëve i njohur si ”Qyteti i sigurt”. Në kuadër të vizitës ministri u informua për punën e këtij njësiti organizativ, për aktivitetet aktuale dhe për problemet nga fushëveprimi i punës së tyre.

Tetovë - Për problemet me faturat komunale të cilat në përputhje me partneritetin publiko-privat në Tetovë nga shkurti i vitit 2004 i lëshon kompania austriako-sllovene Sauberhamer, ndërsa përballen qytetarët, kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami thotë se duhet kohë që të tejkalohen. Nga ngjarja e sotme në sheshin e qytetit ai përsëriti se është i gatshëm t'i dëgjojë personalisht problemet e qytetarëve.

Tetovë - Në sheshin në Tetovë sot u mbajt aktiviteti "Ditë e hapur", organizuar nga shkollat e mesme të Tetovës. Qëllimi i shkollave ishte që gjysmëmaturantët të kenë mundësi të njihen me programet arsimore që ofrojnë. Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami tha se ky lloj aktiviteteti ka rol të rëndësishëm që nxënësit të mësojmë më mirë për profesionet dhe programet e caktuara.

Tetovë - Fakulteti i Kulturës Fizike i Universitetit të Tetovës, në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-së në vendin tonë, me Këndin amerikan të Tetovës, me Federatën e ragbit dhe me mbështetje të programit "Fullbright", më 18 maj 2024, e organizoi turneun e parë në ragbi në qyetin e Tetovës. Siç njofon Zyra për informim pranë UT-së, ky aktivitet u iniciua nga trajneri i ragbit, Dan Niamangah nga San Diego, Kaliforni. Ky i fundit një kohë të gjatë ka qëndruar në vendin tonë dhe për gjashtë muaj me radhë para nxënësve të shkollave fillore dhe atyre të mesme ka prezantuar sportin e ragbit dhe njëkohësisht ka organizuar trajnime profesionale për adhuruesit e ragbit.

Dibër- Bazuar në konkursin e MASH-it për regjistrim në vitin e parë, në vitin akademik 2024/2025, në tre shkolla të mesme komunale, aq sa funksionojnë në komunat Dibër, Qendrën e Zhupës dhe Mavrovë dhe Rostushe, mundësi për regjistrim kanë 408 nxënës. 

Athinë - E presim Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, të japë betimin solemn, t'i dëgjojmë qëndrimet, por shenjat e para nuk janë të mira, nuk janë inkurajuese. Ne i respektojmë marrëveshjet e ratifikuara ndërkombëtare, por presim para dhe mbi të gjitha, këtë ta bëjë pala tjetër, tha zëdhënësi i Qeverisë greke, Pavllos Marinakis në brifingun e rregullt të sotëm me gazetarët, duke u përgjigjur në pyetjen e korrespondentes së MIA-s nga Athina.  Në pyetjen e gazetarëve çka nëse pala tjetër nuk e bën atë që e pret Greqia, Marinakis theksoi se pasi që ta shohin qëndrimin zyrtar të Qeverisë së re, "do të veprojnë në mënyrë adekuate në bazë të interesave kombëtare".

Prishtinë - Zëvendësndihmësja e sekretarit shtetëror të SHBA-së, Nikoll Çulik, gjatë vizitës së saj në Prishtinë do të përqendrohet në çështjet  e rëndësishme për marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kosovës, duke përfshirë edhe çështjet e pakicave dhe të drejtave të njeriut, deklaroi sot ambasadori amerikan Xhefri Hovenier. "Kam nderin ta pres zëvendës ndihmësen e sekretarit Nikoll Çulik në Kosovë. Çulik i mbikëqyr Zyrat për Evropë dhe Azinë Jugore/Qendrore në Byronë e demokracisë, të drejtat e njeriut dhe punës në Departamentin e Shtetit për çështjet kyçe për marrëdhëniet e tona dypalëshe, duke përfshirë edhe të drejtat e pakicave dhe të drejtave të njeriut në Kosovë, e ndau ambasada amerikane në Prishtinë deklaratën e Hovenierit në Fejsbuk. 

Prishtinë - Policia e Kosovës sot ka kryer aksion në filialet e së ashtuquajturës "Bankës Postare Kursimore" në Veri të Mitrovicës, njoftojnë mediat e Kosovës.  Aksioni i koordinuar i policisë së Kosovës dhe bastisjet në filiale filluan rreth orës 15 në të gjitha katër komunat në veri të Kosovës.  Banka Qendrore e Kosovës në fund të vitit të kaluar miratoi Dekret me një sërë rregullash, të cilat ndër të tjera i referohen rregullimit të çështjes së valutës në Kosovë dhe parashikojnë se valuta e vetme e lejuar në Kosovë është euro.

Athinë - Në nëntor të këtij vitit pritet në Selanik solemnisht të lëshohet në përdorim linja kryesore e metrosë në qytet, siç sot kumtoi kryeministri i Greqisë, Kirjakos Micotakis duke folur në një ngjarje ku u prezantua studimi për zgjerimin e metrosë së Selanikut, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. “Për gjashtë muaj nga tani do të mund t'ua dorëzojmë qytetarëve të Selanikut, por edhe vizitorëve, me shumë gjasa metronë më moderne dhe sigurisht më të bukurën e çdo qyteti tjetër evropian, tha Micotakis dhe theksoi se më në fund metroja në Selaniku po bëhet realitet.

Londër - Shërbimi shëndetësor kombëtar britanik (NHS) sot e publikoi raportin pas hetimit pesëvjeçar, ku thuhet se mjekët, qeveria dhe NHS e kanë fshehur skandalin me gjakun e infektuar dhe me vetëdije i kanë eksponuar viktimat në rreziqe të papranueshme. Në periudhën prej 1970 deri 1991, më shumë se 30.000 njerëz janë infektuar me hepatitis Ce dhe HIV pasi kanë marrë produkte të gjakut dhe transfuzione. Prej atëherë kanë vdekur rreth 3.000 njerëz. Supozohet se janë sëmurë më shumë pacientë, por një pjesë e tyre nuk janë regjistruar.

Londër - Gjykata e lartë në Londër sot i miratoi themeluesit të Uikiliksit, Xhulian Asanzh të drejtën e ankimimit kundër ekstradimit në SHBA.  Asanzh sot nuk u paraqit në gjykatë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, por avokatët e tij theksuan se ai nuk duhet të ekstradohet në SHBA, ku ëshë i dyshuar për rrjedhje masive të dokumenteve të besueshme, që potencialisht do ta rrezikonte të drejtën e tij për lirinë e fjalës.

Kajro - Ndërprerja e dërgesës së ndihmave përmes vendkalimit Rafah mes Egjiptit dhe Rripit të Gazës është i lidhur me kërcënimin nga operacionet izraelite në rajon, deklaroi sot shefi i diplomacisë egjiptase, Sameh Shukri.  "Tani ka prani ushtarake në afërsi të vendkalimit Rafah, ndërsa operacionet ushtarake i vënë në rrezik karvanet e ndihmave dhe shoferët e kamionëve", theksoi Shukri pas takimit me homologun grek, Jorgos Gerapetritis. 

Kinshasa - Armata e Republikës demokratike Kongo sot kumtoi se ka parandaluar një atentat ndaj presidentit Feliks Çisekedi në Kinshasa, në të cilin ishin përfshirë edhe shtetas të huaj. Zëdhënësi i armatës së RD Kongo, gjeneral brigade Silavin Ekenge deklaroi se për përpjekjen për atentat janë arrestuar 50 të dyshuar, mes të cilëve edhe tre shtetas amerkan dhe një britanik. Ai theksoi se "tani situata është nën kontroll". Më parë, persona të armatosur hynë në shtëpinë e ish shefit të shtabit të përgjithshëm, Vital Kamerhe, i cili është bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit Çisekedi.

Teheran - Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës së Iranit, Mohamad Bageri sot dha urdhër për hetim të shkaqeve për fatkeqësinë e helikoptetrit, ku jetën e humbi presidnti Ebrahim Raisi dhe shoqërimi i tij. Bageri i dha urdhër "Komitetit të lartë që të fillojë hetim për shkaqet për rënien e helikopterit të presidentit", që ndodhi dje, njoftuan mediumet iraniane. 

Mançester - Mançester Junajted me fishkëllimën e fundit të gjyqtarit arriti edhe një anti-rekord në sezonin, në fitoren e djeshme ndaj Brajtonit. "Djajtë e kuq" fituan me rezultat 2:0 si mysafir te "pulëbardhat", që u mundësoi të fitojnë 60 pikë në 28 xhiro, duke u radhitur në vendin e tetë në tabelë. Kjo është performanca më e keqe e Mançester Junajted në epokën e Premier Ligës, duke lënë nën hije arritjen në vitin 2013/14 të këtij lloji me plasman negativ, kur nën udhëheqjen e Dejvid Mojsit përfunduan në vendin e shtatë me 64 pikë. Kjo është njëherit edhe rasti i parë gjatë 34 viteve të fundit kur "djajtë e kuq" përfundojnë me gol diferencë negative. 

QËNDRONI TË LIDHUR