• e enjte, 26 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/21 prill/2023

Shkup  - Besimtarët e besimit islam në vend, por edhe në mbarë botën, sot festojnë festën e Fitër Bajramit. Fitër Bajrami vjen pas një muaji agjërimi, në të cilin përmbahen nga ushqimi dhe pijet nga agimi deri në muzg. Në të gjitha xhamitë sot falet namazi i Bajramit.  Ramazani, muaji i nëntë në kalendarin islam, është muaji kur vargjet e para të librit të shenjtë Kuranit iu shpallën profetit Muhamed më shumë se 1.400 vjet më parë.

 Vjenë  - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot do të mbajë ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Vjenës në Vjenë, Austri. Tema e konferencës ku do të flasë kryeministri Kovaçevski është “Fillimi i negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut: Dinamikë e re në zgjerimin e BE-së”.

Athinë - Mbi 900 folës nga mbi 70 vende, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, do të marrin pjesë nga data 26 deri më 29 prill 2023 në Forumin e tetë Ekonomik në Delfi, Greqi, të titulluar „Paradigm Shifts“, lajmëroi  korrespondentja e MIA-s nga Athina. Kryetari dhe nënkryetari i Forumit Delfii, Simeon Comokos dhe Janis Tomatis, në një konferencë për shtyp në Athinë i prezantuan temat qendrore në të cilat do të fokusohen diskutimet,  bënë të ditur një pjesë e pjesëmarrësve, por edhe theksuan se këtë vit,  do të ketë një pjesë kushtuar Ballkanit. 

Shkup  - Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, të dielën do të promovohet linja e re ajrore Frankfurt-Shkup të kompanisë gjermane "Lufthansa", me çfarë edhe do të shçnohet hyrja e kësaj kompanie ajrore në tregun e Maqedonisë së Veriut. Siç informojnë nga TAV Maqedoni, hapja e linjës së re do të shënohet me uljen e aeroplanit të parë të Lufthansa nga Frankfurti në aeroportin e Shkupit.

Shkup  - Në institucionet e arsimit të lartë në vitin akademik 2022/2023  ka  4496 mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë, bëri të ditur  Enti Shtetëror i Statistikës. Nga numri i përgjithshëm, 3166 ose 70.4 për qind janë mësimdhënës dhe 1330 ose 29.6 për qind janë bashkëpunëtorë. “Numri i mësimdhënesve dhe bashkëpunëtoreve në vitin akademik 2022/2023 është 2 252 ose 50,1 për qind”, thekson ESHS në kumtesë.

 Shkup  Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë pritet rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.  Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. 

Shkup  - Parkingjet publike "Naroden Front", "AMSM", "Dom na Peçat", "ZOIL", Kombinati i Duhanit dhe 8 Shtatori sot në festën e Fitër Bajramit do të jenë falas për parkim, gjegjësisht nuk do të bëhet pagesa,  informon NP "Parkingu i Qytetit" – Shkup. Hapësirat publike të destinuara për parkim (parkime zonale) gjithashtu do të jenë falas për parkim - pa pagesë.

Londër  - Zëvendëskryeministri i Britanisë së Madhe, Dominik Rab, sot ka dhënë dorëheqje pas hetimit për ankesat se ka maltretuar  nëpunës shtetërorë. Rabi dha dorëheqje nga pozicionet ministër i Drejtësisë dhe zëvendëskryeministër i Qeverisë britanike një ditë pasi kryeministri britanik Rishi Sunak i mori konkluzionet e hetimit.

 Ramshtajn  - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lojd Ostin porositi sot se mbështetja e bashkësisë ndërkombëtare për Ukrainën mbetet e “fortë”. "Të gjithë së bashku do të sigurojmë që Ukraina të ketë gjithçka që i nevojitet për të jetuar në liri.Çështja e "municioneve dhe armëve për mbrojtjen ajrore" do të jetë në qendër të diskutimeve të ditës", tha Ostini në hapjen e takimit në bazën amerikane në Gjermani. 

 Hartum  Përleshjet vazhduan në Sudan edhe pse grupi paraushtarak i Forcave të Mbështetjes së Shpejtë ra dakord për armëpushim gjatë Fitër Bajramit Bombardime dhe granatime u raportuan në disa zona në Hartum, pasi armëpushimi duhej të fillonte në orën 6 të mëngjesit. Ushtria e Sudanit nuk e ka komentuar për një armëpushim të mundshëm që vjen pasi KB-ja raportoi se rreth 20.000 njerëz janë larguar nga Sudani për shkak të konfliktit, raportoi sot "Gardian"-i.

 Kiev - Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në mëngjesin e sotëm  bëri të ditur se forcat ruse  kanë sulmuar Ukrainën me 10 dronë Shahed-136,  prej të cilëve tetë janë shkatërruar nga mbrojtja ajrore e Ukrainës. Në të njëjtën kohë, administrata e qytetit të Kievit bëri të ditur se janë shkatërruar  tetë dronë që u lëshuan në kryeqytet, raporton Unian.

 Xhakartë - Një tërmet i fuqishëm me intensitet 6 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar sot në rajonin verior të Detit Moluka, afër Indonezisë. Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 10 kilometrave, bëri të ditur  Qendra Gjeofizike Gjermane. Tani për tani nuk ka informacione  për dëme të mundshme materiale apo të lënduar. 

 Gjenevë - Në përleshjet në Sudan që nga mesi i prillit kanë humbur jetën 413 persona, ndërsa 3.551 persona janë plagosur, deklaroi sot në Gjenevë, zëdhënësja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Margaret Haris. Zëdhënësi i Fondit të KB-së për Fëmijë (UNICEF), Xhejms Elder, në brfingun e njjtë tha se "të paktën nëntë fëmijë kanë vdekur në luftime dhe më shumë se 50 fëmijë janë plagosur". Ai gjithashtu tha se kujdesin vital që e kanë pasur  rreth 50.000 fëmijë para konfliktit ishte "ndërprerë" nga kequshqyerja akute. 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR